Kisha Ortodokse Serbe po e “bekon” pushtetin dhe popullin e mashtruar serb për një luftë të re kundër Kosovës

Kisha Ortodokse Serbe po e “bekon” pushtetin dhe popullin e mashtruar serb për një luftë të re kundër Kosovës
Kisha Ortodokse Serbe po e “bekon” pushtetin dhe popullin e mashtruar serb për një luftë të re kundër Kosovës

Skender Mulliqi

  • 29 November 2023 - 21:25

Shkruan: ANALISTI-Skënder Mulliqi

Në krah të Rusisë të Putinit dhe Serbisë të Vuçiqit është edhe Kisha Ortodokse Serbe, e cila po nxitë propagandë të ndytë të një lufte të mundshme në vitin 2024 në rajon dhe në Kosovë. Aktiviteti kishtar nuk pushoi deri në ditët tona, gjithnjë me bekimin e Rusisë e më të zëshmit ishin Pavle, Irinej etj. Edhe Millosheviq ishte mbështetur në platformën kishtare serbe .Ai më 28 qershor 1989, në Mitingun e Gazimestanit, në fjalimin për luftë, ndër të tjera pohoi:“Miti i Kosovës është edhe çështje kishtare’.

 

Roli i Kishës Ortodokse Serbe, në ndikimin e politikës zyrtare të Serbisë është shumë i madh. E kam thënë disa herë në shkrimet e mia,së Kisha Serbe moti e ka lënë rrugën e predikimit fetar. Ndikimi i saj në shpëtimin e luftës në ish-Jugosllavi, ishte i madh, si frymëzuese shpirtërore, gjoja për padrejtësitë historike që po bëheshin popullit serb. Kisha u vu më të madhe në shërbim të shovinizmit serbomadh në rajon, e më së shumti kundër shqiptarëve. Kjo temë u aktualizue me ngjarjet në Cetinje, që ishte provokim i rëndë I popëve serb ndaj pushtetit në Mal të Zi . Roli destruktiv dhe i lënies të rrugës së Zotit, u shpërfaqë edhe këtyre ditëve në opinion së kjo kishë po përgatit pushtetin dhe popullin serbe në luftë kundër Kosovës. Nuk është e rastësishme Kisha në Banjskë , ku gjetën strehim terroristët e Millan Radojçiqit, në aktin e shëmtuar për zhbërjen e shtetit të Kosovës. Nga ekspertet ushtarakë dhe nga të tjerët doli dyshimi mbi bazat e veprimtarisë të deritashme të kishës, së ato janë bërë depo të armatimit .Edhe pse popët serbë e përgënjeshtruan këtë mundësi, megjithatë duke u bazuar në thirrjet e tyre për luftë në rajon dhe në Kosovë, gjoja për të shpëtuar popullin e persekutuar serb, flasin për implikimin e kishës serbe ,për të ngjallur kohën e luftës të viteve të 90-ta të shekullit të kaluar. Pos kishave , grupet terroriste të armatosura po përdorin duket për strehim dhe si mburojë edhe spitalet dhe qendrat e ndryshme të mjekësisë familjare . Sigurisht së edhe grupi terroristë i Vuçiqit dhe Radojçiqit po përdorin një taktikë të tillë. Edhe deklarimet e fundit që erdhën nga qarqet e ndryshme politike dhe ushtarake ndërkombëtare, flasin në përgatitjen e Serbisë për luftë .Në krah të Rusisë të Putinit dhe Serbisë të Vuçiqit është edhe Kisha Ortodokse Serbe, e cila po nxitë propagandë të ndytë të një lufte të mundshme në vitin 2024 në rajon dhe në Kosovë. Aktiviteti kishtar nuk pushoi deri në ditët tona, gjithnjë me bekimin e Rusisë e më të zëshmit ishin Pavle,Irinej etj. Edhe Millosheviq ishte mbështetur në platformën kishtare serbe .Ai më 28 qershor 1989, në Mitingun e Gazimestanit, në fjalimin për luftë, ndër të tjera pohoi:“Miti i Kosovës është edhe çështje kishtare’.Prandaj edhe sot temë e Vuçiqit dhe kësaj kishe është Kosova, dhe mënyra e vënies së sërishme të saj nën kontroll, pos pjesës të veriut të Mitrovicës. Pse këtë e bëmë pak temë ? Mendoj se duhet të kuptohen të gjitha burimet politike, edhe ato të Kishës Ortodokse Serbe , në angazhimin e Serbisë në Kosovë dhe në rajon, nga kohët e largëta e deri sot. Nëse nuk i marrim parasysh dhe seriozisht këto fakte e shumë të tjera, pasojat mund të janë të mëdha. Putini, Vuqiqi, Dodiku dhe Shesheli, nuk po e fshehin hapjen e Fronitit të Tretë të luftës edhe në Ballkan në synimet fashiste të realizimit të ideve të “botes ruse” dhe të “botës serbe”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".