Vuçiq e ka hequr maskën dhe po tregon se është ai që po e saboton dialogun

Vuçiq e ka hequr maskën dhe po tregon se është ai që po e saboton dialogun
Vuçiq e ka hequr maskën dhe po tregon se është ai që po e saboton dialogun

Gani Qarri

  • 14 November 2023 - 07:44

Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri

Sjelljet ndër vite të pasardhësit të Millosheviqit, kanë dëshmuar se ekziston një politikan destruktiv dhe nga më të përçudnuarit në Ballkan i cili vijon ta minojë pareshtur dialogun nga jashtë dhe shkel pjesët kryesore të marrëveshjeve të arritura në Bruksel e Ohër, në bisedimet dypalëshe Kosovë-Serbi me ndërmjetësimin e BE-së dhe SHBA-ve, dhe ai është presidenti aktual serb Aleksandër Vuçiqi i cili, përveçse është pasardhës i kasapit Millosheviq, ka kohë që njihet edhe si polikë bërësi më provokator e cinik, i të gjitha kohëve.

-Zhvillimet më të reja, po dëshmojnë se dita ditës, po krijohen rrethana gjithnjë e më reale dhe obligime të domosdoshme për ndërmarrjen e masave konkrete të ndëshkimit të Serbisë me sanksione dhe izolimin përfundimtar të Aleksandër Vuçiqit nga bashkësia ndërkombëtare. Dhe tanimë nuk ka asgjë për të fshehur, sepse Vuçiq me të gjitha veprimet është duke e dëshmuar se është ai dhe qeveria e tij që po e pamundësojnë ecurinë normale të dialogut të ndërmjetësuar nga SHBA dhe BE, edhe pse Kosova është treguar konstruktive e madje së fundi është pajtuar, ti nënshkruaj të gjitha marrëveshjet e dakorduara dhe treguar e gatshme për ndërmarrjen e hapave të nevojshëm edhe në temën e Asociacionit!

Por, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, është ai që në vijimësi vazhdon ti ndryshojë qëndrimet, i cili së fundi, çuditërisht ka reaguar edhe ndaj deklarimeve të ambasadorit të SHBA-së, Jeff Hovenier, vetëm pse ai tha, se parimet mbi asociacionin do të bazohen në ligjet dhe kushtetutën e shtetit të Kosovës, të cilat mbështeten edhe nga SHBA. Sikur mos të mjaftonte e gjithë kjo, krimineli Vuçiq mori guximin që edhe të deklaronte se nëse diçka është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, ato janë vetëm dëshira të ambasadorit amerikan, të cilat nuk do të pranohen nga pala serbe, ani pse parimisht, draft-statusi i propozuar nga BE, u konsiderua si zgjidhje e pranueshme edhe nga Qeveria e Kosovës si dhe nga subjektet politike opozitare në vend. Ambasadori amerikan Hovenier ka folur për Asociacionin, edhe në media dhe forume tjera ndërkombëtare, duke u shprehur se ekziston një urgjencë, që gjërat të lëvizin shpejtë, por siç ka përsëritur vet ambasadori i SHBA-ve, vetëm sipas asaj që e garanton dhe siguron Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës.

Edhe në një intervistë për Atlantic Council, Hovenier ka deklaruar se draft-statuti i prezantuar ditë më parë nga Bashkimi Evropian “përputhet me vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, dhe se “nuk krijon autoritete ekzekutive apo kompetenca shtetërore për Asociacionin”. “Asociacioni duhet të jetë në përputhje me vendimet e Gjykatës Kushtetuese, nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive dhe nuk mund të ketë autonomi, brenda Kosovës, ka sqaruar z. Hovenier! Gjithsesi Hovenioer thotë, se kërkesa e BE-së dhe SHBA-ve, nuk ka të bëjë vetëm me Asociacionin, por edhe me zbatimin e plotë të të gjitha obligimeve që i kanë marrë përsipër Kosova dhe Serbia në Marrëveshjen Bazë dhe Aneksin e Ohrit, kështu që jemi duke punuar me Qeverinë e Kosovës që gjërat të ecin përpara”, ka shtuar ambasadori amerikan.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".