Jemi lodhur duke pritur Vettingun e premtuar për një drejtësi të pastruar nga nëntoka e krimit të organizuar

Jemi lodhur duke pritur Vettingun e premtuar për një drejtësi të pastruar nga nëntoka e krimit të organizuar
Jemi lodhur duke pritur Vettingun e premtuar për një drejtësi të pastruar nga nëntoka e krimit të organizuar

Hajrullah Ternava

  • 18 November 2023 - 09:08

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava

Qeveria e cila është aktualisht në pushtet, kur i fitoj votat për ta qeverisur vendin, shumë shpesh, dhe ndoshta çdo ditë opinionit i drejtohej duke premtuar se shumë shpejtë do ta miratoj ligjin e Vettingut dhe do ta jetësohet sa më parë duke e zbatuar në praktikë, dhe duke e pastruar tërësisht sistemin e drejtësisë nga ji meritorët, nga individët e korruptuar e të inkriminuar, të lidhur edhe me mafio politikë.

-Tani me kalimin e kohës, qe rreth tri vite, kjo çështje Vettingut të shumë premtuar nuk po realizohet akoma, dhe nga qytetarët fitohet bindja sikur kjo temë është harruar. Me të drejtë tani qytetarët po bëjnë pyetje se çfarë ndodhi që kjo çështje u harrua, sepse popullata me premtimet e ndryshimeve të mëdha që priten të ndodhin ishte kureshtare për ti parë dhe për ta ndjerë atë ndryshim, sepse nga dita në ditë po e presin dhe po e duan ndërrimin pozitiv, ndryshimin e kësaj gjendje të kriminalizuar.

Qytetarët që e votuan këtë kabinet qeveritar me plotë premtime për ndryshime, sidomos në fushën e sundimit të ligjit, presin me padurim që ta shohin e ta përjetojnë funksionimin e një sistemi të pastruar e të dekriminalizuar, sidomos nga ata të kriminalizuarit të kupolat drejtuese që duhet të jua lëshojnë vendet të tjerëve, atyre të pastërve, për ta vazhduar zhvillimin e shtetit në baza ligjore, dhe shteti ynë atëherë do ta ketë një perspektivë të zhvillimit për të ardhmen, dhe rinia e këtij vendi do të qëndroj në shtetin e tyre, e jo të ikin pa kthim nga ky vend, që gjenerata të tëra deri tash janë flijuar dhe kanë dhënë jetën për një zhvillim të këtij vendi, dhe për një prosperitet më të mirë, prandaj kështu tani si po zhvillohet kjo situatë, po rrezikon të mbyllet edhe ky vit kalendarik, me një proces të harruar të çuarjes së Vettingut përpara, me procedim në Kuvend dhe kështu për ta sfiduar gjithë spektrin politik, jo vetëm, pozitën por edhe opozitën e cila dikur ishte në pushtet dhe deri në fyt të korruptuar, kurse tani bëjnë gjithçka për ta frenuar reformën në sistemin e drejtësisë, e ku pikë kulminante është Vettingu të cilin opozita vazhdimisht është duke e kundërshtuar. D

he si po shihet tani kjo situatë është improvizim i kotë, për shpenzim kohe, përpjekja e reformimit të sistemit të drejtësisë pa Ligjin e Vettingut që akoma duket larg në distancë kohore për tu miratuar, derisa në fushatat elektorale i gjithë spektri politik me një zë e patën premtuar. Me qëllim të avancimit tutje në reformimin e sistem të drejtësisë, ministrja Albulena Haxhiu është takuar të mërkurën me kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj por nga ky takim nuk është raportuar për tejkalimin eventual të dallimeve dhe kundërshtimeve të deritashme që kanë ekzistuar lidhur me Vettingun. Bëhet e ditur se në këtë takim është diskutuar për reformën në drejtësi, planet për zbatimin e Deklaratës së Zotimeve, raportin për vendin, Raportin e Progresit, e po ashtu reforma në administratën e sistemit të drejtësisë dhe për veprimet që duhet të ndërmerren për themelimin e Gjykatës Administrative, por lehtësisht është anashkaluar apostrofimi I temës së VETTINGUT I cili akoma është diku në sirtarët e Ministrisë së drejtësisë duke “pushuar”.

Nuk mundë të ketë reformim të thellë në sistemin e drejtësisë nëse nuk futet fshesa e Vettingut, kërkimit të llogaridhënies personale e profesionale të secilit të punësuar në sistem, e sidomos në pozitat drejtuese, që janë unazat kryesor të lidhjes së sistemin në zinxhirin e nëntokës së krimit të organizuar. Duhet gjithsesi të punohet me këmbëngulësi për ligjin e Vettingut, dhe ai ligj të jetësohet dhe kjo shoqëri kosovare të bindet në sukseset që priten të jenë të prekshme e të qarta pas fillimit të zbatimit të ligjit Vetting në sistemin e sundimit të ligjit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".