Lexoni edhe:
Shteti dhe kombi mbi çdo gjë, të gjithë në mbrojtje nga bota serbe
Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri
Shpallja e zgjedhjeve në Serbi, shton dilemën nëse vërtetë, mundë të ketë fare takime dypalëshe, ndërmjet të dy vendeve, përderisa atje zhvillohet fushatë elektorale, ndaj praktikisht, duhet të pritet përfundimi i zgjedhjeve dhe krijimi i institucioneve të reja, për takime të mundshme ndërmjet të dy shteteve, të cilat me siguri do të marrin edhe disa muaj kohë. Andaj dhe është plotësisht e pritshme që procesi i dialogut me Serbinë, të vendoset në një "pauzë" të gjatë për shkak të fushatës zgjedhore në të cilën, sapo është futur politika serbe dhe institucionet qeveritare, aktualisht janë pothuajse jo-funksionale.
-Numri dy në Qeverinë e Kosovës, zëvendëskryeministri dhe shefi i ekipit negociator, Besnik Bislimi, ka deklaruar se zgjedhjet në Serbi e kanë dëmtuar procesin e dialogut dhe se këto zgjedhje, janë caktuar pikërisht për të vënë pengesa të qëllimta në proces. Mbajtja e tyre mu në këtë kohë, në Serbi, sjellë paqartësi të mëdha, për atë se si do të, mund të vazhdohet më tutje procesi i bisedimeve ndërmjet të dy vendeve, pasi që në raste si këto, duhet të pritet përfundimin e zgjedhjeve dhe krijimin e institucioneve të reja, në mënyrë që të mundë të diskutohet për marrëveshjen në tavolinë të dialogut me këtë shtet fqinj.
Shteti dhe kombi mbi çdo gjë, të gjithë në mbrojtje nga bota serbeLexoni edhe:
Kështu që Bislimi ka thënë se varet nga Lajcak-u, ai vendos në bashkëpunim me palët, se a ka nevojë, për mbajtjen e takimit të radhës, përderisa vet Lajçak është shprehur, se do duhej një takim special ku do të diskutohet vetëm për gjendjen e implementimit të marrëveshjeve të kaluara nga procesi i dialogut në Bruksel dhje Ohër. Pra, është fakt që zgjedhjet në Serbi e kanë dëmtuar shumë procesin, të cilat edhe janë caktuar për të krijuar obstruksion në ecurinë e dialogut, akt që sjell paqartësi të mëdha nëse vërtetë mundë planifikohet edhe ndonjë takim dypalësh përderisa Serbia është në fushatë zgjedhore. Megjithëse nuk janë diskutuar opsionet për takime të radhës, pas konsolidimit të komenteve tona, mbi draftimin e propozimit final z. Lajcak në bashkëpunim me ne, do të vendos se a ka nevojë edhe për një takim të radhës.
Kurse njohës të zhvillimeve politikë në Serbi po e akuzojnë Aleksandër Vuçiqin dhe partinë në pushtet, se me qëllim të ruajtjes së vazhdimësisë qeverisëse, edhe për një mandat, është duke vazhduar ta keqpërdori fushatën kundër Kosovës si kartë elektorale. Daniel Bochsler, profesori ordinar në Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd, shkon edhe më larg, i cili deklaron se Serbia është larguar nga demokracia dhe aktualisht, ka një sistem autoritar konkurrues, si partia e Vuçiqit, e ashtuquajtur "Partia Progresive Serbe", që tanimë ka ndryshuar edhe diskursin zgjedhor dhe loja me kartën e Kosovës, është bërë mjeti kryesor, vlerëson ai.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".