Duhet ta pranojmë pa inate politike dhe pa xhelozi shtrirjen e sundimit të ligjit në komunat me shumicë serbe në veri

Duhet ta pranojmë pa inate politike dhe pa xhelozi shtrirjen e sundimit të ligjit në komunat me shumicë serbe në veri
Duhet ta pranojmë pa inate politike dhe pa xhelozi shtrirjen e sundimit të ligjit në komunat me shumicë serbe në veri

Hajrullah Ternava

  • 24 November 2023 - 18:42

Shkruan: ANALISTI-Hajrullah Tërnava

Që nga dorëheqjet e para një viti të policisë, gjyqësisë, prokurorëve serb, në ato pjesë të komunave të Kosovës me shumicë serbe, në muajin korrik të vitet 2022, tani në ato institucione të kryerjes së atyre profesioneve, janë emërua profesionistët shqiptarë, dhe tani po i kryejnë detyrat e tyre të përditshme në përputhshmëri të plotë me ligjet dhe kushtetutën.

 

Duka u bazuar në kushtet e krijuara pas dorëheqjes së organizuar dhe imponuar nga Serbia të zyrtarëve serb në institucionet lokale të komunave me shumicë serbe, u mbajtën zgjedhjet për Kryetar të komunave, që edhe ato zgjedhje popullata serbe i bojkotoj e detyruar nga bandat e krimit të organizuar, nga Lista Srpska. Zgjedhjet ishin plotësisht të rregullta, ligjore e legale dhe në këtë situatë të krijuar i fituan partitë shqiptare që sot po i qeverisin ato komuna të veriut, dhe në po ato komuna, për herë të parë pas luftës, janë ngritur simbolet e shtetit të Kosovës, flamujt e Kosovës, që tani mbi një vit në ato pjesë po zbatohen dhe respektohen ligjet dhe Kushtetuta e Kosovës. Me këtë po konfirmohet shtrirja e sovranitetit të Kosovës deri të kufiri me Serbinë, që do të thotë se tani përpos KFOR-it, që e garantojnë sovranitetin e Kosovës, tani edhe policia në ato pjesë të veriut i ushtrojnë detyrat e tyre ligjore duke e ruajt rendin dhe qetësinë, dhe jetësimin e ligjeve të Kosovës. Është për habi tani se si po dëshmohet pikërisht lojaliteti i qytetarëve serb të Veriut të Kosovës, bindja e tyre për konvertimin e tabelave të deritashme ilegale në tabela legale të shtetit të Kosovës, se ka qenë pikërisht presioni dhe shantazhi që ju është bërë atyre nga strukturat kriminale të Listës Serbë dhe grupit paramilitar të Milan Radojçiqit, faktorët vendimtar që ata i kanë mbajtur peng, i kanë penguar ti shfrytëzojnë të gjitha benefitet që ju ofron shteti, dhe kanë mbetur të izoluar e të pa integruar. Që nga fillimi i muajit nëntor, për vetëm tre javë, nga targat ilegale në RKS janë regjistruar 2 mijë e 222 automjete të qytetarëve të komunitetit jo shqiptar në komunat e veriut të Kosovës. Gjithsesi se ky rast e argumenton faktin se kur ekziston vendosmëria institucionale e zbatimit të ligjit dhe kushtetutës së shtetit, dhe luftës kundër krimit, atëherë edhe bindja qytetare arrihet pa ndonjë problem, sepse zbatimi i ligjit ndihmon dhe është edhe në interes të vetë komunitetit pakicë, dhe nuk pengon, përkundrazi, prenë rrënjët e mafies dhe bandave kriminale që në këtë pjesë të territorit të Kosovës kanë vepruar krejtësisht të pa penguar, kurse qytetarët lokal kanë qenë peng të bandave të krimit dhe të izoluar. Edhe gjatë këtyre ditëve është vërejtur interesim i madh nga qytetarët në veri të Mitrovicës, për ri regjistrimin e automjeteve me targa ilegale serbe në ato RKS-Republika e Kosovës. Ndryshe, Qeveria e Kosovës më 30 tetor vendosi për shtyrjen e afatit për ri regjistrimin e automjeteve me targa ilegale serbe në ato RKS – Republika e Kosovës. Shtyrjes së afatit i parapriu një kërkesë nga drejtoria e Policisë së Kosovës për rajonin e veriut drejtuar Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës. Kjo kërkesë u bazua në kërkesat e qytetarëve që kërkuan që ky afat të vazhdohej. Sipas vendimit të Qeverisë, afati i makinave me targa serbe sikurse “PR”, “KM”, “PZ” e të ngjashme do të jetë deri më 1 dhjetor. Gjatë viteve që kanë mbetur pas, e sidomos vitin e kaluar, çështja e targave ka shkaktuar një sërë krizash në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, sepse atje popullata po kushtëzohej dhe kërcënohej nga strukturat e telekomanduara prej Beogradit, përmes pushtetarëve të Listës Srpska. Fillimisht, më 31 korrik të vitit 2022 u ngritën barrikada për shkak të çështjes së targave dhe në nëntor të po atij viti, serbët u larguan nga institucionet e Kosovës në veri, pasi u suspendua drejtori i policisë për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq. Gjuriq kishte refuzuar të zbatonte vendimin e Qeverisë së Kosovës për ri regjistrimin e makinave me targa serbe në RKS. Plani i Qeverisë së Kosovës i tetorit të vitit të kaluar parashihte që nga 21 prilli i vitit 2023 të lejohej vetëm qarkullimi i makinave me targa RKS. Situata e tanishme në ato pjesë të veriut po e dëshmon ligjshmërinë e përpiktë të zbatimit të ligjeve të Kosovës në ato pjesë, që deri me këtë vit asnjëherë nuk janë zbatuar ligjet e Kosovës në ato pjesë. Si dëshmi e kësaj tani janë grumbulluar fakte të tëra, nga fillimi i punës së policisë shqiptare qe një vit, janë zbulua sasi armatimi të rëndë milionëshe nëpër bunkerë të ndryshëm. Po kjo polici edhe më tutje po zbulon armatime të stacionuara nëpër vende të ndryshme në ato komuna, me efikasitete po luftohet krimi në përgjithësi dhe po jetësohen ligjet e Kosovës, ku tani me të madhe po regjistrohen automjetet me targa të Kosovës, qytetarët po i nxjerrin letërnjoftimet dhe pasaportat kosovare me shumicë, dhe qytetarët në mënyrë permanente po bashkëpunojnë me policinë, dhe një numër i qytetarëve shqiptarë edhe që deri tani kanë jetuar në jug të Mitrovicës, tani në ato pjesë të veriut kanë filluar të ndërtojnë në tokat e tyre shtëpi, apo me i riparua ato shtëpi të dëmtuara gjatë luftës, që deri më tani nuk iu është lejua ndërtimi i atyre shtëpive, prandaj tani gjendja krahasuar me të kaluarën ka ndryshuar rrënjësisht. Popullata serbe si shumicë po bashkëpunojnë ashtu si duhet me ato institucione shtetërore të Kosovës në ato pjesë të veriut, dhe tani ditë e për ditë efikasiteti i ligjshmërisë në ato pjesë të veriut po është shumë më efikas. Funksionimi i shtetit tani është në përputhshmëri me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës. Marr në tërësi tani edhe në të ardhmen në ato pjesë të veriut, përqindja e policisë duhet të është e përfaqësuar nga përqindja e popullatës në Kosovë, që do të thotë nëse popullata shqiptare në Kosovë është 95%, edhe në ato pjesë në të ardhmen duhet të jenë të pranueshëm me atë përqindje shqiptare, e jo si gabimi që është bërë në të kaluarën, që në ato pjesë të veriut kanë qenë e tërë policia serbe prandaj edhe si polici e Kosovës që kanë qenë, ata i kanë shërbye Vuçiqit dhe kanë punë vetëm me urdhrat e tij, që tani po shihet në shërbim të kujt kanë qenë, edhe që janë paguar nga fondet e Kosovës, dhe tani po dëshmohet kurrë në ato pjesë të veriut që janë zbulua krime të rënda si të armatimit, drogës, kontrabandimit etj, që do të thotë se atë polici të atëhershme e ka komanduar Serbia me përfaqësimin e Listës Srpska në krye me Radojqiqin etj. Prandaj në të ardhmen nuk duhet të harrohen këto gabime të bëra që nga çlirimi e deri para një viti, që përherë të parë kjo Qeveri po i jetëson ligjet e saja në përputhshmëri me Kushtetutën e Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".