Mesazh i nxehtë i Perëndimit kundër Serbisë për ta kuptuar e mos provokuar, nëse sulmohet Kosova sulmohet NATO

Mesazh i nxehtë i Perëndimit kundër Serbisë për ta kuptuar e mos provokuar, nëse sulmohet Kosova sulmohet NATO
Mesazh i nxehtë i Perëndimit kundër Serbisë për ta kuptuar e mos provokuar, nëse sulmohet Kosova sulmohet NATO

Dardan Grapci

  • 30 November 2023 - 16:34

Shkruan: ANALISTI-Dardan Grapci

NATO-ja kur i dërgon paralajmërime për veprime ushtarake një shteti, dihet që asnjëherë me këto paralajmërime nuk bëhet lojë por janë vërejtje serioze. Prandaj Serbia duhet ta kuptoj se nëse sulmohet Kosova, atëherë duhet të nënkuptohet së po sulmohet edhe NATO, e kjo nuk do të tolerohet por do të kundërveprohet.



Për të mos ardhur deri te ndonjë provokim eventual serb kundër Kosovës, për të mos lejuar zhvillimin e ndonjë aventure të rrezikshme që do ta ndizte një vatër të re lufte në rajon të Ballkanit dhe më gjerë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg duhet ta merr pëlqimin e të gjitha vendeve anëtare dhe ta rrisin akoma më shumë numrin e ushtarëve të NATO-s deri në rreth 10 mijë ushtare, duke e ditur që shërbimet sekrete të Serbisë dhe Rusisë kaherë janë organizuar, kanë punuar dhe janë mobilizuar, dhe do të tentojnë që në çdo formë ta destabilizojnë situatën jo vetëm në Kosovë por edhe në Ballkan. Fjalimet dhe kërcënimet ndaj Kosovës nga autoritetet serbe që po bëhen gjatë fushatës zgjedhore nuk duhet të merren si aq tragjike dhe me ngritje të alarmit seriozisht, por as nuk duhet te flemë e të mos jemi vigjilent gjithmonë në vëzhgim e vlerësim të situatës, sepse ashtu sikur dhelpra që është dinake, kështu është edhe Serbia.
Prandaj institucionet e shtetit të Kosovës duhet të jenë viza vi të koordinuara dhe të këshilluara me aleancën e NATO-s, duhet të jemi sy qelë dhe të jemi të gatshëm për çdo organizim që mundë ta bëj Serbia qoftë tash gjatë fushatës apo akoma më seriozisht pas zgjedhjeve në Serbi, pas ndërrimit të pushtetit dhe ardhjes së formacionit të ri politik pas zgjedhor në krye të shtetit serb.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg duhet ti thotë hapur Serbisë se Kosova nuk është vetëm, dhe se Kosova shumë shpejtë do bëhet edhe anëtare e NATO-s, prandaj çdo tentativë e ngacmimit dhe rrezikimit të Kosovës me provokimet ushtarake të Serbisë, është provokim dhe ngacmim luftënxitës kundër NATO-s.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".