Edhe një paralajmërim serioz për Qeverinë e Kosovës, Kisha Ortodokse Serbe po kontrabandon armë për mobilizim terrorist kundër shtetit

 Edhe një paralajmërim serioz për Qeverinë e Kosovës, Kisha Ortodokse Serbe po kontrabandon armë për mobilizim terrorist kundër shtetit
 Edhe një paralajmërim serioz për Qeverinë e Kosovës, Kisha Ortodokse Serbe po kontrabandon armë për mobilizim terrorist kundër shtetit

Hajrullah Ternava

  • 28 November 2023 - 07:41

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava

Se Kisha Ortodokse Serbe po zhvillon politike radikale e pro ruse, është apostrofuar edhe në një rezolutën e marsit të vitit 2022 nga Parlamenti Evropian, ku deklaroi se Kisha Ortodokse Serbe promovon Rusinë në vendet e Ballkanit Perëndimor, duke e vlerësuar këtë si tepër shqetësuese. Gjithsesi se duhet ti shpërbejnë këto fakte Qeverisë, policisë së Kosovës, KFOR-it por edhe AKI-së, për të hetuar, kontrolluar dhe ashpërsuar masat e mbikëqyrjes së të gjitha veprimtarive edhe për Kishën Ortodokse Serbë, në mënyrë që të parandalohet dhe pamundësohet organizimi i brendshëm i armatosjes së grupeve radikale kriminale të cilat në momentin e caktuar do ti bashkërendojnë veprimet për kryengritje të koordinuar me grupet tjera terroriste serbe të cilat janë duke u trajnuar dhe mobilizuar në qendrat jashtë Kosovës në territorin e Serbisë, fat të cilin e ka alarmuar edhe vetë Kryeministri Kurti.

-Politikat nacionaliste serbe tani i janë të njohura opinionit dhe botës, sepse ata për ti realizuar qëllimet e tyre përdorin metoda të ndryshme për ato qëllime që e kanë në plan me i realizua ndaj popullit shqiptar, në të kaluarën sidomos pas luftërave të shumta që i kanë shkaktuar për ti arritur qëllimet e tyre, serbët i kanë shkollua njerëzit e tyre edhe në religjione tjera duke u shkollua në fe të tjera, e sidomos të fesë myslimane, dhe me kohë ua kanë ndërrua identitetin dhe i kanë detyrua me e mësua gjuhën shqipe për ti arritur qëllimet e tyre, ndaj atyre popujve ku kanë me i krye ato shërbime religjioze në cilësinë e hoxhollarvë. Për ti arritur ato qëllime të tyre politike, për të cilat iu kanë urdhërua me i krye, shkrimtari Ibrahim Kadriu në disa romane të tij i spjegon këto çështje në mënyrë brilante dhe me fakte.

Prandaj mënyrat e tilla që i përdorte Serbja e kishin qëllimin nacionalist shovenist të shkatërrimit të kulturës dhe të popullit shqiptarë, prandaj kritikat e mënyrave dhe situatave nacionaliste sikur në këtë rast të Nenad Çanakut janë për tu respektuar, dhe sikur serbët të demokratizoheshin në këtë mënyre sikur Çanaku, Serbia shpejt do të demokratizohej dhe do t’iu hapeshin rrugët drejt shteteve demokratike të BE. Prandaj qeverisë të Kosovës duhet ti shërben për sinjal paralajmërues, dhe institucioneve të sigurisë, paralajmërimi dhe denoncimi i hapur i politikanit serb Nenad Çanak i cili deklaron hapur se akoma në Kosovë, nga territori i Serbisë, po vazhdojnë të futen sasi armatimi përmes Kishës Ortodokse serbe. Nenad Çanak ka pohuar se serbët në Kosovë tash po armatosen përmes kishës ortodokse, derisa në të kaluarën i kanë shfrytëzuar si kanal kontrabanimi të armatimit edhe institucionet paralele shëndetësor dhe automjetet e tyre, autoambulancat që kanë kamufluar dhe kontrabanduar armatim në forma të ndryshme.

Përveç kontrollit të sforcuar të pikë kalimeve kufitare, atyre të rregullta legale, policia kufitare dhe KFOR- duhet ti shtojnë dhe ashpërsojnë akoma më shumë patrullimet dhe kontrollimin e depërtimit të mundshëm të armatimit edhe nëpër rrugë të tjera dytësore e tretësore përgjatë vijës kufitare. Nenad Çanak ka pohuar se serbët në Kosovë po e përdorin sistemin e njëjtë, sikur atë të Bosnjës për furnizim me armatim, dhe përgatitje të skenarit të trazirave sipas telekomandës që do të ju jepet nga qendra në Beograd. “Në Bosnjë dhe Hercegovinë, kontrabanda e armëve për kampet terroriste ruse të Dodikut kalon përmes Kishës Ortodokse Serbe. Në Kosovë i gjithë terrorizmi dhe armatimi ‘patriotik’ kalon përmes KOS-it. Në Mal të Zi janë të armatosur deri në dhëmbë, zgjedhjet blihen përmes kishës”, shkroi Çanak në platformën X.

Ky denoncim i z. Çanak vjen me shumë vonesë, por është vazhdimësi e alarmit që kishte ngritur muaj më parë Alicia Kearns, deputete britanike dhe kryetare e Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Britanik. Ajo këtë alarm e kishte ngritur edhe në parlament, më 4 korrik, duke zbuluar informacionet se armët kontrabandohen nga Serbia në Kosovë me autoambulanca dhe se ato “deponohen” në ambientet e Kishës Ortodokse Serbe.

“Në Qeveri [të Britanisë së Madhe] janë të vetëdijshëm, me ushtarët që sapo janë kthyer nga shërbimi në KFOR, se armët po kontrabandohen përmes kufirit në kishat ortodokse me autoambulanca. Kur trupat tona përpiqen të marrin leje për të shkuar t’i marrë ato, lejet zgjasin shumë. Deri në momentin që merret leja, shih befasinë, autoambulanca shfaqet në kishë dhe nxjerr përsëri armët”, ishte shprehur Kearns. Se Kisha Ortodokse Serbe po zhvillon politike radikale e pro ruse, është apostrofuar edhe në një rezolutën e marsit të vitit 2022 nga Parlamenti Evropian, ku deklaroi se Kisha Ortodokse Serbe promovon Rusinë në vendet e Ballkanit Perëndimor, duke e vlerësuar këtë si tepër shqetësuese.

Gjithsesi se duhet ti shpërbejnë këto fakte Qeverisë, policisë së Kosovës, KFOR-it por edhe AKI-së, për të hetuar, kontrolluar dhe ashpërsuar masat e mbikëqyrjes së të gjitha veprimtarive edhe për Kishën Ortodokse Serbë, në mënyrë që të parandalohet dhe pamundësohet organizimi i brendshëm i armatosjes së grupeve radikale kriminale të cilat në momentin e caktuar do ti bashkërendojnë veprimet për kryengritje të koordinuar me grupet tjera terroriste serbe të cilat janë duke u trajnuar dhe mobilizuar në qendrat jashtë Kosovës në territorin e Serbisë, fat të cilin e ka alarmuar edhe vetë Kryeministri Kurti.

Politikat nacionaliste serbe për ti arritur qëllimet e tyre, sakrifikojnë gjithçka, e sidomos ato politika nacionaliste serbofile edhe në të kaluarën por edhe tani po vazhdojnë në mënyra identike të ushtrohen ato reprezalje ndaj popullit tonë shqiptar, prandaj në bazë të këtyre veprimeve serbe, bota demokratike duhet të zgjohet, dhe mos ti lejon këto veprime raciste shekullore ndaj popullit tonë, por ta dënoj vetë Serbinë si shtet racist-shovinist dhe ta kushtëzoj me demokratizimin e po këtij shteti, në të kundërtën duhet të ndërmarrin edhe masa dënuese si për të kaluarën e tyre dhe të tanishmen, kur Serbia haptazi edhe tani po i qëndron në përkrahje të Rusisë si i vetmi shtet i Evropës për luftën që po e zhvillon ndaj Ukrainës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".