Kjo qeveri i ka të gjitha meritat, e meriton të shpërblehet edhe nga qytetarët për vendosjen e rendit e ligjit në veri të Kosovës

Kjo qeveri i ka të gjitha meritat, e meriton të shpërblehet edhe nga qytetarët për vendosjen e rendit e ligjit në veri të Kosovës
Kjo qeveri i ka të gjitha meritat, e meriton të shpërblehet edhe nga qytetarët për vendosjen e rendit e ligjit në veri të Kosovës

Hajrullah Ternava

  • 21 November 2023 - 07:42

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava

Tani po e dëshmon vazhdimësia e aksioneve antikrim, nga institucionet e sigurisë dhe drejtësisë në veri të vendit, se përfundimisht, ka qenë politika e gabuar, mbase edhe e lidhur ngushtë me krimin e organizuar që për gati dy dekada nuk ka vepruar në këtë pjesë të territorit të shtetit, por për përfitime kriminale është toleruar për të vepruar atje nëntoka kriminale politike dhe multi etnike, e cila është forcuar deri në atë masë, e instrumentalizuar dhe ndikuar nga Serbia që kemi ardhur në situatë të na rrezikohet edhe sovraniteti dhe integriteti i shtetit

-Policia e shtetit është ai institucion që i jetëson ligjet dhe kushtetutën e po ati shteti, nga i cili paguhet, që do të thotë se policia gjatë punëve të saja të përditshme 24 orëshe, është i vetmi institucion që në bazë të ligjeve, i bartin përpos uniformave edhe armët si pjesë përbërëse të tyre në kryerjen e detyrave të përditshme, prandaj nga provoja e deritashme e punës të policisë në tërë territorin e Kosovës, policia e pasluftës në ato komunat veriore nuk i kanë kryer ato obligime për të cilat i autorizojnë ligjet e Kosovës, në të kundërtën tani nga kjo situatë që po mbretëron në ato pjesë të komunave të veriut, e ku pas largimit-dorëheqjeve të policisë serbe para një viti, tani ato vende të zbrazëta policore i kanë mbulua kryesisht polic shqiptar, të cilët në kryerjen e detyrave të përditshme po arrijnë suksese të mëdha, se në të vërtetë po e luftojnë krimin ashtu si duhet dhe si e parashohin ligjet e Kosovës, sepse ditë e përditë në ato pjesë po zbulohen krime të ndryshme të rënda në përmasa të mëdha, sikur që u gjenden sasi të mëdha të armëve në shumë vende e që u njoftua opinioni, dhe tani në ato pjesë po luftohen të gjitha dukurit kriminale si kontrabanda, droga, korrupsioni, e shumë lloje tjera të krimit që i janë të njohura opinionit, gjë që këtë luftim janë duke e përkrahur e tërë popullata e atij vendi.

Tani po vërehet se sa kanë qenë policja serbe në ato vende, nuk i kanë luftua këto dukuri kriminale, përkundrazi tani po vërehet se ajo ish polici serbe në ato pjesë të veriut i paskan kontribue situatës së tendosur serbe të krijuar në ato territore të veriut, dhe paskan qenë nën komandën e regjimit të Vuçiqit, dhe si u pa dhe u vërejte që me lëshimin e policisë serbe ata udhëheqës u dekoruan nga vetë Vuçiqi, dhe sikur që u dëshmua edhe sulmi terrorist më 24 shtator 2023 në Banjskë të Zveqanit, e që për atë sulm ata pjesëmarrës kanë ushtruar gjatë në ato vende, dhe e kanë bërë strehimin e asaj sasie marramendëse të armatimit të rëndë që në tërësi u konfiskua në vlerë rreth 5000,000 euro. Tani situata e tanishme në ato komuna serbe është shumë më në nivel të sigurisë së tanishme, se të atyre viteve të pasluftës që policia serbe ishte mbi 95% në ato pjesë të veriut, prandaj ky fakt është i rëndësishëm që në të ardhmen edhe që duhet ti përmbahemi përqindjes së popullatës serbe në territorin e Kosovës.

Gjithashtu në tërë territorin e Kosovës duhet të jetë përqindja e popullatës shqiptare në Kosovë e përfaqësuar edhe në pjesët e veriut, çka do të thotë se nëse popullata serbe është rreth 5% ky numër duhet të jetë i shpërndarë në tërë Kosovën, e jo me ata 5% të mbulohet i tërë territori i Veriut të Kosovës, që i bien se në ato pjesë policët shqiptar nuk janë të përfaqësuar fare apo është një numër tepër i vogël 2-3 polic në pjesët e veriut, sepse sikur të ishte më parë, nga çlirimi e deri më tani policia me përqindje shqiptare në ato pjesë, të gjitha gjasat do të ishin se nuk do ta kishim këtë gjendje sikur u ballafaquam vitin e fundit, me krime të rëndësishme, si kontrabanda, droga, korrupsioni, sulmi terrorist i përgatitur para shumë kohe edhe në brendësi të territorit të Kosovës.

Tani po e dëshmon vazhdimësia e aksioneve antikrim, nga institucionet e sigurisë dhe drejtësisë në veri të vendit, se përfundimisht, ka qenë politika e gabuar, mbase edhe e lidhur ngushtë me krimin e organizuar që për gati dy dekada nuk ka vepruar në këtë pjesë të territorit të shtetit, por për përfitime kriminale është toleruar për të vepruar atje nëntoka kriminale politike dhe multi etnike, e cila është forcuar deri në atë masë, e instrumentalizuar dhe ndikuar nga Serbia që kemi ardhur në situatë të na rrezikohet edhe sovraniteti dhe integriteti i shtetit.

Këtë më së miri e dëshmon dhe e argumenton edhe aksioni i kësaj fundjave, ditës së shtune kur u arrestuan tetë zyrtarëve të doganës dhe një zyrtari policor për marrje ryshfeti. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka bërë të ditur se në bashkëpunim dhe koordinim të plotë me Doganën e Kosovës, dhe mekanizmat relevantë, është zhvilluar një aksion për kontroll në 11 lokacione, i cili është mbështetur nga Policia e Kosovës. Sipas Prokuroria Speciale, kontrolli është bërë me qëllim të mbledhjes së provave dhe ndalimit të nëntë zyrtarëve të dyshuar për veprat penale ‘’Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ dhe ‘’Marrja e ryshfetit”. Në njoftim thuhet se dyshimet janë bazuar në një hetim të gjatë të udhëhequr nga Prokuroria Speciale dhe të zbatuar nga Dogana e Kosovës dhe Inspektorati Policor, pasi që nën hetime ka qenë i përfshirë edhe një zyrtar policor. Gjatë këtij aksioni janë grumbulluar prova që mbështesin dyshimin se këta nëntë zyrtarë, tetë nga të cilët janë zyrtarë të Doganës dhe një zyrtar policor nga Policia kufitare, kanë qenë të përfshirë në veprat për të cilat dyshohen.

Po ashtu, nga ky aksion janë sekuestruar sende tjera të rëndësishme për procedurë të mëtutjeshme hetimore si plomba zyrtare të Doganës së Kosovës, telefona së bashku me sim kartela, një pistoletë e kalibrit 9 mm me tre karikator dhe 9 fishek, me leje dhe gjashtëmbëdhjetë copë municion jo zyrtar. A tregojnë këto aksione që po vazhdojnë në periudha të ndryshme kohore, se ishte pikërisht politika e korruptuar dhe e kriminalizuar në pushtet e cila qëllimisht në veri të Kosovës nuk kishte vepruar, duke e shfrytëzuar këtë territor të shtetit si zonë neutral të kontrabandës dhe krimit të organizuar me të cilin edhe pushtetarët e kaluar kishin lidhje të ngushta biznesore dhe po nga ajo veprimtari janë pasuruar.

Në të ardhmen, edhe nëse ndodhë pajtimi mes dy shteteve, duhet të shfrytëzohet përvoja me të cilën jemi ballafaquar sikur u shpjegua me lartë, dhe në ato pjesë të katër komunave serbe të jetë e pranishme përqindja e policisë shqiptare të Kosovës, në përqindje me popullatën e Kosovës, dhe në shumë komuna me shumicë shqiptare, të ketë edhe përfaqësues serb në përqindje të pranisë së tyre në Kosovë, sepse këtë të mirë po e dëshmon koha dhe situata me të cilën u provuam, dhe vetë tani shumica e popullatës po bashkëpunojnë mirë me policinë e Kosovës, po i regjistrojnë automjetet e tyre me targa të RKS, po i nxjerrin dokumentet kosovare si patentë shoferët.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".