Kosova me Asociacionin gjendet në udhëkryqin e madh historik, ta kalojmë me mençuri dhe unitet të plotë politik

Kosova me Asociacionin gjendet në udhëkryqin e madh historik, ta kalojmë me mençuri dhe unitet të plotë politik
Kosova me Asociacionin gjendet në udhëkryqin e madh historik, ta kalojmë me mençuri dhe unitet të plotë politik

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 20 November 2023 - 07:48

Shkruan: ANALISTI - Reshat Badallaj - Zhuriani

Ky draft-dokument deri sa të mbahet sekret dhe nuk zbardhet publikisht për popullin dhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës, më së shumti u shërben opozitës për të bërë propagandë dhe për të bëre hallakamë në Kosovë. Kjo nuk është asgjë tjetër pos si thuhet nga anët tona: "Behjana e çervishit një lugë tëlyen" dhe nga ana tjetër janë bërë aq naiv dhe tallën me popullin kur publikisht u takuan të gjithë me faktorin ndërkombëtar, Bashkimin Evropian dhe dalin dhe thonë, dikush e kemi parë, dikush nuk e kemi parë dhe pastaj fillojnë dhe e komentojnë secili për qejfin e vetë duke menduar se është Kosova vetëm pronë e tyre.

-Këtu dhe pa të voglin dyshim e kanë një inat të kaurit se ndoshta bëhet mire dhe të mos i mbetet bajraku në dorë kësaj qeverie. harrojnë se Kosova është mbi të gjitha interesat e tyre personale. Për të mos pasur frike atëherë duhet sa me parë të bëhet publike dhe të ulen të gjithë të diskutojnë dhe të vendosim bashkërisht dhe jo në këtë mënyrë jo serioze dhe më inate. Dikush doli turr vrap ata të Ramush Haradinajt dhe kinse e publikuan, në fakt e publikuan dhe atëherë shtrohet pyetja përse frikësohen kur kanë qenë të gjithë aty bashëkarisht dhe i kanë dëgjuar propozimet nga Bashkimi Evropian dhe nga Shtete e Bashkuara të Amerikës. Pra, këtu është puna mjegull kur thuhet se Albin Kurti do e nënshkruan pa hezitim por Serbia, pra Aleksandër Vuçiqi është ai që nuk po e shkruan dhe disa herë si me ironi ka thënë se nuk e nënshkruan se kinse po i dhemb dora.

Pra, këtu lë të kuptojmë se Serbia e ka hetuar se është në dëm të saj sipas tyre dhe nuk e nënshkruan dhe në anën tjetër po ashtu edhe Kurti është i sigurt se është në të mirën e vendit. Dua të them së koha nuk është e largët se këtë huti që e ka kapluar popullin por nga ana e kasnecëve, tellallëve nuk ka rrugë tjetër pos të bëhet publike dhe të zbardhen të gjitha të metat, në qoftë se ka. Do nënshkruhet natyrisht vetëm që është sipas ligjeve dhe Kushtetutës së vendit. Nuk na duhet neve në këtë kohë të pa kohë që të kenë përplasje në mes opozitës dhe pozitës, por na duhet si kurrë më parë që bashkërisht të bëhemi dhe të dalim nga ky qorr sokak për të parë dritën përgjithmonë dhe jo me ndëskamsa dhe inate. Këtu më së shumti ka inate dhe e kanë shfrytëzuar taman sipas asaj ku thuhet:"UJKU DO MJEGULL" dhe janë ngutur për të propaganduar dhe bërë tymnajë këtë draft-dokument, në fund të fundit, do i vije koha shumë shpejtë fundit të mos transparencës, se kur fol Amerika lëvizin proceset, po kush jemi ne që mundë ta shtyjmë bjeshkën me gjoks.

Kurti ishte dhe është këmbëngulës që të nënshkruhet dhe thotë se do ishte njohja DE FAKTO nga ana e Serbisë për Kosovën dhe shih për këtë nuk u nënshkrua nga Serbia. Këtë draft-status Bashkimi Evropian e përshkruan si model modern evropian, pa humbur kohë nuk do ishte keq që sa më parë kjo "Pesësha e madhe", Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian, Gjermania, Franca dhe Italia, që këtë dokument ta bëjnë vetë publik dhe do ndalej gurmazi të gjithë atyre që propagandoj , bile si thuhet nga disa prej tyre as që e kanë parë dhe nga na tjetër përhapin frikë në popull.

Prandaj nuk do ishte keq të zbardhet në publik dhe nuk ka qare herët a vonë pa u bërë publike ky draft-statut dhe do u mbyllej goja të gjithë atyre, ose në fund të fundit të shohim çka është edhe pse dihet, atë që është me rrezik për vendin nuk do e pranojmë dhe jo të sillemi kaq keq edhe për vendin të lëmë hije të keqe të faktori ndërkombëtar sa nuk na e kanë kthyer shpinën dhe pastaj vaj halli për ne se jemi jo punëtorë dhe nuk i marrim gjërat seriozisht po merremi vetëm me inate. Çka është boll, është boll.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".