Kosova para presionit të BE-së, Asociacioni dhe zgjedhjet e shpejta në veri të Kosovës apo rrëzimi i qeverisë dhe zgjedhje të jashtëzakonshme

Kosova para presionit të BE-së, Asociacioni dhe zgjedhjet e shpejta në veri të Kosovës apo rrëzimi i qeverisë dhe zgjedhje të jashtëzakonshme
Kosova para presionit të BE-së, Asociacioni dhe zgjedhjet e shpejta në veri të Kosovës apo rrëzimi i qeverisë dhe zgjedhje të jashtëzakonshme

Blerim Burjani

  • 07 December 2023 - 07:37

Shkruan: ANALISTI- Blerim Burjani

Tash problemi kryesor është se për çfarë nuk janë bërë hapat drejtë plotësimit të kushteve për shtensionim. Pra është kërkesë që të bëhen hapa evidentë, të zhvendoset kryetari i vetëm që qëndron i ngujuar në zyre, të largohen policët nga ndërtesat në veri, dhe të shpallen zgjedhjet. Ka pasur kohë të mjaftueshme deri më tash që kryetarët aktual të japin dorëheqje. Tashmë nënshkrimet nuk janë bërë për të shkuar në zgjedhje. Pra Kosova mbetet nën masa sanksionuese dhe me kushtin merr ose leje ,ose përmbushi kërkesat ose mbetet nën masa.

-Qeveria e Kosovës do të duhej të vepron më shpejtë, që të përgatitet lidhur me konkluzat e BE-së të cilat kërkojnë nga Kosova kushte për heqjen e masave kufizuese të cilat janë fuqizuar për shkak të tensioneve në veri të Kosovës me rastin e zgjedhjes së kryetarëve të rinj shqiptar, që erdhën në pozita si rezultat i bojkotit nga shumica serbe. Këshilli i Bashkimit Evropian do t’i bëjë thirrje Kosovës që të bëjë më shumë në fushën e sundimit të ligjit, si dhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ndërsa do të mirëpresë hyrjen në fuqi të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës nga 1 janari i vitit që po vjen. Kjo porosi është në draftin e konkluzioneve që pritet të miratohen nga vendet anëtare të BE-së në takimin e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme, më 12 dhjetor, në nivel të ministrave, e të cilat pastaj pritet të konfirmohen edhe nga udhëheqësit e BE-së, në një samit të paraparë për t’u mbajtur më 14 dhe 15 dhjetor. Mirëpo nuk do të jenë vetëm këto kërkesa dhe konstatime. Në draftin e këtij dokumenti kërkohen edhe masa konkrete të ecjes përpara në dialogun me Serbinë dhe stabilizimin e normalizimin e situatës në veri Finalizimi i Asociacionit dhe zgjedhjet për kryetar komunash.

Tash problemi kryesor është se për çfarë nuk janë bërë hapat drejtë plotësimit të kushteve për shtensionim. Pra është kërkesë që të bëhen hapa evidentë, të zhvendoset kryetari i vetëm që qëndron i ngujuar në zyre, të largohen policët nga ndërtesat në veri, dhe të shpallen zgjedhjet. Ka pasur kohë të mjaftueshme deri më tash që kryetarët aktual të japin dorëheqje. Tashmë nënshkrimet nuk janë bërë për të shkuar në zgjedhje. Pra Kosova mbetet nën masa sanksionuese dhe me kushtin merr ose leje ,ose përmbushi kërkesat ose mbetet nën masa. Fatkeqësisht nuk ka gatishmëri nga qeveria për të përmbushur kërkesat e parashtruara. Tash duket se është qëllimi që shteti të shkoj në zgjedhje dhe të dështoj asociacioni. Tani mbetet të pritet e të shihet se cilat do të jenë ato zhvillime interesante që do të zhvillohen në këtë proces.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".