Veriu i Kosovës duhet të blindohet nga forcat e sigurisë

Veriu i Kosovës duhet të blindohet nga forcat e sigurisë
Veriu i Kosovës duhet të blindohet nga forcat e sigurisë

Hajrullah Ternava

  • 17 November 2023 - 07:49

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava

Këto rastet e freskëta të djegëses së veturave të qytetarëve serb në Veri janë një alarm që duhet të përdoret për mobilizim shtesë të institucioneve të sigurisë atje për të parandaluar një skenar tjetër të përpjekjes të rrezikim të sigurisë dhe destabilizim në kohën kur procesi i bisedimeve në dinamikën më intensive, dhe Serbia është po ashtu në fushatë zgjedhore në të cilën po përdore përsëri Kosova si mjet mashtrimi dhe përfitimi elektoral nga ana e krahut radikal të politikës serbe në krye të së cilës qëndrojnë presidenti i tanishëm Vuçiqi. Rasti më i freskët i paraqitur, djegie të veturave të qytetarëve serb në veri, të integruar në institucionet e shtetit të Kosovës është vetura e djegur e nënkryetares së Komunës së Leposaviqit, Dragana Miletiq ndaj të cilit akt kriminal ka reaguar Presidentja Osmani.

Serbia me politikat nacionaliste mbahet në mend që kur donë me i arrit qëllimet e saja, ajo i vret edhe fëmijët e vetë, sikurse në rastin „Panda“, prandaj në këto kohëra të zgjedhjeve që do të mbahen atje, për të cilat ka filluar fushata zgjedhore në Serbi, gjithçka e pa pritur është e mundshme të ndodhë sepse Aleksandër Vuçiq njihet për të kaluarën nacionaliste si ministër i qeverisë së Millosheviqit, në kohën e luftës në Bosnje, kur deklaronte se nëse vrahet një serb ne do ti vrasim 100 boshnjak, prandaj edhe djegia e dy veturave në këtë kohë, në ato pjesë të veriut, ku qe një kohë atje po mbretëron qetësia, dhe serbet sikur po deklarohen se tani janë më të integruar dhe besojnë në rehatin në ato pjesë të veriut, përnjëherë tani paraqiten djegiet e veturave, që ditëve në vijim mundë të ndodhin edhe vepra më të rënda kriminale sepse partisë së Vuçiqit i konvenon një situatë e tillë, për ti fituar votat e serbëve si nacionalist që është.

Këto rastet e freskëta të djegëses së veturave të qytetarëve serb në Veri janë një alarm që duhet të përdoret për mobilizim shtesë të institucioneve të sigurisë atje për të parandaluar një skenar tjetër të përpjekjes të rrezikim të sigurisë dhe destabilizim në kohën kur procesi i bisedimeve në dinamikën më intensive, dhe Serbia është po ashtu në fushatë zgjedhore në të cilën po përdore përsëri Kosova si mjet mashtrimi dhe përfitimi elektoral nga ana e krahut radikal të politikës serbe në krye të së cilës qëndrojnë presidenti i tanishëm Vuçiqi. Rasti më i freskët i paraqitur, djegie të veturave të qytetarëve serb në veri, të integruar në institucionet e shtetit të Kosovës është vetura e djegur e nënkryetares së Komunës së Leposaviqit, Dragana Miletiq ndaj të cilit akt kriminal ka reaguar Presidentja Osmani. Osmani ka thënë se kjo është një vepër kriminale që synon të përhapë frikë tek serbët në Veri dhe të pengojë integrimin e tyre në institucionet e Republikës së Kosovës.

Duke pasur parasysh situatën në teren Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për televizionin publik austriak ka theksuar se akoma nuk është koha për reduktim të pranisë së KFOR-it në Kosovë por për forcimin e sajë sepse situate sigurisë dhe procesi nëpër të cilin po kalon vendi është me ndjeshmëri serioze. “Ajo për çka kemi nevojë është më shumë trupa ushtarakë të KFOR-it, të cilët do të patrullonin me policinë tonë në kufirin me Serbinë. Ne kemi nevojë për më shumë kapacitete, ne kemi nevojë për më shumë prezencë të KFOR-it, por kemi nevojë edhe për programin për partneritet për paqe me NATO-n. E falënderoj Republikën e Austrisë, ushtarët, oficerët, gjeneralët që kanë shërbyer në Kosovë.

Është vendim sovran i Republikës së Austrisë, por unë besoj që Kosova dhe KFOR kanë nevojë për njëra tjetrën në të ardhmen, përveçse të jenë pjesë e historisë së njëri-tjetrit”, tha ai. Në ato pjesë të veriut KFOR-i është garantues i sovranitetit të Kosovës, dhe vetë prania e tyre në ato pjesë qe 24 vite na jep me nënkuptua se ato pjesë janë të mbuluara shumë mirë me ushtar të KFOR-it, në ato pjesë të veriut tani në çdo vend janë të pranishme shërbimet e ndryshme të sigurisë së KFOR-it, që i mbikëqyrin ato pjesë, dhe në ato pjesë atje s’mund të ndodhin veprime kriminele pa qenë të informuar KFOR-i, sepse KFOR-i ka edhe shërbime tjera që informohen paraprakisht për ato ndodhi në ato pjesë, e ku ajo popullatë është bashkëpunuese me KFOR-in, prandaj në të ardhmen edhe nëse ndodh pajtimi mes këtyre dy shteteve, megjithatë kishte me qenë e nevojshme që në ato pjesë edhe më tutje të qëndroj KFOR-i, deri sa të ndodhe edhe njohja reciproke edhe de-jure mes këtyre dy shteteve.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".