Draft statuti për asociacionin zbarkon zyrtarisht në zyrat e partive politike për ta testuar unitetin politik për shtetin

Draft statuti për asociacionin zbarkon zyrtarisht në zyrat e partive politike për ta testuar unitetin politik për shtetin
Draft statuti për asociacionin zbarkon zyrtarisht në zyrat e partive politike për ta testuar unitetin politik për shtetin

Gani Qarri

  • 03 December 2023 - 07:36

Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri

 

Miratimi për parimet e përgjithshme për Asociacionin, edhe tani në fazën në të cilin procesi është duke u zhvilluar, në fakt nuk është asgjë tjetër, veçse një borxh i mbetur nga ish qeveritarët e kaluar, që tani janë në opozitë, obligim pikërisht i lënë nga ata, që koalicioni aktual e ka të trashëguar prej tyre, andaj dhe vjen gjithë ky presion ndërkombëtar, edhe për ta finalizuar tani praktikisht.

 

Siç u njoftua publikisht nga të gjitha media, të tri partitë politike opozitare, PDK, LDK dhe AAK, tanimë nuk mund ta mohojnë, se e kanë pranuar draft-statutin e Asociacionit nga BE, gjegjësisht nga emisari Mirosllav Lajçak. Kështu që koha e lojërave të tyre politike, ka përfunduar dhe në këtë rast edhe opozita, ka përgjegjësi të barasvlershme për të ndihmuar, komentuar dhe propozuar zgjidhjen finale, pasi që janë pikërisht këta opozitar, të cilët gjatë kohës sa ishin në pushtet, në vitet 2013 dhe 2015, e kanë nënshkruar dy herë , pranuar dhe bashkuar votat edhe me "listën Srpska" për ta miratuar me shumicën e votave edhe në Kuvend, marrëveshjen për asociacionin. Prandaj dorëzimi zyrtar, së fundi edhe nga BE i draft-Statutit të Asociacionit për partitë politike, është fazë e re e obligimit për hapjen e diskutimit publik dhe dhënies së komenteve nga të gjithë, përfshi edhe opozitën, për të arritur konsensusin politik, për ratifikim të draft-statusit në Kuvendin e Kosovës! Miratimi për parimet e përgjithshme për Asociacionin, edhe tani në fazën në të cilin procesi është duke u zhvilluar, në fakt nuk është asgjë tjetër, veçse një borxh i mbetur nga ish qeveritarët e kaluar, që tani janë në opozitë, obligim pikërisht i lënë nga ata, që koalicioni aktual e ka të trashëguar prej tyre, andaj dhe vjen gjithë ky presion ndërkombëtar, edhe për ta finalizuar tani praktikisht.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".