Skandali diplomatik dhe izolimi i Vuçiq nga Kroacia dhe Sllovenia në fushatë zgjedhore, do ti sjell atij goditje të rëndë

Skandali diplomatik dhe izolimi i Vuçiq nga Kroacia dhe Sllovenia në fushatë zgjedhore, do ti sjell atij goditje të rëndë
Skandali diplomatik dhe izolimi i Vuçiq nga Kroacia dhe Sllovenia në fushatë zgjedhore, do ti sjell atij goditje të rëndë

Hajrullah Ternava

  • 26 November 2023 - 07:05

Shkruan: ANALISTI-Hajrullah Tërnava

Fushata zgjedhore në Serbi tani është në zhvillim e sipër për zgjedhjet që mbahen më 17 dhjetor, dhe për këto zgjedhje janë krijuar koalicione mes partive nacionaliste sikur ajo e Sheshelit, Nikoliqit dhe Vuçiqit që dikur ishin të një partie, dhe te elektorati tani ata po e vërejnë një dëshpërim të madh, prandaj tani janë bashkuar për ti fituar edhe këto zgjedhje, që megjithatë pasi janë të një fryme, mendojnë që së bashku mundë ti fitojnë zgjedhjet, për ta qeverisur shtetin e tyre edhe për një mandat. Por situatat politike ndërkombëtare në rajon, në shumë raste ndikojnë dhe luajnë rol të rëndësishëm edhe në zgjedhjet e një shteti fqinj, sikur që është Serbia dhe shtete tjera përreth, siç janë raportet me Malin e Zi, Kroacinë, Slloveninë e deri dikund edhe me Kosovën.

 

Acarimi i raporteve diplomatike të Serbisë me vendet fqinjë në këtë fushatë elektorale, mundë ti sjellin Vuçiqit dhe partnerëve në koalicion një humbje fatale. Sikur që është raportuar, së fundi kemi skandale serioze diplomatikë në mes të Serbisë, me Slloveninë dhe Kroacinë. Pra kemi reagime negative ndaj politikës serbe të udhëhequr nga Aleksandër Vuqiqi nga Sllovenia dhe Kroacia, e që mundë të reagojnë edhe shtetet tjera, prandaj këto reagime mundë të ndikojnë negativisht në fushatën elektorale të Vuçiqit në Serbi. Kjo është situatë serioze sepse kemi të bëjmë me refuzimin e bashkëpunimit diplomatik me Serbinë, acarimi i raporteve në ditët e fundit me Kroacinë dhe Slloveninë, për shkak të skandaleve që kanë shpërthyer në planin diplomatik. Vetëm brenda një jave dy ditësh Serbia mori dy goditjet diplomatike, së pari nga Kroacia e më pas edhe Sllovenia. Skandali i ri diplomatik i Serbisë, pas dëbimit të diplomatit nga kroatët dhe reagimit reciprok të atij vendi, u tronditën edhe marrëdhëniet diplomatike me Slloveninë. Siç raportojnë mediet lokale, Lubjana zyrtare ka refuzuar të aprovojë emërimin e Zoran Gjorgjeviqit si ambasador të Serbisë. Siç raportohet, për shkak të “pengesave formale të natyrës së sigurisë”, Sllovenia nuk ka dhënë aprovim, pra pëlqim që Gjorgjeviq të jetë ambasador i Serbisë. Autoritetet sllovene nuk hyjnë në detaje rreth këtij refuzimi. Ministria e Punëve të Jashtme të Sllovenisë nuk komenton procedurat për dhënien e aprovimit/pëlqimit për shefat e misioneve diplomatike në Republikën e Sllovenisë, njoftoi Ministria. As gazeta sllovene “Delo” e cila e ka transmetuar lajmin dhe as N1 nuk kanë marrë më shumë informacion. Dhe duket se e njëjta përgjigje ka mbërritur edhe në Beogradin zyrtar. Pra, në mungesë të të dhënave, presidenti serb, Vuçiq përsëri përmend një mbiemër që shërben si mbrojtje ndaj pyetjeve. “Nga shërbimet e sigurisë më thanë se ishte ndikimi i Sholakut në vendimmarrësit politikë në Slloveni, por unë u thash se nuk e besoja këtë. Mund të ketë edhe një arsye tjetër, do të pres të shoh si president i republikës, vendit tonë, qeverisë… do të presim të shohim se cilat janë arsyet reale, formale”, tha Vuçiq. Në diplomaci, gjëra të tilla zakonisht nuk bëhen publike dhe Qeveria e Sllovenisë nuk shpjegojë akoma arsyet e refuzimit të dhënies së aprovimit për ambasadorin nga Serbia. Kjo goditje diplomatike ndaj Serbisë vjen në një moment të fushatës elektorale, pikërisht në momentin kur edhe partneri në Koalicion me partinë e Vuçiqit Vojisllav Sheshel piketohet nga Gjykata e Hagës dhe ngritët aktakuzë e re për krime luftë së bashku me grupin e ngushtë të bashkëpunëtorëve të tij partiak. Rasti i Sheshelit qe me partin e tij lidhe koalicion me dy partitë tjera, e qe ky veprim është për tu habitur sepse bota demokratike që e dinë për Sheshelin se ishte dënuar në Hagë për krime të rënda lufte ndaj atyre popujve me të cilët shteti i Serbisë ka luftuar, prandaj kjo mënyrë që e bërjes politikë, ku në zgjedhje konkurrojnë edhe kriminelët e luftës, kjo është diçka për me u habitë, dhe tani në bazë të këtyre fakteve, këto parti në koalicion munden edhe të pësojnë seriozisht me votën e votuesit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".