Kosova nuk guxon ta humbi trenin e fundit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Kosova nuk guxon ta humbi trenin e fundit për anëtarësim në Këshillin e Evropës
Kosova nuk guxon ta humbi trenin e fundit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 30 November 2023 - 16:45

Shkruan: ANALISTI-Reshat Badallaj-Zhuriani

Pra, duhet marrë punët seriozisht që të mos na ikë ky tren, përndryshe do i bëjmë vendit dëm të pa riparueshëm që nuk do të na falet kurrë. Kur e them këtë e kam frikën dhe kthehem në fatin e vendit dhe të kombit tonë se çka na ka ndodhur në të kaluarën duke mos i përsëritur ata që jemi i vetmi komb në tërë rruzullin tokësor që jemi të ndarë në pesë shtete, që shqiptarët kufizohen me shqiptare dhe se gabime të tilla dhe lëshime si ata me gërshërë hartash që na prenë e na copëtuan që trojet tona mbetën jashtë trungut, duke mos i përmendur faktet trishtuese. Pra kjo assesi nuk duhet lejuar që të ndodhë.

 

Ditë më parë në Republikën e Kosovës qëndruan ekspertët nga miqtë tanë dhe kërkuan nga Qeveria e Kosovës kushtet për anëtarësimin në Këshillin e Evropës, gjë që duhet marr tepër seriozisht dhe është e vetmja rrugë për ta zënë hapin, përndryshe do të kemi telashe sikur që kemi pasur në të kaluarën që jemi dëshmitar të kohës. Në reagimet diplomatike, më i zëshmi dhe më seriozi si gjithmonë është ambasadori gjerman zoti Jorn Rohde që edhe përshëndeti raportin e ekspertëve ligjor të Këshillit të Evropës mbi Republikën e Kosovës, por edhe kërkoj angazhimin sa më të shpejtë që është e mundur kur është fjala dhe kur flitet për sistemin juridik dhe politik me standardet e Këshillit të Evropës ato të plotësohen dhe zbatohen. Zoti ambasador Jorn Rode , ç´është e vërteta foli dhe tregoi si lajm jo të mirë për Kosovën kur është fjala për moszbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës në Deçan që e konsideron si shkelje të qartë dhe po ashtu nga politikanët bazhibuzuk që mundohen të vënë dorë në institucionet gjyqësore. Ne nuk kërkojmë që t´iu bëhet qejfi të tjerëve duke shkelur Kushtetutën e Kosovës, mirëpo patjetër duhet kërkuar rrugë që të jemi familje e Bashkimit Evropian dhe duhet punuar shumë me ekspertët e këtyre lëmive që të dalim nga kjo krizë dhe që të mos lëmë që miqtë tanë të dëshmuar të mos na kthejnë shpinën. Pra, duhet marrë punët seriozisht që të mos na ikë ky tren, përndryshe do i bëjmë vendit dëm të pa riparueshëm që nuk do të na falet kurrë. Kur e them këtë e kam frikën dhe kthehem në fatin e vendit dhe të kombit tonë se çka na ka ndodhur në të kaluarën duke mos i përsëritur ata që jemi i vetmi komb në tërë rruzullin tokësor që jemi të ndarë në pesë shtete, që shqiptarët kufizohen me shqiptare dhe se gabime të tilla dhe lëshime si ata me gërshërë hartash që na prenë e na copëtuan që trojet tona mbetën jashtë trungut, duke mos i përmendur faktet trishtuese. Pra kjo assesi nuk duhet lejuar që të ndodhë. Pra për këto oferta të propozuara nga Bashkimi evropian duhet punë dhe shqyrtuar si duhet, dhe të mos i lëmë si shkel e shko, duke pritur se do bëhet mirë. Nuk bëhet mirë puna pa u punuar, e sidomos kur kemi të bëjmë me fatin e popullit, shtetit dhe kombit. Këtë nuk duhet lejuar sepse në fund të fundit është më tepër se i nevojshëm ajo të cilën e thotë edhe ambasadori gjerman z. i nderuar John Rohde 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".