Asociacioni vetëm mbi bazën e ligjeve she kushtetutës më të drejtë të anëtarësimit vullnetar dhe pa asnjë kushtëzim apo detyrim

Asociacioni vetëm mbi bazën e ligjeve she kushtetutës më të drejtë të anëtarësimit vullnetar dhe pa asnjë kushtëzim apo detyrim
Asociacioni vetëm mbi bazën e ligjeve she kushtetutës më të drejtë të anëtarësimit vullnetar dhe pa asnjë kushtëzim apo detyrim

Blerim Burjani

  • 28 November 2023 - 07:32

Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani

Një asociacion i tillë që po synohet tani të ndërtohet, nuk duhet të jetë obligativ por vullnetar përderisa funksionimi mund të bëhet vetëm nga komunat që hyjnë në këtë asociacion. Nuk mundë të obligohet asnjë komunë që të paguaj buxhet për një asociacion që është therë në këmbën e shtetit. Është totalisht i padobishëm ekonomikisht dhe i dëmshëm politikisht. Asociacionet politike nuk janë me jetë të gjatë. Ato ose avancohen ose shuhen. Pra ideja e Serbisë është që pas një kohe optimale të avancohen kompetencat e asociacionit të komunave me shumicë serbe.

-Presion i madh po i bëhet Kosovës për pranimin e një asociacioni që asnjë shtet unitar nuk do ta pranonte. Ideja është për ti akomoduar serbët, por nuk janë vetëm serbët e veriut por tërë këtë komunitet që jeton në asimetri territoriale. Kjo nuk është zgjidhja siç e mendon perëndimi. Kjo është shkak për një rezistencë tjetër territoriale në Kosovë. Një asociacion i tillë që po synohet të ndërtohet, nuk duhet të jetë obligativ por vullnetar përderisa funksionimi mund të bëhet vetëm nga komunat që hyjnë në këtë asociacion. Nuk mundë të obligohet asnjë komunë që të paguaj buxhet për një asociacion që është therë në këmbën e shtetit. Është totalisht i padobishëm ekonomikisht dhe i dëmshëm politikisht.

Asociacionet politike nuk janë me jetë të gjatë. Ato ose avancohen ose shuhen. Pra ideja e Serbisë është që pas një kohe optimale të avancohen kompetencat e asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ky është një rrezik i madh për Kosovën e që tash po kushtëzohet me masat kundër Kosovës. Ky ishte një gabimet, por gabim akoma më i madh do të ishte hyrja përsëri në obligime që nuk zgjidhin gjë por krijojnë dëme akoma më kotastrofale shtetërorë për sovranitetin dhe integritetin e shtetit të Kosovës. Mos publikimi i Statutit është edhe më keq edhe më i dyshimtë se sa përmbajtja e këtij statuti. Duke mbajtur sekret statutin e asociacionit krijohet bindja dhe hapet dilema se si një organizatë fantome, apo subjekt fantom, po tentohet të themelohet në Kosovë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".