Kushte serioze nga ekspertët evropian për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kushte serioze nga ekspertët evropian për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
Kushte serioze nga ekspertët evropian për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Blerim Burjani

  • 04 December 2023 - 22:32

Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani

 

Aty në mes tjerash përmendet edhe çështja e dialogut me Serbinë dhe marrëveshja për Asociacionin si një kusht tjetër. Nuk duket të jetë fokusuar në mënyrë decidive por kjo thuhet në mënyrë të moderuar se duhet të kryhet obligimi ndërkombëtar për themelimin e Asociacionit.

 

Këto kushte të cilat janë paraqitur në ekspertët ligjor të Këshillit Evropian, në raportin për Kosovën, janë kushte të vështira për këtë qeveri që të përmbushen. Nuk mundet kjo qeveri ta bindi Komunën e Deçanit për ta zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, sepse edhe kur është nxjerr ky vendim ka pasur probleme. Është problem pronësor në mes të Komunës së Deçanit dhe pronës që pretendon Kisha Ortodokse. Ka shumë paqartësi në këtë çështje dhe në trajtim të pronës prejardhjes së pronës dhe kush është pronar i vërtetë. Edhe sot është vështirë për ta verifikuar një historiat të tillë pronësor. Sa ju përket ndërhyrjeve në gjyqësor kjo është shumë serioze, për një vjet më shumë ka dështuar vetëm emërohet formalisht dikush në detyrën je kryeprokurorit të shtetit. Aty në mes tjerash përmendet edhe çështja e dialogut me Serbinë dhe marrëveshja për Asociacionin si një kusht tjetër. Nuk duket të jetë fokusuar në mënyrë decidive por kjo thuhet në mënyrë të moderuar se duhet të kryhet obligimi ndërkombëtar për themelimin e Asociacionit. Mendoj se ky raport vlerësues për Kosovën, rreth anëtarësimit në Këshillin e Evropës, i kushtëzon disa marrëveshje të cilat paraprakisht duhet të zbatohen.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".