Për BE dhe SHBA Serbia ka fuqi më të madhe se Kosova

Për BE dhe SHBA  Serbia ka fuqi më të madhe se Kosova
Për BE dhe SHBA  Serbia ka fuqi më të madhe se Kosova

Muhamet Kelmendi

  • 13 November 2023 - 07:51

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

U njoh a nuk u njoh Kosova de-fakto nga Serbia është çështje fare e pa rëndësishme. De-de fakto Kosova ekziston. Këtë nuk e zbehe çështja e qëndrimit serb. Vetëm njohja de-jure e Kosovës nga Serbia ka efekt politik, juridik dhe ndërkombëtar.

-Në raport me BE-në dhe me SHBA-të për integrim të Kosovës në strukturat euro-atlantike, ka me vite, që është kusht, lëshimi apo ikja nga territori i Kosovës në llogari të shtetit serb. Asociacioni është çështje e cila po nuk u trajtua seriozisht dhe me kujdes e shkatërron përfundimisht shtetin e Kosovës. Me këtë organizim de-fakto është e programuar lufta shqiptaro-serbe. Kjo për faktin se serbët me atë organizim fitojnë policinë e vetë dhe kështu edhe armën e luftës kundër shtetit të Kosovës. Çka dhe pse ndërlidhet kjo me integrim? Ndërlidhja e saj me integrim vjen nga lëshimet e mëdha që BE dhe SHBA-të i kanë bërë Serbisë. Të frikësuar nga agresioni ushtarak serb mbi Kosove, si pikësynim i Rusisë dhe Kinës, BE dhe SHBA bënë akceptime të mëdha të kërkesave serbe. Nga një shtet që doli nga shpërbërja e Jugosllavisë po krijohen tri shtete, pa e marrë Malin e Zi, ku veç e ka pushtetin.

Një zgjidhje tillë po i imponohet nga BE dhe SHBA edhe Kosovës. Ndërlidhja e Asociacionit serb në Kosovë me integrim e Kosovës në struktura euro-atlantike është realizim interesave serbe në Ballkan. Mund të deklarojnë çfarëdo politikanët e BE-së dhe të SHBA-së. Asociacioni dërgon tek ndarja e Kosovës. Ky është përfundimi. Ndërsa, njohja de-fakto e Kosovës është vetëm një mashtrim i madh i Kosovës. U njoh a nuk u njoh Kosova de-fakto nga Serbia është çështje fare e pa rëndësishme. De-de fakto Kosova ekziston.

Këtë nuk e zbehe çështja e qëndrimit serb. Vetëm njohja de-jure e Kosovës nga Serbia ka efekt politik, juridik dhe ndërkombëtar. Çështja de-fakto e njohjes se ekzistencës se Kosovës me Asociacionin serb është humbje e madhe e Kosovës. Natyrisht se kjo nuk i intereson shumë BE-së dhe tash edhe SHBA-ve. Të dy këto subjekte, qoftë edhe me sakrificën e Kosovës, e duan paqen në Ballkan. Kundruall kësaj, Kosova nuk është humbje e madhe, si për BE, ashtu edhe për SHBA. Paqja është para Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".