Zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe lokale në Serbi, test historik për ndëshkimin e politikës kriminale

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe lokale në Serbi, test historik  për ndëshkimin e politikës kriminale
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe lokale në Serbi, test historik  për ndëshkimin e politikës kriminale

Hajrullah Ternava

  • 22 November 2023 - 07:45

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava

Ka kohë që në Serbi janë gjithnjë e më shumë në rritje zërat që flasin dhe denoncojnë politikën nacional fashiste të Aleksandër Vuçiqit. Gjithsesi se këto zgjedhje do të duhet të jenë zgjedhje të fundit në serbi, për një test më serioz të vetëdijesimit të inteligjencës serbe dhe qytetarëve për ta ndëshkuar politikën e kaluar kriminale, për të bërë ndryshim që hap rrugën e perspektivës evropiane për integrim evropian dhe bashkëpunim paqësor rajonal me shtetet fqinjë.

-Tani me politikat nacionaliste serbe ne jemi të mësuar dhe i njohim mirë ato, sepse në të kaluarën kemi përjetuar si popull masakra të njohura me shekuj nga ata, dhe që nga moti Serbin e udhëheqin nacionalistët e përbetuar, e sidomos tani në këtë kohë që e tërë bota e përkrahë Ukrainën në luftë me Rusinë, dhe në të kundërtën i vetmi shtet evropian që e përkrah Rusinë është Serbia. Me qenë se Serbia tash do të ballafaqohet me zgjedhje në muajt në vijim, ekzistojnë shpresa se edhe atij regjimi nacional fashist të Vuçiqit, që po e trashëgon nga Sllobodan Millosheviqi, është duke i ardhur fundi, dhe po fillon ma në fund që ti rrëshqet dheu nën këmbë edhe trashëgimtarit të fundit të politikës fashiste të Millosheviqit në Serbi Aleksandër Vuçiqit, pasi që zërat kritik ndaj regjimit të tij dhe dëmet që nacionalizmi 40 vjeçar ja ka sjellë Serbisë. Ka kohë që në Serbi janë gjithnjë e më shumë në rritje zërat që flasin dhe denoncojnë politikën nacional fashiste të Aleksandër Vuçiqit.

Gjithsesi se këto zgjedhje do të duhet të jenë zgjedhje të fundit në serbi, për një test më serioz të vetëdijesimit të inteligjencës serbe dhe qytetarëve për ta ndëshkuar politikën e kaluar kriminale, për të bërë ndryshim që hap rrugën e perspektivës evropiane për integrim evropian dhe bashkëpunim paqësor rajonal me shtetet fqinjë. Një nga avokatët e njohur serb, kundërshtar i regjimit të Vuçiqit, madje ka deklaruar se ai do të dëshironte ta ketë pasaportën e shtetit të Kosovës, pasi sipas tij Kosova do të hyjë në BE para Serbisë! Avokati serb Çedomir Stojkoviq ka thënë se do donte të kishte pasaportë kosovare, pasi sipas tij, kjo do të ishte më e mira për të ardhmen e tij. Stojkoviq tha se Serbia ka 33 vite që qëndron në të njëjtin vend, ndërsa Kosova ka përparuar dukshëm, ndaj u shpreh ai, “shanset janë që Kosova të jetë pjesë e Bashkimit Evropian para Serbisë”. “Njerëzit të cilët aplikojnë për pasaportë kosovare, shikojnë se për 33 vite Serbia nuk ia doli t’i fusë ata në rrugëtimin evropian të paqes. Për 33 vjet, pas luftërave ballkanike, 33 vite më vonë, Beogradi vazhdon të organizojë formacione në veri të Kosovës”. “Në të ardhmen ka më shumë mundësi që Kosova të jetë pjesë e Bashkimit Evropian më shumë se Serbia, sepse Kosova, vërtet ka dëshirë të jetë pjesë e Bashkimit Evropian, Kosova do të jetë pjesë e NATO-s. Serbia ka 33 vite në të njëjtin vend. Unë do doja ta kisha pasaportën kosovare, do ishte më mirë për të ardhmen time”, tha avokati serb.

Çedomir Stojkoviq është avokat dhe politikan serb. Dikur anëtar dhe drejtor i shquar i Partisë Demokristiane të Serbisë, ai aktualisht është president i Grupit të Tetorit, i cili avokon për vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë nga Serbia. Ai po ashtu avokon edhe për pranimin e Serbisë në NATO dhe shkëputjen e saj nga ndikimi i politikës së lindjes- Rusisë. Nëse popullata serbe i kupton politikat nacionaliste shekullore dhe donë të shkëputet nga ato politika, tani e kanë rastin që të avancohen me zgjedhjet që do të mbahen në Serbi, dhe elektorati të vetëdijesohet dhe votën tua jep partive demokratike në atë shtet, dhe nëse fitojnë demokratët, Serbia e ka shansin që ti tejkaloj ato pengesa të deritashme politike nacionaliste, dhe të pajtohet me Kosovën me njohje reciproke që do të ishte një përparim i dukshëm i Serbisë dhe shpejt do të arrinte edhe të anëtarësohet në mesin e shteteve të BE-së, dhe nga ai moment në regjion do të mbretëronte një demokraci e konfirmuar, dhe qytetarët shpejt do të lëviznin dhe do të zhvillonin bizneset e tyre gjithandej pa pengesa nëpër tërë Evropën.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".