Të hetohet edhe Behgjet Pacolli, kumbara i kriminelit Naim Murseli

Të hetohet edhe Behgjet Pacolli, kumbara i kriminelit Naim Murseli
Të hetohet edhe Behgjet Pacolli, kumbara i kriminelit Naim Murseli

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 07 December 2023 - 07:52

Shkruan: ANALISTI - Reshat Badallaj - Zhuriani, gazetar hulumtues

Në foto shihet publikisht se i´a preu flokët, e pas kamerave ndoshta i ka prerë edhe diçka tjetër. Pasi ndodhi ky krim i paparë, filluan të dalin në dritë edhe shumë gjëra që po ashtu, nuk po i përmendi tani për tani,por, i kërkojë publikisht Prokurorisë së Republikës së Kosovës, që të hetohet Behgjet Pacolli se cilat ishin lidhjet e tij me Naim Murselin? Ishte edhe këshilltar i Behgjetit dhe me sa dimë ne këshilltar pa pagesë dhe pyesim ne: Përse këshilltar pa pagesë? A ka pasur shkelje në emërimin e tij? Si u njoftuan këta të dy dhe nuk duhet besuar Behgjetit se çka thotë dhe as që duhet besuar edhe disa njerëzve që i ka rrotull vetes. Por hetuesia ti zhvilloj hetimet në mënyrën më profesionale të mundshme. Një gjë më thotë mendja dhe mesi po e pres se policia e Republikës së Kosovës, me kohë i ka përgjuar telefonatat dhe gjëra të tjera se ky kriminel i paparë kanë zhvilluar bisedat e pista.

(Letër e hapur Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës)

*Te hetohet Behgjet Pacolli, se si e afroi në oborrin e tij për këshilltar, a ka shkelje të procedurave, të hetohet Behgjet Pacolli, se a ka lidhje dhe cilat janë ato në biznese me këtë kriminel, shikoni dhe dëgjoni se çka thonë nga stanet e Behgjetit për këtë kriminel, sa turp, sa marrja e zezë. Përse këta nuk e thanë asnjë fjalë të keqe, ama asnjë fjalë, keq sa ishin bashkë në dyzen ahengjesh, le ta gjejnë vetëm një fjalë që kanë thënë kundër tij kur hanin me një grazhd bashkë, shikoni së fundi arsyetimet se çfarë kontradikta ka se ku gjendet Behgjet Pacolli, ku, në Tiranë, në Lindje të mesme të largët... Mirë, po e zëmë se i ka hyre frika në palcë Behgjetit me këtë rast kriminal të krahut të djathtë, Naim kriminelit, po përse ky nuk shkoi as për ngushëllime te familja e Liridonës si Kumbar (Ah, more kumo,kumo...), fol përse? Kemi dëshirë të japish arsyetime dhe të qesh pa fund mileti... Të hetohet Behgjet Pacolli se a janë dëgjuar e përgjuar bisedat telefonike me këtë kriminel, ku ka ndejtur, ku ka udhëtuar, ku ka hëngër e ka pirë nëpër hotele luksoze , të pyetet a e kupton se çka do të thotë fjala këshilltar pa pagesë se kjo ka rëndësi... Vetëm përcilleni se çka bënë Behgjeti, nuk di gjë tjetër, vetëm i ndërsen disa të ngrenë padi penale, se ka para, por ne i themi publikisht se "NUK NA NIN AS MUSE TAHIRI!!!" Krimi që ndodhi ditë më parë ,ka tronditur Kosovën dhe jo vetëm Kosovën por tërë botën ku jetojnë dhe punojnë shqiptarët. Krimineli Naim Murseli, ish këshilltar i Behgjet Pacollit, është arrestuar për vrasjen e gruas së tij, Liridona Ademaj.

Për të mos përshkruar detajisht krimin se si ky kumbara i Behgjet Pacollit vrau gruan e tij, Liridonën sepse nuk ka tani për tani njeri i gjallë dhe i vdekur që nuk është trishtuar. Pra, t´i bie shkurt e shqip sipas asaj thënies së famshme: "Me trego me kë rri, t´i tregoj se kush je tí tregoj shokët". Ky kriminel ( ka të ngjarë se do të del edhe peder (?), do i presim faktet), se çka do të zbardhet, kudo shihet se ka qenë krahu i djathtë i Behgjet Pacollit, bile Behgjeti bëhet edhe kumbar i familjes së Naim Murselit. Në foto shihet publikisht se i´a preu flokët, e pas kamerave ndoshta i ka prerë edhe diçka tjetër. Pasi ndodhi ky krim i paparë, filluan të dalin në dritë edhe shumë gjëra që po ashtu, nuk po i përmendi tani për tani,por, i kërkojë publikisht Prokurorisë së Republikës së Kosovës, që të hetohet Behgjet Pacolli se cilat ishin lidhjet e tij me Naim Murselin? Ishte edhe këshilltar i Behgjetit dhe me sa dimë ne këshilltar pa pagesë dhe pyesim ne: Përse këshilltar pa pagesë? A ka pasur shkelje në emërimin e tij? Si u njoftuan këta të dy dhe nuk duhet besuar Behgjetit se çka thotë dhe as që duhet besuar edhe disa njerëzve që i ka rrotull vetes.

Por hetuesia ti zhvilloj hetimet në mënyrën më profesionale të mundshme. Një gjë më thotë mendja dhe mesi po e pres se policia e Republikës së Kosovës, me kohë i ka përgjuar telefonatat dhe gjëra të tjera se ky kriminel i paparë kanë zhvilluar bisedat e pista. Dorën në zemër edhe këtu i kanë shpresat dhe po e them publikisht, të paktën kështu më thotë mendja se ky kriminel ka komunikuar edhe me Behgjet Pacollin, gjë që do të presim, se çka kanë biseduar mes veti. Nuk po e them se unë po e përfshij në këtë krim, them ose para se të zbardhet ky krim, por krejt se çka është bërë biseda që mua më thotë mendja se jo vetëm që është shkelur ligji, por duhet të marrin edhe veprat e dënueshme sipas ligjit. Pra, kësaj radhe nuk do shkruaj qëllimisht më shumë, por, së pari, po kërkojmë nga hetuesia, nga Prokuroria që të fillojnë hetimet se si e afroi Behgjet Pacolli këtë kriminel dhe nuk duhet besuar asnjë fjalë se çka thotë ai Behgjeti, por hetimet të fillojnë në mënyrën profesionale për bizneset me këtë kriminel dhe shumë çka tjetër dhe do shohim se çka do zbardhet.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".