Draft-Statuti për Asociacionin patate e nxehtë që po djeg politikën kosovare

Draft-Statuti për Asociacionin patate e nxehtë që po djeg politikën kosovare
Draft-Statuti për Asociacionin patate e nxehtë që po djeg politikën kosovare

Gani Qarri

  • 17 November 2023 - 07:51

Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri

Habit fakti se pse liderët e opozitës, po i frikësohen kaq shumë pranimit të së vërtetës, lidhur me informacionet e sakta që ata kanë marrë, mbi përmbajtjen e plotë të draft-dokumentit të propozuar nga BE dhe SHBA për Asociacionin?! Madje pavarësisht asaj që dokumentit në fjalë, ka ditë që është bërë publik nga zyrtari i lartë i AAK-së, pozita dhe opozita vazhdojnë të flasin përçartë dhe si në mjegull lidhur me vërtetësinë e dokumentit të publikuar, edhe pse parimisht e pranojnë faktin se të gjitha partitë politike, janë informuar me përmbajtjen substanciale të propozimit.

-Siç dihet tanimë edhe zyrtarisht, më 21 tetor, kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, u është prezantuar propozimi më i ri, i draft-statutit për Asociacionin, që BE-ja e ka përshkruar si model modern evropian, madje Kryeministri Kurti ka kërkuar që ai të nënshkruhet nga të dyja palët, por këtë e kishte refuzuar Vuçiq. Kurse emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, në shtator dhe nëntor të vitit 2023, të dy herët, u takua edhe me drejtuesit e partive opozitare, me kreun e PDK-s, Memli Krasniqi, kryetarin e AAK-s, Ramush Haradinaj dhe nënkryetarin e LDK-s, Lutfi Haziri, me të cilët bisedoi gjerë e gjatë për draft-statutin e ri të Asociacionit. Madje, këtë dokument Haradinaj tha se e ka parë dhe lexuar, kurse Memli Krasniqi dhe Lutfi Haziri gënjyen publikisht mbarë opinionin, duke thënë se ata, njëri as tjetri, nuk e paskan parë, në mënyrë që ta kenë një adut të mbështetur në gënjeshtra, për të bërë fushatë me kritika kundër Kurtit.

Për aq më tepër, habit fakti se pse liderët e opozitës, po i frikësohen kaq shumë pranimit të së vërtetës, lidhur me informacionet e sakta që ata kanë marrë, mbi përmbajtjen e plotë të draft-dokumentit të propozuar nga BE dhe SHBA për Asociacionin?! Madje pavarësisht asaj që dokumentit në fjalë, ka ditë që është bërë publik nga zyrtari i lartë i AAK-së, pozita dhe opozita vazhdojnë të flasin përçartë dhe si në mjegull lidhur me vërtetësinë e dokumentit të publikuar, edhe pse parimisht e pranojnë faktin se të gjitha partitë politike, janë informuar me përmbajtjen substanciale të propozimit. E pas takimit me emisarin Lajçak, vet Haradinaj doli para medieve dhe deklaroi se e “patëm mundësinë që të njoftohemi me dokumentin dhe ta shohim e lexojmë draft-statutit, në tërësi”! Po ky subjekt politik, si për inat të PDK-së dhe LDK-së, nxori në publik edhe një kopje që pretendon se është draft-dokumenti i propozuar nga BE, i dorëzuar nga Lajcak, por një gjë të tillë, pa fije turpi vazhdojnë ta mohojnë dy opozitarët e tjerë Memli Krasniqi i PDK-së dhe Lutfi Haziri i LDK-së, ish parti, e cila në fakt, që nga katapultimi i Isa Mustafës me parat e 3% në krye të saj, funksioni vetëm si një filial e PDK-së .

Përderisa Krasniqi dhe Haziri gënjyen publikisht, sikur nuk e panë dokumentin, ata u munduan ta kamuflojnë rrenën e tyre me mashtrime të llojit, se paskan kërkuar nga Lajçaku më shumë hollësi për këtë dokument!? Zëdhënësi i Punëve të Jashtme dhe Sigurisë së Bashkimit Evropian, Peter Stano, lidhur me prezantimin e draft-statutit gjatë takimit të Lajçakut me opozitarët në Prishtinë thotë se propozim i ri i balancuar evropian për themelimin e Asociacionit të Komunave iu paraqit partnerëve përkatës nga emisari për dialogun Kosovë-Serbi, gjatë vizitës së tij në rajon në fund të tetorit, kurse gjatë takimit të liderëve në margjinat e Këshillit Evropian muajin e kaluar edhe u diskutua me të dyja palët ”. Sipas tij, propozimi i tyre nuk është bërë publik pasi përpjekjet diplomatike janë ende në vazhdim dhe është praktikë normale në ndërmjetësimin ndërkombëtar që procesi të zhvillohet në konfidencialitet dhe përderisa përpjekjet diplomatike janë në vazhdim, është politika jonë e kahershme që të mos komentojmë rrjedhjet e supozuara ose raportet e medieve që pretendojnë se e kanë parë ose publikuar dokumentin, ka deklaruar Stano.

Ndryshe gjatë takimeve të “Pesëshes së Madhe”, përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, Italisë, Gjermanisë, Francës dhe BE-së, ky dokument u soll në Prishtinë dhe Beograd, ani pse zyrtarisht dhe institucionalisht dokumenti nuk është bërë ende publik. Kështu që habit fakti se si opozitarët,pa asnjë lloj arti, vijojnë ta luajnë lojën e të pa informuarve! Kryeministri Kurti, në një intervistë pas përfundimit të Forumit të Paqes në Paris, ka treguar edhe se cili është dallimi midis draft-statutit të ri për Asociacionin dhe atyre të mëparshëm, që do të thotë se dokumenti është në dorë të politikës Kosovare, pozitë dhe opozitë. Dhe sipas tij, dallimi kryesor është korniza, themeli se ku ky draft beson se do të zbatohet dhe se të njëjtin Kurti për këtë arsye e quan të pa krahasueshëm me të tjerët.

Nuk mund ta pranoj asnjëherë akuzën për zvarritje, për faktin se kur më thanë, se është e rëndësishme të bëhet sa më shpejt normalizimi, thashë le ta bëjmë dhe nënshkruajmë menjëherë që sonte, sepse vetëm nënshkrimi është pranim dhe garanci që më pas edhe të zbatohet marrëveshja. Përkundër kritikave të mia, edhe ky draft-statut meqenëse situata është urgjente në kontinentin tonë… le ta bëjmë në Bruksel nënshkrimin menjëherë”, është shprehur Kurti. Kurti tha se nga Marrëveshja Bazike, Kosova përfiton njohjen de facto nga ana e Serbisë, por kjo e fundit, jo vetëm nuk po e zbaton, as respekton, por edhe po e shkel marrëveshjen e dakorduar. Megjithatë nuk më përket vetëm mua të flas si palë në anën tjetër të tryezës, kjo u përket ndërmjetësve ndërkombëtar që ta thonë këtë gjë hapur”, sepse mos nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje është keqpërdorur nga Serbia, ndaj unë kam insistuar në nënshkrim. Vetëm nënshkrimi është ai i cili praktikisht i anulon shkeljet e mëhershme dhe parandalon shkeljet e reja, pasi që, ne kemi marrëveshje dhe ajo është pjesë e konkluzioneve të mbledhjeve të Këshillit Evropian, mirëpo Serbia edhe po e shkel edhe nuk po e zbaton atë.

Kjo është arsyeja pse unë kam insistuar në nënshkrimin e marrëveshjeve, sepse nënshkrimi është pranim dhe është garancion për zbatim”, tha Kurti dhe që me 9 shtator të vitit të kaluar, kur ma kanë sjellë draftin e parë të marrëveshjes bazike, gjithmonë është folur se në fund bëhet fjalë për një normalizim midis palëve kontraktuese që merren vesh me nënshkrimin që japin, ndaj edhe duhet të ndodhë nënshkrimi.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".