SHBA dhe BE-ja të zgjohen nga gjumi, Kosova është duke u rrezikuar seriozisht nga shovinizmi ruso-serb

SHBA dhe BE-ja të zgjohen nga gjumi, Kosova është duke u rrezikuar seriozisht nga shovinizmi ruso-serb
SHBA dhe BE-ja të zgjohen nga gjumi, Kosova është duke u rrezikuar seriozisht nga shovinizmi ruso-serb

Skender Mulliqi

  • 28 November 2023 - 16:54

Shkruan: ANALISTI-Skënder Mulliqi

Armët gjithnjë e më shumë po grumbullohen në Serbi, ku Dodik po kërcënon më shkëputjen e Republika Srpska nga BH-ja, së bashku më një zjarr politik në Mal të Zi, pas ardhjes në pushtet të Jakov Millatoviqit. Vendi që më së shumti po rrezikohet nga shovinizmi rusoserbomadh është Kosova, e cila që shumë kohë ju ka ekspozuar kërcënimeve më luftë, nga Putini dhe Vuçiqi, të cilët edhe morën një aksion terroristë në Banjskë të veriut të vendit, e që nuk ja arritën synimit.

 

Fundshekulli i kaluar solli Evropën dhe Amerikën para një sfide të madhe dhe të rrezikshme për paqen botërore. Serbia e Millosheviqit nuk pranojë shpërbërjen e ish –Jugosallvisë në mënyrë paqësore. Ajo në synimin për formimin e Serbisë të Madhe vuri në ballë një ultranacionalist të tërbuar , Milloshviqin për të realizuar elaboratet shfarosëse serbe karshi shqiptarëve autokton. Lufta në ish-Jugosllavi solli viktima të shumta në njerëz dhe shkatërrime të mëdha materiale. Po bëhen 24 vite pas përfundimit të luftës në ish –Jugosllavi më Kosovën. Demokracia mori mbështetje në vendet lindore , e pritej që edhe Rusia të demokratizohej në një masë. Bota Perëndimore ishte e hapur, për të gjithë .Por, që Rusia jo që nuk u demokratizua ,por ajo fillojë më luftën më Ukrainë, që është bërë barrë e madhe e Evropës dhe Amerikës. Çështja e sigurisë ka qenë gjithmonë më e rëndësishme e çdo kombi dhe shteti , dhe duket tashmë së nuk është e mirë në këtë fillim shekull. Bota është bërë edhe më komplekse dhe brutale më luftërat në Ukrainë dhe ndërmjet Izraelit dhe Hamasit. Për shkak të zhvillimeve të tilla, edhe Kosova duhet të bëhet gati për të gjitha sfidat. Normat ndërkombëtare po thyhen , duke marrë një përshkallëzim të rrezikshëm për paqen në botë. Nuk po shohim një përfundim të shpejt më ndonjë marrëveshjeve paqeje në mes Ukrainës dhe Rusisë .Lufta ndërmjet Izraelit dhe Hamasit, përveç një armëpushimi nuk parashikohet që të ndalët shpejt, pavarësisht humbjes të shumë jetëve njerëzore. Paqen e mundshme në Lindjen e Mesme po e pengojnë Irani dhe Rusia, kjo e fundit jetësisht është e interesuar që të gjuajë zjarrin e luftës në pjesën më nevralgjike të Evropës ,në Ballkan, së pari në Kosovë për copëtimin e saj ose edhe më shumë. Armët gjithnjë e më shumë po grumbullohen në Serbi, ku Dodik po kërcënon më shkëputjen e Republika Srpska nga BH-ja, së bashku më një zjarr politik në Mal të Zi, pas ardhjes në pushtet të Jakov Millatoviqit. Vendi që më së shumti po rrezikohet nga shovinizmi ruso- serbomadh është Kosova, e cila që shumë kohë ju ka ekspozuar kërcënimeve më luftë, nga Putini dhe Vuçiqi, të cilët edhe morën një aksion terroristë në Banjskë të veriut të vendit, e që nuk ja arritën synimit. Qëllimi përfundimtar i Rusisë dhe Serbisë së bashku më Kinën është thyerja e fuqisë politike të Amerikës në Evropë dhe normave demokratike, për të kthyer Rusia e diktatorit, Vladimir Putin fuqinë e humbur që e kishte dikur, të ish Bashkimi Sovjetik.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".