Refuzimi i Qeverisë në kërkesën e OSBE-së për zgjedhjet serbe, goditje vdekjeprurëse për regjimin kriminal të Vuçiqit

Refuzimi i Qeverisë në kërkesën e OSBE-së për zgjedhjet serbe, goditje vdekjeprurëse për regjimin kriminal të Vuçiqit
Refuzimi i Qeverisë në kërkesën e OSBE-së për zgjedhjet serbe, goditje vdekjeprurëse për regjimin kriminal të Vuçiqit

Naim Miftari

  • 03 December 2023 - 07:41

Shkruan: ANALISTI-Naim Miftari

Edhe Stanot,Borelat,Llajçakat, Eskobarat, Grrnellat ...e shumë të tjerë duket ta din dhe kuptojnë se secili shtet i ka rregullat e veta nuk mundet askush ta përkëdhelë Beogradin në dëm të Kosovës, sepse ishin pikërisht këto përkëdhelje ndërkombëtare nga BE dhe SHBA ndaj shtetit serb që e trimëruan kriminelin radikal Aleksandër Vuçiq, dhe ai tentoj të ja mësyj edhe pushtimit të Kosovës me forca ushtarake e paramilitare.

 

Refuzimi i Qeverisë së Kosovës ndaj OSBE- për ndërmjetësim në mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme të Serbisë edhe në territorin e Republikës së Kosovës, e që nga BE-ja po e konsiderojnë se vendimi i tillë nuk është në përputhje me frymën e dialogut, parimin e mbrojtjes së të drejtave të komuniteteve jo shumicë dhe ndërtimin e besimit mes Kosovës dhe Serbisë, megjithatë është vendim i drejtë dhe tregon konsistencën e Qeverisë për mbrojtje të sovranitetin dhe integritetit të shtetit. Këtë lidhje negative me dialogun, ndikimin në kundërshtim me frymën e dialogut, e ka thënë zëdhënësi i Komisionit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano! Ndërsa reagimi i qeveris të Kosovës në këtë çështje është ai i duhuri, pasi si OSB,OKB,BE, por edhe PETRI dhe të gjithë PATRAT tjerë duhet ditur se Kosova është shtet i pa varur dhe sovran. Çdo qytetar Serb që donë të shkon për të votuar gjatë zgjedhjeve në Serbi mundet lirisht për të shkuar dhe votuar atje, sikur që shkojnë me votue edhe disa qytetar Shqiptar të Kosovës me pasaporta Shqiptare në Shqipëri, e njëri ndër ta është edhe Kryeministri Albin Kurti! Dhe është mirë që tani nuk ka Kosova kryetar e kryeministra me dosje voluminoze të korrupsionit dhe të krimeve të bëra. Shkurt e shqip tash po shihet që shteti jon ka zot dhe rregullat në Kosovë i bënë i zoti i shtëpisë duke zbatuar vetëm ligjin dhe kushtetutën. Dihet që në mesin e shteteve të reja në Ballkan, Kosova i ka ligjet më demokratike, është shteti më i demokratizuar dhe me të drejta të avancuara për të gjitha pakicat, shteti madje më tolerant në botë sa ju përket pakicave etnike . Edhe Stanot,Borelat,Llajçakat, Eskobarat, Grrnellat ...e shumë të tjerë duket ta din dhe kuptojnë se secili shtet i ka rregullat e veta nuk mundet askush ta përkëdhelë Beogradin në dëm të Kosovës, sepse ishin pikërisht këto përkëdhelje ndërkombëtare nga BE dhe SHBA ndaj shtetit serb që e trimëruan kriminelin radikal Aleksandër Vuçiq, dhe ai tentoj të ja mësyj edhe pushtimit të Kosovës me forca ushtarake e paramilitare. Prandaj vendimi për mos lejimin e mbajtjes së zgjedhjeve Serbe në Kosovë me një JO dhe me një pik në fund nga Qeveria e Kosovës është përgjigje e duhur dhe e vetme ligjore, kushtetuese e bazuar në konditat shtetërore!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".