Serbia po inskenon provokime të reja sepse nuk heq kurrë dorë nga qëllimi i ripushtimit

Serbia po inskenon provokime të reja sepse nuk heq kurrë dorë nga qëllimi i ripushtimit
Serbia po inskenon provokime të reja sepse nuk heq kurrë dorë nga qëllimi i ripushtimit

Muhamet Kelmendi

  • 16 November 2023 - 07:42

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi  

Natyrisht se nevoja është për më shumë trupa ushtarake të KFOR-t,të cilët do të patrullojnë veriun së bashku  me policinë e Kosovë në gjithë vijën kufitare me Serbinë. Rritja e numrit të ushtarëve të KFOR-t vetëm rritë sigurinë në veri dhe ndihmon në ndalimin e agresionit terrorist serbomadh. Gjendja obligon edhe Republikën e Kosovës në rritjen e kapaciteteve policore dhe të FSK-së.

-Situata në veri nuk është qetësuar. Duket se kemi një gjendje para një stuhie agresive terroriste të shtetit serb në veri, ndoshta edhe në viset tjera të Kosovës, kudo ku shkaktohet terror në Kosovë.

Serbia nuk e donë paqen. Nacionalistët serbomëdhenjtë synojnë ripushtimin e Kosovës. Sipas normave kushtetuese të Serbisë, Kosova ende  është territor serb, politikisht konsiderohet në Beograd i pushtuar dhe që shteti serb do ta "çliroj". Me këtë pikësynim udhëhiqet shteti serb. Provokimet në veri, si djegiet e makinave, mos dëgjueshmëria dhe refuzimi i shtetit të Kosovës, sikundër edhe refuzimi kategorik i organeve të vendit, janë vetëm mjete për të provokuar gjendjen.

Natyrisht se nevoja është për më shumë trupa ushtarake të KFOR-t,të cilët do të patrullojnë veriun së bashku  me policinë e Kosovë në gjithë vijën kufitare me Serbinë. Rritja e numrit të ushtarëve të KFOR-t vetëm rritë sigurinë në veri dhe ndihmon në ndalimin e agresionit terrorist serbomadh. Gjendja obligon edhe Republikën e Kosovës në rritjen e kapaciteteve policore dhe të FSK-së. Kosova është në agresion permanent nga shteti serb dhe kundër këtij agresioni terrorist serb kërkohet që vendi të ketë kapacitete mbrojtëse.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".