"Opozita po e shfrytëzon Gjykatën Kushtetuese si avokaturë për mbrojtje të krimit të organizuar"

Hasan Preteni

  • 17 November 2023 - 07:54

Shkruan: ANALISTI - Hasan Preteni

As ky vit e as në 7-8 vitet e radhës, nuk ka vullnet të përgjithshëm politik, të gjitha nismat e Qeverisë për avancimin në luftën kundër korrupsionit dhe krimit te organizuar po përfundojnë në Gjykatën Kushtetuese! Ligji për konfiskimin e pasurisë.., ligji për Këshillin Prokurorial dhe shumë nisma tjera menjëherë pas kalimit në Kuvend, opozita parlamentare po i dërgon në Kushtetuesen.

- Çka po ndodhë me Kryeprokurorin e shtetit, ping-pong Presidencë-KPK! Për të pasur përparim në luftën kundër së keqes së pari duhet të ketë vullnet politik, pajtueshmëri në mes spektrit politik, në këtë synim nuk duhet të ketë dallim në mes pozitës dhe opozitës. E vetmja mënyrë-fatkeqësisht është presioni nga jashtë në rënd të parë ai Amerikan! Modeli nga Tirana është dëshmia kryesore, me gjithë angazhimin Amerikë-BE qe 7 vite mezi tani po fillon puna e mbarë e SPAK-ut, po fillojnë me aktakuza që po e godasin hierarkinë politike ndër vite.

Me këtë analogji Kosova ende nuk është në prioritetin e miqve ndërkombëtar! Sa i përket gatishmërisë së KPK-së kjo nuk do të ndodhë kurrë, ata i kanë “ prioritetet” e tyre, me urgjencë i trajtojnë vetëm rastet që kanë të bëjnë me ata, mos ti humbin pagat dhe privilegjet që i kanë!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".