Nuk pranojmë pazare me territoret shqiptare, me skenarin e dizajnuar në favor të Serbisë nga Bashkësia Ndërkombëtare

Nuk pranojmë pazare me territoret shqiptare, me skenarin e dizajnuar në favor të Serbisë nga Bashkësia Ndërkombëtare
Nuk pranojmë pazare me territoret shqiptare, me skenarin e dizajnuar në favor të Serbisë nga Bashkësia Ndërkombëtare

Skender Mulliqi

  • 18 November 2023 - 21:15

Shkruan: ANALISTI-Skënder Mulliqi

Duket se BE-a po frikësohet nga Putini dhe Vuçiqi, dhe kanë vendosur që deri në fund të bëjnë presion Kosovës të vogël, për të implementuar një Asociacion që shkatërron bërthamën e pavarësisë të Kosovës. Drafti i paraqitur që thuhet se disa edhe e kanë pa, paraqet formë të asociacionit pak si të modifikuar , por që nuk është duket shumë konform kushtetutës dhe të ligjeve të Kosovës, siç edhe u premtua nga Amerika së do të jetë. Nëse del së është ashtu,kryeministri Kurti nuk duhet të pranoj në asnjë mënyrë duke i shpallur zgjedhjet e reja.

 

Krejt pas luftën Veriu i Kosovës ju ka nënshtruar dhunës të shfrenuar të Serbisë , e cila i ka instrumentalizuar strukturat paralele kriminale serbe, për ndarje të Kosovës mbi baza etnike. Pamë gjatë këtyre viteve barrikada, mbi lumin Iber për shumë kohë, duke e ndarë qytetin e Mitrovicës në dysh, nga kriminelet serb, “Rojat e Urës”.Dhe, këto barrikadime vazhduan në forma të ndryshme nëpër rrugët e këtij qyteti, të shoqëruara edhe më incidente e shpërthime më bomba, për të mbajtur gjendjen e tensionuar dhe sigurisht në këtë mënyrë për ti bërë presion edhe Bashkësisë Ndërkombëtare që minoriteti serbë të fitojë të drejta shtesë, përmes Asociacionit më kompetenca ekzekutive. Këto incidente dhe kërcënime të hapura për luftë të sponsorizuara nga Serbia, i shfrytëzoj mirë regjimi i Vuçiqit në bisedimet Kosovë-Serbi në Bruksel. Ngjarja e shtatorit ishte kulmi i marrëzisë serbe më aktin terrorist në krye më Vuçiqin dhe Radojqiqin ,që më luftë të ndajnë përfundimisht veriun e Kosovës. Ishte ky plan djallëzor që u ndalë nga Kosova. U kritikua nga bota perëndimore ky akt tragjik më shumë verbalisht së sa Serbia të dënohet më masa të embargos që edhe është pritur nga opinioni e gjere .Kjo ende nuk po ndodhë për fat të keq, e po shohim vazhdim të praktikave të vjetra në bisedimeve duke i bërë presion Kosovës nën masat shumë të padrejta të embargos. Duket se BE-a po frikësohet nga Putini dhe Vuçiqi, dhe kanë vendosur që deri në fund të bëjnë presion Kosovës të vogël, për të implementuar një Asociacion që shkatërron bërthamën e pavarësisë të Kosovës. Drafti i paraqitur që thuhet se disa edhe e kanë pa, paraqet formë të asociacionit pak si të modifikuar , por që nuk është duket shumë konform kushtetutës dhe të ligjeve të Kosovës, siç edhe u premtua nga Amerika së do të jetë. Nëse del së është ashtu,kryeministri Kurti nuk duhet të pranoj në asnjë mënyrë duke i shpallur zgjedhjet e reja. Serbia duhet paraprakisht të njehë pavarësinë e Kosovës. Duhet pasur shumë kujdes së kjo mund të jetë një kurth I madh , që kurrë nuk do të përmirësohet, dhe Serbia asnjëherë nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës de fakto e as de jure, nëse tash nuk e bënë. Dihet së ky shtet kur nuk është liruar nga shovinizmi serbomadh duke u zgjeruar katër herë gjatë historisë, e më së shumti më tokat shqiptare. Lejimi i një zgjerimi të ri do ishte humbja më e madhe historikisht për Kosovën. Kryeministri Kurti , duket së po vjen para aktit të kryer, dhe do të ishte mirë ti ike implementimit të Asociacionit, pa u pranuar pavarësia e Kosovës. E që paraprakisht Serbia duhet hequr nga preambula kushtetuese Kosovën ,si pjesë përbërëse të saj, mbi të cilën bazë, Vuçiqi edhe është duke e zhvilluar dialogun më Kosovën në Bruksel. BE-ja po bëhet e shurdhër edhe pas aktit terrorist në Banjskë, duke vazhduar thua se nuk ka ndodhur, asgjë, e që në fakt duhet ndryshuar struktura e dialogimit më presidentin serb, i cili nuk ka lëvizur nga politikat ekspansioniste të viteve të 90-ta ,në rajon dhe ndaj Kosovës. Bashkësia Ndërkombëtare duket së po dëshirojnë prapë më sakrifikuar interesat vitale të shqiptarëve më tokat e tyre, e nuk ka si të komentohet ndryshe, kur po shohim gjithë këtë përkëdhelje që po i behet Serbisë. Operacioni terrorist në veri të Kosovës është rezultat i presionit të Rusisë , së bashku më Vuçiqin, dhe mos ndëshkimit nga ana e BE-se të Serbisë, që të shpërthen lufta edhe në Ballkan. Së deri kur do të tolerohet një regjim djallëzor i Vuçiqit, Sheshelit dhe Nikoliqit, është zor të parashikohet, në bazë të zhvillimeve politike të deritashme . Nëse kemi ndonjë strategji të B E-së, për zbutjen e një regjimi terrorist e vampiresk të Vuçiqit, kjo nuk po funksionon. Një strategji e tillë vetëm sa po e ushqen edhe më shumë idenë e botë serbe. Nëse nuk bashkohen forcat demokratike të gjithëve e veçmas të atyre shteteve që edhe janë përgjegjës të sigurisë evropiane e botërore, nuk është e pamundur që të ndodhë ndonjë luftë e përmasave botërore , që nga shumë kush po paralajmërohet.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".