Raporti kritik i DASH-it, mesash i qartë për ta pastruar urgjentisht drejtësinë e kapur nga krimi i organizuar

Raporti kritik i DASH-it, mesash i qartë për ta pastruar urgjentisht drejtësinë e kapur nga krimi i organizuar
Raporti kritik i DASH-it, mesash i qartë për ta pastruar urgjentisht drejtësinë e kapur nga krimi i organizuar

Hajrullah Ternava

  • 03 December 2023 - 07:38

Shkruan: ANALISTI-Hajrullah Tërnava

Kritikat e DASH-it për sistemin e drejtësisë ne Kosove, janë goditje e qëlluar me mesazh mbështetës për Kuvendin, qeverinë dhe presidencën e shtetit, që të angazhohen maksimalisht dhe pa vonesë, që me bazë ligjore të reformohet dhe pastrohet ky sistem i kapur nga nëntoka e krimit të Organizuar. Sistemi i drejtësisë, sipas DASH-it ka dështuar në fushën kyçë të zbatimit të ligjit që ndërlidhet me rrjetet ndërkombëtare kriminale, të terrorizmit.

 

Departamenti amerikan i Shtetit ka thëne se në Kosovë gjatë vitit 2022, institucionet e drejtësisë vazhduan të shqiptonin dënime të ulëta për akuzat e lidhura me terrorizmin, madje ka pasur edhe lirime të parakohshme për këto akuza. Në raportin për Terrorizmin për shtetet, sa i përket Kosovës, u tha se më 2022, Prishtina vazhdoi të riatdhesonte shtetasit e saj nga kampet dhe qendrat e ndalimit në Siri. Aty u tha se operacioni i tretë i riatdhesimin në maj, u krye në bashkëpunim me Shqipërinë dhe u mbështet nga Shtetet e Bashkuara. “Deri më tani, Kosova ka riatdhesuar mbi 120 shtetas. Vlerësohet se 80 shtetas të tjerë vazhdojnë të jenë në kampet e të zhvendosurve apo në qendrat e ndalimit, ose në fushëbeteja në Siri. Dënimet e ulëta për akuzat e lidhura me terrorizmin kanë vazhduar” , u tha në raportin e DASH-it. Madje sipas SHBA-së, qytetarët e Kosovës brenda dhe jashtë vendit, “janë caqe potenciale për rekrutim nga organizatat të dhunshme ekstremiste, me orientim etno-nacionalist apo fetar”. “Gjatë vitit 2022, Kosova ndoqi penalisht një grua të riatdhesuar me ndihmën e SHBA-së. Edhe pse kjo grua u dënua me dy vjet burgim për shkak të bashkimit në grupin Shteti Islamik, gjykatat e Kosovës kanë dënuar të riatdhesuarit me tre deri në katër vjet e gjysmën burgim për organizim dhe pjesëmarrje në aktivitetet terroriste të IS-it” , u tha në raport. Po ashtu, në raportin për Kosovën përmendet ngritja e aktakuzës ndaj Ylber Belës, për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist. Bela ishte riatdhesuar në Kosovë në maj, në përpjekjen e përbashkët me SHBA-në. Në raportin e DASH-it u përmend edhe rasti i aktakuzës ndaj katër personave të dyshuar për përgatitje të veprave terroriste kundër rendit kushtetues. Ata dyshohen se kishin tentuar të krijonin struktura organizative për të kryer sulme terroriste në Kosovë duke kontaktuar me një zyrtar të lartë të grupit Shteti Islamik. DASH tha se në qershor, Gjykata Themelore në Prishtinë liroi nga akuzat katër persona: dy dyshoheshin për përgatitje të sulmeve ndaj klubeve të natës, kishave dhe forcave të Kosovës, dhe dy për vepra të tjera penale. Ata u liruan në mungesë të provave. Sipas ligjeve në Kosovë, për vepra terroriste dhe kundër rendit kushtetues parashihen dënime të ndryshme. Që nga viti 2015, në Kosovë po ashtu ndalohet pjesëmarrja në luftëra të huaja dhe sipas ligjit, parashihen dënime deri në 15 vjet burgim. DASH vuri në pah se Kosova ka legjislacion për të luftuar edhe financimin e terrorizimit, por tha se ka mungesë të një strategji për të adresuar kërcënimet e lidhura me terrorizmin. “Megjithatë, dënimet e shkurtra, lirimet e parakohshme dhe me kusht, si dhe mos organizimi i mbikëqyrjes pas lirimit paraqesin kërcënime për sigurinë”, u tha në raport. Sa i përket incidenteve terroriste më 2022, DASH përmend edhe arrestimin e ish-policit serb të Kosovës, Dejan Pantiq, në dhjetor të vitit 2022, nën akuza për terrorizëm, pas sulmit që përfshiu mjete shpërthyese ndaj zyrave lokale të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe ndaj stafit të këtij komisioni në Mitrovicë të Veriut. Arrestimi i tij kishte nxitur banorët lokalë të vendosnin barrikada në veri të Kosovës, duke bllokuar për disa javë rrugët që çonin drejt pikëkalimeve kufitare të Jarinjës dhe Bërnjakut, që lidhin Kosovën dhe Serbinë. Barrikadat u hoqën pasi Pantiqit iu ndryshua masa e sigurisë nga paraburgim në arrest shtëpiak. Gjithsesi se këto janë vërejtje serioze të DASH-it porosi direkt për të gjitha institucionet e shtetit që të mos bëjnë politikë me sistemin e drejtësisë por për kriminelët të zbatohet ligji me ashpërsinë me të madhe, sepse të njëjtit paraqesin rrezik serioz për shtetin në të gjitha segmente e sigurisë kombëtare dhe ndërkombëtare. Pa një luftim serioz te krimeve ne përgjithësi, e sidomos këto porositë e DASH-it që ndaj kriminelëve të zbatohen ligjet me ashpërsinë më të madhe, që të tjerët të nxjerrin mësime nga ata të cilët u përcaktuan për lufta ndërkombëtare, për të përfituar në emër të fesë së vetë, që në të kundërtën këto inkuadrime në luftime të shteteve tjera për qëllime të tyre që ata i dinë më së miri, shtetin tonë e dëmtojnë shumë, duke e radhitur ndër shtete të tilla që nuk mundet me e kontrollua popullatën e vetë, dhe shërbimet sekrete të shteteve të tjera inkorporohen në popullatën e shtetit tonë dhe me stërvitje nëpër shtete tjera, i përdorin në mënyrat më të rënda, sikur që ndodhi me ISIS-in, dhe tani në këto rrethana që ditë e për ditë qeveria me aktivitetin e sajë insiston që të anëtarësohet Kosova në BE, e që duke e pa këtë realitet, sikur u shpjegua më lartë, bahet pyetja se ky popull a e ka zgjidhur rrugën e duhur, se kah po donë me rrugëtua, drejtë shteteve të BE-së, apo drejtë shteteve të Arabisë. Prandaj shërbimet institucionale në këtë drejtim duhet të jenë më aktive e sidomos ai i AKI-së, dhe ndaj atyre që kanë pretendime fetare, dhe shkojnë për të luftua sikur që ishin mjaftë të inkorporuar në ISIS, që ndaj tyre të ndërmerren masa të pamëshirshme, sepse Kosova i takon Evropës si me territor si me kulturën popullore të sajë që e ka

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".