Edi Rama i lidhur peng në Ballkanin e Hapur të Aleksandër Vuçiqit

Edi Rama i lidhur peng në Ballkanin e Hapur të Aleksandër Vuçiqit
Edi Rama i lidhur peng në Ballkanin e Hapur të Aleksandër Vuçiqit

Gani Qarri

  • 18 November 2023 - 21:18

Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri

Pavarësisht se organizoi një samit të Procesit të Berlinit në Tiranë, Edvin Kristaq Rama vazhdon të ndihet pjesë e nismës kontroverse ruso-serbe, e cila është cilësuar edhe si Jugosllavia e re, e dëshmia më e mirë se Edvin Kristaq Rama nuk heq dorë nga ‘Ballkani i Hapur’, është edhe fakti se megjithëse nuk mori pjesë personalisht, ai i dërgoi një video-mesazh Aleksandër Vuçiqit.

 

-Në panairin e parë të verës në kuadër të Ballkanit të Hapur, Edi Rama nuk mori guximin të distancohet dhe ta refuzonte publikisht këtë manifestim serb, ndonëse këtë herë, nuk shkoi atje dhe nuk ishte i pranishëm fizikisht, ai nuk hezitoi që të dërgonte një video-mesazh përshëndetje, për sivëllain e tij Vuçiq. Megjithëse nuk dihet se përse Rama mungoi në këtë panair, fakti që ai dërgoi një mesazh urimi, Aeksandër Vuçiqit, u mbajt fshehtë nga mediet shqiptare, madje mediet e qeverisë nuk i bënë fare jehonë këtij lajmi, ndonëse ky ishte edhe një tjetër konfirmim se Aleksandër Vuçiç dhe Edi Rama nuk kanë hequr dorë nga nisma serbo-ruse, e për aq më tepër, Vuçiq këtë herë gjeti rastin të lëshojë edhe kritika ndaj Procesit të Berlinit. Andaj mbetet e pakuptueshme se deri kur, Edvin Kristaq Rama do të vazhdojë t`ia mbaj zhagun Aleksandër Vuçiqit, duke mos hequr dorë për ta promovuar edhe më tutje projektin e Ballkanit të Hapur, edhe pse faktikisht është një projekt i vdekur ruso serb, i cili fatmirësisht, me kundërshtimet nga Kosova e Mali i Zi, si dhe mos mbështetja nga BE, ai përfundimisht ka dështuar!  Pyetja që ngrihet tani është se përse vazhdon kjo nostalgjia e Ramës për këtë nismë ruso-serbe, kur vet Edi Rama e pati shpallur si të përfunduar misionin e saj, e mbi të gjitha, përse Rama vazhdon të jetë pjesë e saj me mbështetje politike dhe logjistike. Në fakt besnik të Ballkanit të hapur serb, thuhet se vazhdojnë të mbeten vetëm Bosnja e Maqedonia e veriut, dhe klani mafioz i Edi Ramës, për të cilin, pak kohë më parë, u tha nga vet Rama, se ka marrë fund dhe se shtetet e rajonit të Ballkanit Perëndimor tani me “mendje e zemër” duhet të përqendrohen në Procesin e Berlinit, apo Edvin Kristaq Rama, vërtetë nuk e ka problem, edhe ti hajë fjalët e veta.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".