SHBA dhe BE t'i bëjnë sytë katër kundër projektit Dodik- Vuçiq me skenarin e luftës në Ballkan

SHBA dhe BE t'i bëjnë sytë katër kundër projektit Dodik- Vuçiq me skenarin e luftës në Ballkan
SHBA dhe BE t'i bëjnë sytë katër kundër projektit Dodik- Vuçiq me skenarin e luftës në Ballkan

Skender Mulliqi

  • 26 November 2023 - 07:15

Shkruan: ANALISTI-Skënder Mulliqi

Aleksandër Vuçiq dhe Milorad Dodik nuk i fshehin më qëllimet e tyre, dhe synimet për Serbi të Madhe -, për të viktimizuar së pari dikë nga radhët veta, e pastaj të sulmohen fqinjët, që në radhë të parë është Kosova. Vuçiq thotë se ‘ka frikë se viti 2024 do të sjellë shumë më tepër konflikte”, duke menduar në kërcënimin për të shkëputë Republika Srpska nga Bosnja dhe Hercegovina ,dhe për ta ndarë Kosovën. Se ekziston rreziku i një lufte të re në rajon, e tha edhe Stotelberg gjatë vizitës së tij, në rajon.

 

A do të përballët Evropa edhe më një front tjetër të luftës në fillim të vitit 2024, mbetet më shumë pyetje hipotetike, por jo edhe larg realitetit, sipas zhvillime të deritashme. Putinit sikur nuk i mjaftojë agresioni ushtarak mbi Ukrainën sovrane. Ai duke pa që ky agresion nuk po i shkon sipas planeve, dhe së sa po kalon koha po e humb luftën më ukrainasit, ndihmojë shumë në hapjen edhe një front të ri të luftës, ndërmjet Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës. Dhe, nuk po kënaqët Putin më dy konfliktet ushtarake ekzistuese. Po bën gjithçka çka është e mundur që luftën ta zhvendosë edhe në Ballkan. Millorad Dodikun e ka që shumë vjet aleatin kryesor i cili po vepron për ndarje të Republika Srpska nga BH-ja. Madje ai tha se “kjo do te ndodhë në fillim të vitit që po vjen më hatër apo më zor”.Forcimit të realizimit të ideve fashiste për botën ruse dhe të botën serbe, i ka kontribuar ardhja në krye të pushtetit në Mali të Zi, të Jakov Millatoviqit. Serbinë e ka aleatin e kamotshëm natyror, të cilën tash po e drejton Aleksandër Vuçiq. Se eksitojnë plane serioze për të filluar luftën në Ballkan nga ana e Putini, u bë e ditur këtyre ditëve nga Zelensky, dhe Aleksandër Rotert të Radios “Dojqe Velle”.Për vizitë në Kinë Vuçiqi kishte shkuar të kërkon armë, por edhe nga Rusia, për çka ishte takuar në Samit më presidentin rus dhe atë kinez . Aleksandër Vuçiq dhe Milorad Dodik nuk i fshehin më qëllimet e tyre, dhe synimet për Serbi të Madhe -, për të viktimizuar së pari dikë nga radhët veta, e pastaj të sulmohen fqinjët, në radhë të parë është Kosova. Vuçiq thotë se ‘ka frikë se viti 2024 do të sjellë shumë më tepër konflikte”, duke menduar në kërcënimin për të shkëputë Republika Srpska nga BH ,dhe për të nda Kosovën. Së ekziston rreziku .i një lufte të re në rajon, e tha edhe Stotelberg gjatë vizitës së tij, në rajon. Serbia po armatoset , po punon edhe ideologjikisht si gjithmonë përmes Kishës Ortodokse Serbe , si nxitësi shpirtëror i luftës edhe në vitet e 90-ta, të shekullit të kaluar në ish-Jugosllavi. Se a do të marr guximin Serbia ta hap edhe Fronitn e Tretë, duke e ndihmuar Putinin në këtë plan, pasi që e dinë mirë së në rast të një Lufte Ballkanike , shtetet aleate të Perëndimit dhe Amerika, përmes NATO-së, Serbinë sigurisht do ta rrafshojnë më tokë , pa marrë parasysh, se si do të jetë epilogu përfundimtar, dhe së çfarë përmasa do të këtë hapja e këtij froni të luftës, shumë të rrezikshëm sigurisht edhe për paqen në botë. Mendoj, së këto plane djallëzore për të përfshirë rajonin e Ballkanit në luftë, pengesë e pa kapërcyeshme do të jetë veprimi proaktiv i paktit të NATO-së. Njerëzit në krye të aleancës sot më të fortë ushtarake , nuk do të qëndrojnë duarkryq, para një ofensive të tillë politike dhe ushtarake të mundshme të Kremlinit dhe të Beogradit zyrtar përmes satelitëve të tyre , duke lejuar ‘ukrainizimin” e Ballkanit. Rasti terrorist i Serbisë të Vuçiqit, në Banjskë ka treguar, se ka për qëllim të ndërhyjë më armë, jo vetëm në Kosovën e pa varur , por edhe më gjerë. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".