Liridona Ademaj e dinte sekretin e bizneseve të pista të Behxhet Pacollit dhe Naim Murselit, ndërtimtaria dhe gastronomia e Behxhet Pacollit janë vetëm mbulesë dekorim i bizneseve të tij reale

Liridona Ademaj e dinte sekretin e bizneseve të pista të Behxhet Pacollit dhe Naim Murselit, ndërtimtaria dhe gastronomia e Behxhet Pacollit janë vetëm mbulesë dekorim i bizneseve të tij reale
Liridona Ademaj e dinte sekretin e bizneseve të pista të Behxhet Pacollit dhe Naim Murselit, ndërtimtaria dhe gastronomia e Behxhet Pacollit janë vetëm mbulesë dekorim i bizneseve të tij reale

Naim Miftari

  • 07 December 2023 - 07:46

Shkruan: ANALISTI - Naim Miftari

Pacolli e kishte lutur në Moskë disa herë rresht Boris Jelcinin që Rusia ti shiste apo ti dhuronte Serbisë tri sisteme bateri kundërajrore sisteme raketore S300 që Serbia të mbrohej nga kërcënimet e NATO-s nëse sulmohet, por presidenti Rus Boris Jelcini kishte kundërshtuar kategorish, duke u arsyetuar se në atë kohë ishin gati vetëm 8 sisteme të tilla S 300, që janë në Rusi dhe të cilat janë pozicionuar ashtu që të mbrojnë Moskën!

Ai e dinte dhe a kishte njohuri se ndjera Liridona Ademaj, dinte shumëçka rreth multi milionave të korrupsionit që endeshin nëpër botë me aeroplanë përmes burrit të saj Naim Murseli, sidomos nëpër shtete Afrikane. Shumica e multi milionave rrjedhin nga korrupsioni por edhe nëpërmjet aeroportit ndërkombëtar të Tiranës. Nëse mendoni se Bahgjet Pacolli pasurin kryesore e ka fituar vetëm duke punuar bashkë me ambasadorin Serb në Moskë Bora Millisheviçin dhe me Boris Jelcinin e vajzat e tij në restorantin e ndërtesës së Kremlinit e keni shumë gabim! Pacolli parat kryesore i ka fituar dhe i fiton nga korrupsioni global dhe sidomos i ka fituar nga tregtia me armë ushtarake për shtetet diktatoriale në Afrikë, si për shembull me diktatorin Mobuto, Moamer El Gadafin...që i ka furnizuar me armë Ruse dhe Serbe, duke filluar nga armët më të lehta, pushkët, municionet e tyre e deri te tanket dhe tek aeroplanët e luftës, dhe sidomos sistemet raketore kundërajrore Ruse!

Pacolli e kishte lutur në Moskë disa herë rresht Boris Jelcinin që Rusia ti shiste apo ti dhuronte Serbisë tri sisteme bateri kundërajrore sisteme raketore S300 që Serbia të mbrohej nga kërcënimet e NATO-s nëse sulmohet, por presidenti Rus Boris Jelcini kishte kundërshtuar kategorish, duke u arsyetuar se në atë kohë ishin gati vetëm 8 sisteme të tilla S 300, që janë në Rusi dhe të cilat janë pozicionuar ashtu që të mbrojnë Moskën! Kur kishte gjurmuar kundër Behgjet Pacollit kryeprokurorja e shtetit të Zvicrës Carlla Dela Ponte për pak ishte vrarë në një vizitë zyrtare në Rusi. Atje ,kishte shpëtuar vetëm fal fatit sepse kishte ikur natën në pizhame nga hoteli në Moskë dhe ishte strehuar në ambasadën Zvicerane në Moskë. Nga ajo kohë si Carlla Dela Ponte dhe vartësi i saj më vonë, edhe senatori Zviceran Dick Marti na urrejnë me gjithë shpirt neve Shqiptarëve .

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".