Edhe një thirrje institucioneve të shtetit për Vetting në drejtësi, pastrim dhe shkëputje nga zinxhiri i lidhjes me grupet e mafies

Edhe një thirrje institucioneve të shtetit për Vetting në drejtësi, pastrim dhe shkëputje nga zinxhiri i lidhjes me grupet e mafies
Edhe një thirrje institucioneve të shtetit për Vetting në drejtësi, pastrim dhe shkëputje nga zinxhiri i lidhjes me grupet e mafies

Dardan Grapci

  • 05 December 2023 - 21:54

Shkruan: ANALISTI- Dardan Grapci

Rasti makabër e vrasjes së paramenduar dhe i kontraktuar nga bashkëshorti, i Liridona Ademajt, po e zbulon faktin që nuk mundë të kontestohet, se janë pikërisht lidhjet e ngushta të krimit me drejtësinë, mos shqiptimi i dënimeve meritore për autorët e ndryshëm të krimeve, nga ato më të thjeshtat, vepra të lehta ordinere kundërvajtës e deri te veprat më të rënda penale e kriminale, ato elemente që po e stimulojnë zhvillimin e të gjitha llojeve të krimit, jo vetëm zhvatje e korrupsion që sjell përfitime milionëshe nga shpërdorimi i buxhetit, por edhe këto më të rëndat që janë shkatërrimtare për shoqërinë, duke mos luftuar dhunën në familje, që është trungu dhe bazamenti i zhvillimit të një shoqërie të shëndoshë.

 

 

Drejtësia në Kosovë që nga viti 2000 e deri më sot është duke shkuar shkel e shko. Asnjë rast që ka të bëj me afera korruptive dhe pastaj me vrasje nuk ka përfunduar me sukses, e as personat nuk janë dënuar me dënime meritore, shembull për të tjerët që të mos përsëriten vepra e krime të atyre niveleve. Shumë dënime kanë përfunduar pa arrest paraprak dhe pa ndëshkim që do të duhej të ishte meritor dhe mësim për të tjerët. Plotë vendime skandaloze të formë s së prerë vetëm me shqiptim të gjobave në vlerë monetare, dhe atë shumë simbolike dhe qesharake. Rasti i fundit vlen të theksohet se nëse edhe kësaj radhe gjyqësori nuk e dënon bashkëshortin e Liridona Ademaj me burgim të përjetshëm, atëherë lirisht mund të themi që gjykatat janë të kapur nga mafia dhe korrupsioni. Është shifër shqetësuese, për të kapur kokën nga frika, e dhëna sipas të cilës 52 gra rezultojnë të vrara për këto 13 vite, dhe asnjë kriminel ende nuk është dënuar me dënim të ashpër që do të ndikonte në aspektin psikologjik tek individët tjerë, potencial të rrezikshëm për krime të tilla. Janë raste tepër të pa përgjegjshme kur në vend se ushtruesi i dhunës apo krimit, në vend se të arrestohet , veprohet përkundrazi, është lënë i lirë dhe i dënuar vetëm me të holla. Gjithsesi për ta edukuar këtë sistem të drejtësisë kosovare, sistem i tej korruptuar, Vettingu duhet urgjentisht të miratohet dhe të hyj në fuqi, dhe të fillohet menjëherë me pastrimin e gjyqësorit në tërë territorin e Republikës së Kosova.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".