Fushata zgjedhore në Serbi po tregon agresivitetin terrorist të spektrit të gjerë politik serb ndaj Kosovës

Fushata zgjedhore në Serbi po tregon agresivitetin terrorist të spektrit të gjerë politik serb ndaj Kosovës
Fushata zgjedhore në Serbi po tregon agresivitetin terrorist të spektrit të gjerë politik serb ndaj Kosovës

Muhamet Kelmendi

  • 28 November 2023 - 16:52

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Fushata që është duke u zhvilluar në Serbi, nga të gjitha anët, sidomos nga grupi politik i PSS dhe tre partive të radhitura në SNS të Aleksandër Vuçiqit, kanë kapur ideologjinë shovenoraciste të politikës gjenocidiale të Millosheviqit ndaj shqiptarëve dhe Kosovës. Secila parti, qoftë e kriminelëve të luftës, si Vuçiq dhe Daçiq, gjenocidisti Sheshel, e të tjerët të tubuar rreth tyre, po e sulmojnë Kosovën dhe kërkojnë luftë për ta ripushtuar atë.

 

Në takime zgjedhore nëpër qytete, në fshatra dhe nëpër mjete të shkruara dhe në mediet elektronike, propagandohet rikthimi i ushtrisë serbe në Kosovë. Kudo po udhëhiqet fushata me bashkimin e botës serbe në një shtet. Gjenocidisti millosheviqian i ri, racisti Daçiq deklaroi: Serbia dhe unë, sikurse edhe Vuçiq, kurrë nuk do ta njohim pavarësinë e Kosovës. Ajo është tokë serbe dhe ne do të kthehemi në Kosovë. Kurrë Kosova nuk do të bëhet anëtare në OKB". Ndërsa, Vuçiq tha: "Mbi Serbinë po bëhet presion i madh. Por, Serbia nuk gjunjëzohet. Kurrë Kosova nuk do të anëtarësohet në OKB. Serbia do të rikthehet në Kosovë e Metohi të pushtuar". Dhe më poshtë: "Qeveria e jonë është e vendosur për të mos lëshuar qytetarët serb në Kosove dhe për të mos e njohur integritetin territorial të Kosovës". Deklaratat e tilla nacional-raciste po bëhen në sy të BE-së dhe të botës demokratike, të SHBA-ve. Arsyetimi se kjo po bëhet kështu për votë nuk qëndron. BE, Anglia dhe SHBA-të kërkohet të intervenojnë, të tregojnë pozitën dhe të marrin masa konkrete kundër këtij shteti nacional-racist serb. Avokati serb, Çedomir Stojkoviq, shkruan: " Partitë politike dhe politikanët kryesor serbë e kanë kapur dhe lidhur fushatën me Kosovën. Qëllimi i tyre qëndron në ngritjen e ideologjisë së urrejtjes në të ardhmen, duke ngritur emocione psikologjike të votueseve serb për të ruajtur dhe thelluar konfliktin gjatë dekadave të ardhshme, me versionin ballkanik të asaj që bëri Hamasi në mesin e palestinezëve. 6 nga 7 partitë kryesore politike në zgjedhje janë parti të hapura ruse dhe po veprojnë me ideologjinë e Sllobodan Milloshevicit". Deklaratat e tilla të partive politike serbe dhe të politikanëve serb, të ndërlidhura me 48 baza ushtarake e të xhandarmërisë serbe rreth kufirit, tregojnë një të ardhme të rëndë, të mbushur me agresion dhe me urrejtje ndaj shqiptarëve. Në çdo kohë priten veprime terroriste serbe në Kosovë. Terroristët e Banjskës nuk u dënuan. Ata u shpallen hero në Serbi. Tash kanë filluar përgatitjet tjera për agresione terroriste. Përsëri doli në skenë terroristi Radojçiq. Ai po mobilizon forca terroriste. Faktet e tilla janë të rrezikshme. Serbia duhet të ndalet. Futja e shtetit serb nën kontrollin demokratik kërkon veprim konkret në shumë drejtime. BE, Anglia dhe SHBA-të kërkohet të veprojnë ekonomikisht, në fushën politike, financiare e deri te kërcënimi i forcës. Serbia ndalet vetëm me forcë. Armët që i ka shteti serb janë shumë moderne. Ka aviacion, raketa, artileri dhe mjete të blinduara. Tëra këto armë i ka të vendosura në kufi me Kosovën. Pritet vetëm urdhri për marrshim. Pra, fjalët nuk e ndalin shtetin nacional-racist serb dhe këtë makineri ushtarake. Vetëm kërcënimi real i forcës e ndalë shtetin serb dhe e futë nën kontroll demokratike, duke e bërë të ndërgjegjshëm. Kishte me qenë shumë domethënëse edhe vetë protektorati mbi Serbi.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".