Nuk ka marrëveshje dhe besë me Serbinë, KFOR-i dhe Kosova duhet të jenë gati e të përgatitura edhe për skenarin e agresionit terrorist serbë në Kosovë

Nuk ka marrëveshje dhe besë me Serbinë, KFOR-i dhe Kosova  duhet  të jenë gati e  të përgatitura  edhe për skenarin e agresionit terrorist serbë në Kosovë
Nuk ka marrëveshje dhe besë me Serbinë, KFOR-i dhe Kosova  duhet  të jenë gati e  të përgatitura  edhe për skenarin e agresionit terrorist serbë në Kosovë

Muhamet Kelmendi

  • 07 December 2023 - 07:40

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Aktualisht gjenden në Kosove rreth 5000 forca të KFOR-it. Natyrisht se nuk mjaftojnë nëse Kosova sulmohet me ushtri dhe paramilitar serbë nga Serbia. Ndërsa, për rend dhe qetësi, pa agresion nga jashtë, institucionet tona të sigurisë dhe trupat ekzistuese të KFOR-it janë në gjendje ta ruajnë situatën. Këtu duhet marrë për bazë edhe forcat policore dhe ushtarake të Kosovës. Shtimin e forcave e kanë kërkuar shumë shtete të BE-së dhe jashtë saj, anëtarët e NATO-s etj. Edhe në takimin e fundit të NATO-s në Bruksel u kërkua shtimi i forcave të KFOR-it. U tha se,-"rreziku nga grupet kriminale serbe dhe Serbia është i pranishëm në Ballkan,-" Serbisë ju bë thirrje për largimin e bazave ushtarake nga kufiri me Kosovën. Tërë këto kërkesa nuk po i dëgjon Serbia.

-Gjendja në mes të Kosovës dhe Serbisë është jashtë kontrollit që nga përfundimi i luftës së fundit. Ajo kurrë nuk u stabilizua. Francezët e krijuan një territor të pastër serb në veri, duke dëbuar shqiptarët nga veriu, qw tash po vepron për bashkimin e viseve veriore të Kosovës me shtetin serb. Këtë qellim e ka edhe Serbia. Ideologjia kishtare serbe për bashkimin e botes serbe në Ballkan në një shtet me Serbinë, është bërë ideologji e vetë shtetit serb. Në fushat po propagandohet bashkimi i tërë serbëve në një shtet. Këtu duhet të bëjë pjesë Bosnja e Hercegovina, viset serbe në Kroaci, Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Ky shtet që u krijua nga Kongresi i Berlinit. Konferenca e Ambasadorëve, Mbledhja e Versait, po punon për ribashkimin e këtyre territoreve nën Serbi.. Me këtë qëllim është veprimi aktual i shtetit serb, sikundër edhe propaganda aktuale dhe grupet e armatosura terroriste serbe . Këtu është Kosova në ballë të agresionit serb. Dhe,natyrisht se terrori i Banjskës e ka treguar këtë.

Për ta ndalur këtë terrorizëm serbomadh, po kërkohet nga NATO, që të bëhet shtimi i trupave të KFOR-it në Kosovë. Anglia i ka dërguar edhe 400 forca të reja, SHBA po ashtu dhe Turqia dhe Italia. Në vitin e ardhshëm do i dërgon edhe Gjermania rreth 180 forca të reja. Aktualisht gjenden në Kosove rreth 5000 forca të KFOR-it. Natyrisht se nuk mjaftojnë nëse Kosova sulmohet me ushtri dhe paramilitar serbë nga Serbia. Ndërsa, për rend dhe qetësi, pa agresion nga jashtë, institucionet tona të sigurisë dhe trupat ekzistuese të KFOR-it janë në gjendje ta ruajnë situatën. Këtu duhet marrë për bazë edhe forcat policore dhe ushtarake të Kosovës. Shtimin e forcave e kanë kërkuar shumë shtete të BE-së dhe jashtë saj, anëtarët e NATO-s etj.

Edhe në takimin e fundit të NATO-s në Bruksel u kërkua shtimi i forcave të KFOR-it. U tha se,-"rreziku nga grupet kriminale serbe dhe Serbia është i pranishëm në Ballkan,-" Serbisë ju bë thirrje për largimin e bazave ushtarake nga kufiri me Kosovën. Tërë këto kërkesa nuk po i dëgjon Serbia. Shteti serb po vazhdon ideologjinë agresive dhe po i përgatitë forca terroriste për të bërë aksione terroriste në Kosovë. Priten veprime të ashpra dhe shumë të rënda. Kosova kërkohet të jetë syçelë dhe e përgatitur për tu mbrojtur nga këto forca terroriste serbe.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".