Tema e Asociacionit duhet të ketë përgjigje unike politike të shtetit të Kosovës, pozitë dhe opozitë

Tema e Asociacionit duhet të ketë përgjigje unike politike të shtetit të Kosovës, pozitë dhe opozitë
Tema e Asociacionit duhet të ketë përgjigje unike politike të shtetit të Kosovës, pozitë dhe opozitë

Hajrullah Ternava

  • 05 December 2023 - 22:00

Shkruan: ANALISTI- Hajrullah Tërnava

 

Tani kur Kosova gjendet seriozit pata testit të madh, vendosjes rreth i Asociacionit, është situatë e qartë për të gjitha partitë politike, sepse këtë dokument tani e kanë të gjitha partitë në fjale, dhe ai duhet të studiohet mire dhe të analizohet në hollësi, që mos të ketë alternativa dykuptimëshe që në të ardhmen mundet të keqkuptohet, e që pala e kundërt mundet tani ti përdorë ato, që të thirret në atë alternativën që i konvenon asaj, e që me këto veprime tani do ta sillte në situatë të vështirë çështjen politike në Kosovë.

 

Miratimi i Asociacionit nga ana e Kosovës do të jetë test i nivelit kombëtar dhe shtetëror, konsensusi politik i partive politike shqiptare për finalizimin e draft statutit për Asociacionin, pasi që tash më ky dokument në formë të zyrtarizuar është dorëzuar për studim dhe analizë nga të gjitha subjektet politike, por edhe nga shoqëria civile. Është e nevojshme tani që të arrij skena politike e Kosovës dhe bota akademike që të bashkohen në një trup dhe të flasin e të vendosin, qoftë për qëndrimin pozitiv apo negativ të këtij versioni final të cilin e kanë pranuar nga Bashkimi Evropian, për ta komentuar dhe deklaruar pro apo kundër, për të propozuar alternativën në nuanca të caktuara që qartëson ruajtjen e plotë dhe të pacenueshme të sovranitetit dhe integritetit të shtetit, dhe nga ana tjetër plotëson obligimin ndërkombëtar të marrëveshjes e cila e ka mbajtur peng Kosovën që nga viti 2013 e deri më sot. Me një përbashkim të të gjitha strukturave, si politike njashtu edhe shkencore, për një analizë të thellë të Asociacionit dhe pajtimit për një miratim që s’ka alternativa, kishte me qenë i mirëpritur që më në fund Kosova ta plotësoj kushtin që çështja jonë ta arrij qëllimin e plot të pajtimit me Serbinë sipas marrëveshjes së Ohrit, të ndërmjetësuar nga ndërkombëtarët, dhe Kosova ti arrij ato qëllimet e saja të anëtarësimit në institucionet ndërkombëtare si në BE, NATO, INTERPOL dhe OKB.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".