Bota ruso-serbe po e kërcënon me luftë rajonin e Ballkanit

Bota ruso-serbe po e kërcënon me luftë rajonin e Ballkanit
Bota ruso-serbe po e kërcënon me luftë rajonin e Ballkanit

Agim Bajrami

  • 18 November 2023 - 21:05

Shkruan: ANALISTI-Agim Bajrami

Plani ruso-serb i përhapjes së luftës në rajonin e Ballkanit e parasheh edhe skenarin e ndërhyrjes ushtarake të Greqisë në jugun e Shqipërisë nën pretekstin e mbrojtjes së të drejtave të minoritetit grek ku në këtë konflikt të Greqisë më Shqipërinë do të mund të involvohet edhe Turqia për rastin e konfliktit të kahershëm të persekutimit të turqve qipriot nga Greqia. Nga skenari i mundshëm i luftës ballkanike nuk do të mund ti shpëtoj as Maqedonia e veriut nga pretendimet e Bullgarisë për mbrojtjen e etnisë bullgare në Maqedoni dhe të kryengritjes shqiptare në Maqedoni për mbrojtje dhe pavarësi në territoret e rajonit të Iliridës.

 

Këto ditë presidenti i Ukrainës Zelenovski ka paralajmëruar opinionin publik se një 'Gazë e re lindjes së mesme' ka të ngjarë se do të përhapet në rajonin e Ballkanit për tu shpërqendruar vëmendja e aleancës perëndimore nga konflikti i mundshëm në Ballkan nga lufta në Ukrainë. Në mundësi e shpërthimit të luftës në rajonit të ballkanit e kanë konfirmuar edhe zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian dhe zyrtarët e lartë të NATO- s duke u përqendrua në angazhimin e tyre që përmes vizitave diplomatike në vendet e mundshme të konfliktit si;Kosova,Bosnja dhe Hercegovina,Serbia me mundësi të shtrirjes së konfliktit në Maqedoninë veriore,Malin e Zi por edhe në Maqedoni dhe Turqi. Ka skenar nga më të ndryshëm siq shprehet edhe Ministria e mbrojtjes gjermane e cila ka lëshuar zyrtare duke thënë " se ne po përgatitemi për të gjitha skenarët e mundshme. Një skenar në rajonin e Ballkanit mund të jetë ,lufta në Bosnje dhe Hercegovinë me rastin e pavarësisë së 'Republikës Srpska ' nga federata e përbashkët e Bosnjës dhe Hercegovinës. Kosova mund të sulmohej nga agresioni serb për ndarjen e veriut të Kosovës apo ripushtim të plot të Kosovës. Plani ruso-serb i përhapjes së luftës në rajonin e Ballkanit e parasheh edhe skenarin e ndërhyrjes ushtarake të Greqisë në jugun e Shqipërisë nën pretekstin e mbrojtjes së të drejtave të minoritetit grek ku në këtë konflikt të Greqisë më Shqipërinë do të mund të involvohet edhe Turqia për rastin e konfliktit të kahershëm të persekutimit të turqve qipriot nga Greqia. Nga skenari i mundshëm i luftës ballkanike nuk do të mund ti shpëtoj as Maqedonia e veriut nga pretendimet e Bullgarisë për mbrojtjen e etnisë bullgare në Maqedoni dhe të kryengritjes shqiptare në Maqedoni për mbrojtje dhe pavarësi në territoret e rajonit të Iliridës. Qeveria malazeze me politikat e saja pro ruse-serbe do të ndërroj pozicionin e linjës pro perëndimor dhe do të mbetet e pa qartë rreth integritetit të saj territorial dhe aleancës së shtetit të Malit të Zi në NATO duke pasur parasysh kërkesat e kishës serbe në Mal të Zi dhe popullatës serbe malazeze për bashkim ne një 'konfederatë me Serbinë'. Shqetësime ka nga më të ndryshmet,ka reagime edhe nga Prishtina zyrtare se konflikte dhe sulme nga Serbia mund të ketë .Ndërsa Beogradi zyrtar nga reagimet ndërkombëtare për përhapje e mundshme të luftës në rajonin e Ballkanit po heshtë, përveç disa intelektualëve të pavarur serb ,të cilët e kanë paralajmëruar, e nuk e mohojnë një luftë të tillë ,nga skenarët e botës ruso-serbe. Ndërsa në Kosovë ,klasa intelektuale dhe politika aktuale, janë të angazhuar se çka të përfitojnë nga të mirat e shtetit, e jo si të dilet nga vështirësitë dhe sfidat e tanishme, dhe ballafaqimi me luftën nga skenarët luftarak të botës ruso-serbe.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"