Dialogu dhe arritja e marrëveshjes me Kosovën po sfidohet nga koalicioni i kriminelëve serb për pushtet në Serbi dhe me një luftë të re në Ballkan

Dialogu dhe arritja e marrëveshjes me Kosovën po sfidohet nga koalicioni i kriminelëve serb për pushtet në Serbi dhe me  një luftë të re në Ballkan
Dialogu dhe arritja e marrëveshjes me Kosovën po sfidohet nga koalicioni i kriminelëve serb për pushtet në Serbi dhe me  një luftë të re në Ballkan

Skender Mulliqi

  • 07 December 2023 - 07:57

Shkruan: ANALISTI-Skënder Mulliqi

Edhe një herë tjetër disa fjalë për tre njerëzit më të poshtër, të cilët po bëhen bashkë në Serbi . Treshja famoze është serish bashkë, si në kohët e vjetra kur organizonin formacione paramilitare, të cilët bënë etnocid dhe urbicid mbi popujt jo sllavë në ish-Jugosllavi. Edhe pse kanë ndryshuar rrethanat, nuk kanë ndryshuar radikalët në Serbi, në krye më Vuçiqin , Sheshelin dhe Nikoliqin. Këta janë njerëz pa fije morali, shovinist serbomëdhenj, të orientuar kundër shqiptarëve, janë bërë bashkë në skenën politike si turma më e frikshme në Ballkan.

- Këto mbeturina të së kaluarës ngjallin kujtime të periudhës më të errët të fundshekullit të kaluar. Asnjë kthesë pozitive nuk pamë në Serbi historikisht, të orientuar kundër çdo gjëje shqiptare. Këta po ringjallen ne vend që të ishin në plehun e historisë. Në cilin shtet tjetër Vuqiq, Sheshel dhe Nikoliq nuk do të kishin mundësi të ndajnë pushtetin, veç grilave të burgut. Ultra nacionalistët nuk po fshehin së duan të vazhdojnë aty ku punët ekspansoiniste i ka lënë përgjysmë Millosheviqi, për të bërë edhe një herë luftëra kundër fqinjëve të tyre, për ri zgjerimin e territorit për Serbi të Madhe. Të gjitha motivimet e tyre për luftë ndaj shqiptarëve vijnë nga elaboratet e Garashaninit , Qubriloviqit , të SANU etj. Kan filluar edhe të thurin këngë të reja motivuese në ngjarjet e ndryshme sportive , për pushtimin e Kosovës. Ekstaza serbo çetnike antishqiptare, e cila eksiton vetëm në kokat e njerëzve maskarenj, po hapet gjithnjë më shumë në Serbi .

Serbët po rreshtohen karshi atyre të cilët sollën vdekje dhe shkatërrim në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar. Në interesin e tyre janë veprimtaritë terroriste në rajon, e posaçërisht për ndarje apo pushtim të Kosovës. Është bërë tashmë e qartë pse Vuçiqi vendosi të angazhojnë të gjitha forcat në dispozicion , përfshirë Nikoliqin me babain e tij politik , kriminelin e luftës dhe shefin, Voisllav Sheshel, që të mbesin në pushtet edhe dhe për një mandat. Bashkimi i tre ultra-nacionalistëve serb, është sinjal edhe për bashkësinë ndërkombëtare, që tu ndalohet synimi i tyre të realizimit të idesë megalomane të botës serbe, i cili koncept politik fashist, është luftë e re në Ballkan.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".