Pas Publikimit të Draft-Statutit të Asociacionit është koha e përgjigjes me versionin final nga ekspertët juridik dhe konsensus të gjerë politik

Nexhat Haziri

  • 14 November 2023 - 07:48

Shkruan: ANALISTI - Nexhat Haziri

Në këtë drejtim Qeveria duhet të bëjë hapa të shpejt dhe të sigurt duke dal me propozimin e saj për statusin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, që do të jetë në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës, një trup që nuk cenon rregullimin shtetëror, politik e juridik të vendit por që adreson nevojat e serbëve kosovar brenda shtetit të Kosovës. Dhe kjo pashmangshëm lypset një bashkëpunim edhe me SHBA-n, dhe shtetet e tjera perëndimore si garantë që AKS-ja mos të paraqet kurrfarë pushteti të tretë apo paralel në Kosovë, gjë të cilën e ka kundërshtuar edhe ambasadori amerikan në Prishtinë, z. Hovenier.

-Tani kur propozim-drafti për statusin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe , doli në publik, edhe pse qeveria tentoi ta mbante fshehur nga publiku, fillimisht ky draft-propozim që iu është propozuar Qeverisë së Kosovës, përmban mjaftë elemente të cilat duhet shqyrtuar me seriozitet, për faktin se si të tilla ato shkojnë deri te një shkallë e gjerë e autonomisë për veriun e vendit. Dhe është imediate që para se Qeveria të filloj hartimin e draftit final të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, duhet të ndërtoj një konsenzus të gjërë politik duke e përfshirë edhe opozitën në këtë proces, në mënyrë që ky proces, pra Asociacioni i Komunave me shumicë serbe mos të përdorët për beteja politike, siç është përdorur në të kaluarën e që i janë shkaktuar dëme të mëdha vendit si në aspektin e brendshëm po ashtu edhe në rrafshin ndërkombëtar.

Në këtë drejtim Qeveria duhet të bëjë hapa të shpejt dhe të sigurt duke dal me propozimin e saj për statusin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, që do të jetë në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës, një trup që nuk cenon rregullimin shtetëror, politik e juridik të vendit por që adreson nevojat e serbëve kosovar brenda shtetit të Kosovës. Dhe kjo pashmangshëm lypset një bashkëpunim edhe me SHBA-n, dhe shtetet e tjera perëndimore si garantë që AKS-ja mos të paraqet kurrfarë pushteti të tretë apo paralel në Kosovë, gjë të cilën e ka kundërshtuar edhe ambasadori amerikan në Prishtinë, z. Hovenier.

Përmbushja e këtij obligimi, pra themelimi i AKS-së që për vite i ka qëndruar Kosovës si një "gurë rreth qafës" dhe që ka penguar zhvillime të tjera e ka shkaktuar pasoja jo vetëm të brendshme, por edhe në raport me perspektivën euro-atlantike, do të ishte një frymëmarrje me e lehtë për Kosovën duke ndikuar edhe ne depolarizimin e brendshëm politik dhe shoqëror, hapja e perspektivave të reja ku fokusi i qeverisë do të ishte në luftimin e krimit dhe korrupsionit, zhvillimi ekonomik, hapja e vendeve të reja të punës, ngritja e standardit jetësor që do të parandalonte emigrimin e qytetarëve, arsimi, shëndetësia dhe në rrafshin ndërkombëtar si është përmbyllja e dialogut me Serbinë me njohje të ndërsjellët, sigurimin e njohjeve të reja, anëtarësimi i vendit në organizata ndërkombëtare, dhe të gjitha këto sidomos në rrafshin ndërkombëtar duhet të bëhen duke i kthyer jo vetëm në normalitet marrëdhëniet me partnerët tanë strategjik, por duke i avancuar ato në stade me të larta. Me një fjalë, ky obligim që ka Kosova për formimin e AKS-së, ka mbajtur pengë perspektivën e Kosovës, dhe është koha e fundit për tu çliruar nga AKS-ja duke e themeluar dhe duke bërë hapa të tjerë drejtë zhvillimit të vendit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".