Pse po mashtron Xhavit Haliti!

Pse po mashtron Xhavit Haliti!
Pse po mashtron Xhavit Haliti!

Muhamet Kelmendi

  • 27 November 2023 - 12:58

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

 Më 24.01.2023, në " N'demos" dha intervistën Xhavit Haliti për UÇK dhe LPK. Intervista ka shumë paqartësi, pështjellime dhe jo të vërteta reale mbi gjendjen që ka ekzistuar në radhët e LPK-së dhe të UÇK-së. Në kohën e tillë unë isha Nënkryetar i LPK-së j.v. dhe me kompetenca po sjelli disa të dhëna. Çështjet i kamë shpjeguar gjerësisht në librin tim: " Pse nuk u ndërtua Fronti për Lirimin e Kosovës". Së shpejti del ribotimi. 

Tash po ndalem në disa çështje. 

Më 17 Nëntor të vitit 1994 në takimin e mbajtur të Kryesisë së LPK-së, Xhavit Haliti në intervistë, e tha këtë:

"Unë, Xhavit Haliti, kam propozuar emrin UÇK"

 Gënjeshtër. 

A. Xhavit Haliti ka qenë kundër emërtimit të UÇK. Xhavit Haliti ka propozuar një emërtim me karakter gueril, si në Irlandën Veriore. Propozim ka pasur edhe për Forca të Armatosura të Kosovës dhe propozimi nga Ali Ahmeti dhe Muhamet Kelmendi ishte për Ushtri Çlirimtare te Kosovës.

 Me vota është emëruar  

 "USHTRIA ÇLIRIMTARE E KOSOVËS".

 E thash këtë i informatë sepse deklaroi Xhaviti. Përndryshe ajo është çështje e brendshme dhe fare nuk ka rëndësi se kush çka dhe si propozojë. Vendimi ishte i Kryesisë së LPK-së. 

B. Akuzat që iu kanë bërë Xhavit Halitit dhe Azem Sylës në vitin 1997 kanë qenë disa. Një, më e dhimbshme, ishte akuza për mos zbatimin e vendimeve për financime të radhëve të UÇK-së në Kosovë. Tri baza kanë dërguar informacione në këtë kohë Kryesinë e LPK-së për keqpërdorimin e mjeteve financiare. 

1. Radhët e UÇK-se të udhëhequra nga Adem Jashari në Drenicë.

2. Zona e Dukagjinit dhe

3. Zona e Llapit. 

Këto tri zona kanë dhënë informacione për mos zbatimin e vendimit të Kryesisë së LPK-së.

Në Kosovë kanë qenë 5 zona plus radhët e veçanta të Adem Jasharit. Këto zona i merrnin nga 5000 DM në muaj. 

Këtë vendim e kishte shkelur Xhavit Haliti dhe Azem Syla. 

Në bisedimet me Adem Jasharin në janar të vitit 1997. Ademi deklaron:

" Unë nuk kam marrë as armë dhe as financa nga grupi i veçantë i LPK-së".

Gjithashtu, dha informate se nuk është pjesë e Shtabit të Përgjithshëm të Përkohshëm të UÇK-së. Në bisedime me Adem Jasharin ka qenë edhe Fehmi Ladrovci. Bisedimet janë të regjistruara dhe atë regjistrim ia kemi dhënë Ramiz Ladrovcit për të na dhënë më vonë. Këtë regjistrim kurrë nuk e ka dhënë Ramizi. Këto informime u shtruan në Kryesi të LPK-se dhe u kërkuan masa kundër Azem Sylës dhe Xhavit Halitit.

Me vota u vendos që ndaj këtyre dy vetave të epet dënimi para përjashtim nga të gjitha strukturat e UÇK-së dhe të LPK-së.

Megjithatë, me vota mbeti grupi i njëjte dhe iu shtua edhe Ali Ahmeti. Ndarjen e mjeteve për zona u vendos ta bënte Kryesia e LPK-së. Kryesia e LPK-së në mars të vitit 1997 e nxori vendim dhe e bëri anëtar të SHPP të UÇK-së Adem Jasharin.

Ps.: Ademi nuk shkoi. E dërgoi nipin në SHPP  të  UÇK-së. 

C. Të dhënat që dolën në intervistë para vitit 1985,në burg, si student, në Pejë e në Prishtinë, janë dëshmitarët që tregojnë aktivitetin e Xhavit Halitit. Një dëshmitar veç e përmendi.

Të tjerët janë Xun Ceta, Muhamet Elshani etj.

Xuni ka të dhëna të qarta. 

D. Armët brenda vendit kanë hyrë nëpërmjet Adrian Krasniqit, Qerim Kelmendit dhe Luan Haradinajt. Këta janë të parët që barten armë në Kosovë. Ka edhe të tjerë. Armët i ka bartë për radhët e veta edhe vetë Adem Jashari. Arme ka bartur edhe Ramush Haradinaj. Këto, janë bërë nga viti 1990.

Në vitin 1997 ishin dy grupe që bartnin armë në Kosovë.

Konflikte kishte midis Ilir Konushevcit e Qerim Kelmendit me Xhahit Halitin e Azem Sylën. Kjo, kryesisht për faktin se Azemi dhe Xhaviti nuk e furnizonin grupin e Bajram Currit me armë.

Në mars të vitit 1998, në takim, në Tiranë, ku ishte edhe Azemi dhe Xhaviti, Muhamet Kelmendi, Ilir Konshevci dhe Qerim Kelmendi, nxirret vendimi mbi ri përcaktimin e  këtyre grupeve:

 1. Grupi Bajram Currit që bante armë në Kosovë nga viti 1995 zyrtarisht.  Këtu bënin pjesë Ilir Konushevci, Qerim Kelmendi dhe 

 2. Grupi i Azem Syles.

 Me vendim u përcaktua kjo formë e armatimit të Kosovës.

Kështu edhe u veprua. Pastaj vritet Ilir Konushevci.

 Për çështjet tjera, atentatet, konfliktet e brendshme brenda LPK-së dhe UÇK-së, nuk po futem. Këto janë disa nga informatat e dhëna nga unë lidhur me intervistën e Xhavit Halitit dhënë me janar 2023.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".