Politika nacionaliste e profashiste serbe, me mesazhe lufte po rirreshtohet rreth kriminelit serb, Vuçiq

Politika nacionaliste e profashiste serbe,  me mesazhe lufte po rirreshtohet rreth kriminelit serb, Vuçiq
Politika nacionaliste e profashiste serbe,  me mesazhe lufte po rirreshtohet rreth kriminelit serb, Vuçiq

Skender Mulliqi

  • 21 November 2023 - 07:46

Shkruan: ANALISTI - Skënder Mulliqi

Të gjithë e dinë së cili është çetniku Voisllav Sheshel. Një kriminel i luftës i dënuar për krime në Bosnje nga Gjykata e Hagës më 10 vite heqje lirie. Sheshel ka qenë gjithmonë njeriu i dytë nga Millosheviqi e te Vuçiqi. Ky është njeriu më pa karakter, më keqbërës dhe më krimineli pas Milosheviqit dhe Mlladiqit. Ky ishte dhe ka mbetur pjesë e projektit fashist për Serbi të Madhe. Nuk do të kisha shkruar asnjë radhë për këtë cope fëlliqësire, po mos të ishte ndoshta personi kryesor edhe sot që i përcakton politikat në Serbi, e Kosova ende po ka punë më këtë shtet , dhe më figurat më të urryera të shekullit si, Sheshel, Vuçiq, Daciq, Vulin, Nikoliq etj.

-Kjo garniturë e fëlliqur e gjenocidiale nga Serbia e Madhe po kërkojnë edhe botën serbe. Apetitet e tyre janë shtuar pas invazionit rus në Ukrainë, dhe pas ardhjes në pushtetin e Malit të Zi, të garniturës politike te ish Momir Bullatoviqit, Millatoviqit. Në Bosnje ai që po sforcon idenë për Serbi të Madhe është Millorad Dodik. Në Kosovë po e luajnë lojën e ndytë politike krejt pas luftën më veriun e Mitrovicës , për ta ndarë atë. Sheshel dhe Nikoliq janë mirëpritur në koalicion zgjedhor nga Vuqiqi,natyrisht për të realizuar projektin serbomadh të botës serbe. I gjithë trimërimi I tyre po bëhet nga krimineli I Kremlinit, Vladimir Putin. Ajo që këto copa të mutit po i bënë të pandalshëm në këtë synim , është mos aftësia e BE-së , për të zgjedhur problemet në Evropë, dhe mos aftësia për të dërguar procesin e dialogut përpara Kosovë –Serbi, për normalizim të marrëdhënieve.

Faktin së Vuqiqi ,Sheshelin dhe Nikoliqin po i kthen në jetën publike dhe politike , duke e bërë partner të koalicionit, fletë për pa reformimin e Serbisë, dhe fletë për një ribashkim të Vuqiqit me babain e tij politike. Është e qartë së çfarë bënë apo mendon njëri e bënë tjetri. Dhe, që të dytë po bëjnë ofensivë politike në Mal të Zi, Bosnje dhe më së shumti në veriun e Kosovës për ta ndarë më luftë. Dhe, çështja padyshim është në përpjekjen për të poshtëruar dhe pushtuar të tjerët, duke ju nënçmuar rëndë identitetin etnik, ideologjik dhe kombëtar, që nuk përshtatet më narrativen e botës serbe. Me një infrastrukturë të tillë kriminale e terroriste në pushtetin e Serbisë, zor që do të arrihet paqja në rajon, dhe zor të kemi ndonjë marrëveshje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ne vend që këta kriminelë të gjenden prapa grilave, ata po mbahen si figurat më relevante sot në Serbi.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".