Arrestimi i Millan Radojçiqit jashtë kufijve të Serbisë nga INTERPOL-i mundësi e vetme për ekstradim dhe gjykim në Republikën e Kosovës

Nexhat Haziri

  • 09 December 2023 - 08:09

Shkruan: ANALISTI - Nexhat Haziri

Edhe në rastin e Radojçiqit nuk duhet pritur që Serbia të jetë bashkëpunuese dhe ta ekstradoj në Kosovë, por do të ndjekë si në rastet e tjera procese gjyqësore farsë ndaj Radojçiqit por edhe të tjerëve nga grupi paramilitar dhe terrorist serb të 24 shtatorit për t'i hedhur hi syve opinionit ndërkombëtar. Por tani është po ashtu e rëndësishme se pas shpalljes së fletë arrestit ndërkombëtar nga INTERPOL për Radojçiqin, ky nuk do të mund të udhëtojë jashtë Serbisë, dhe në rast se arrestohet jashtë territorit të Serbisë ai do të ekstradohet në Kosovë.

Fletë arresti ndërkombëtar, nga INTERPOLI dhe shpallja në kërkim e ish-nënkryetarit Milan Radojçiq dhe njëmbëdhjetë të tjerëve nga grupi kriminal e terrorist që sulmoi policinë e Kosovës më 24 shtator, duke cenuar integritetin territorial të Kosovës, padyshim se është një goditje e rendë edhe për grupet e tjera kriminale serbe në pjesën veriore të vendit. Ky hap ka ardhur edhe në saje të fakteve dhe hetimit që është bërë edhe nga ana e faktorit ndërkombëtar në Kosovë përmes KFOR-it dhe po të njëjtit i kanë bërë trysni zyrës së UNMIK-ut në Kosovë që ta ndihmoj Kosovën në raport me INTERPOLIN për t'u trajtuar çështja e sulmit të 24 shtatorit dhe grupin terrorist të cilit i printe Milan Radojçiq ish-nënkryetar i Listës Serbe, grup ky i financuar dhe i mbështetur në të gjitha format nga Beogradi zyrtar.

Tani me këtë fletarrestim për Radojçiqin dhe pjesëtarët e tjerë të grupit terrorist, po ashtu është goditur edhe ish udhëheqja e Listës Serbe të cilët patjetër që në një të ardhme duhet ti nënshtrohet një hetimi për implikimin e mundshëm të tyre në ngjarjen e 24 shtatorit. Natyrisht se ky zhvillim i ri lidhur me fletë arrestin e INTERPOLIT për Radojçiqin dhe të tjerët do të nxisë Beogradin zyrtar për të bërë disa veprime ndaj Radojçiqit sa për të tentuar për ta mashtruar opinionin dhe për t'i bërë ballë presionit ndërkombëtar siç edhe e tha Presidenti serb Vuçiq se ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojçiq do të përballet me procedura serioze në Serbi. Por ne jemi dëshmitar se çfarë serioziteti ka shteti serb kur bëhet fjalë për serbët e inkriminuar qoftë në krime lufte në ish republikat jugosllave, qoftë në luftën e fundit në Kosovë, të cilët jo që nuk i ka ndjekur dhe vënë para drejtësisë për krimet e tyre por i ka marrë në mbrojte dhe i ka glorifikuar si beronjë kombëtar serb. Andaj vetëm nga presioni ndërkombëtar Serbia është detyruar që ti arrestojë disa nga kriminelët e luftë , por edhe në raste të tjera të ngrihen procese gjyqësore në të shumtën e rasteve farsë gjoja për t'i dënuar përgjegjësit për krime lufte.

Edhe në rastin e Radojçiqit nuk duhet pritur që Serbia të jetë bashkëpunuese dhe ta ekstradoj në Kosovë, por do të ndjekë si në rastet e tjera procese gjyqësore farsë ndaj Radojçiqit por edhe të tjerëve nga grupi paramilitar dhe terrorist serb të 24 shtatorit për t'i hedhur hi syve opinionit ndërkombëtar. Por tani është po ashtu e rëndësishme se pas shpalljes së fletë arrestit ndërkombëtar nga INTERPOL për Radojçiqin, ky nuk do të mund të udhëtojë jashtë Serbisë, dhe në rast se arrestohet jashtë territorit të Serbisë ai do të ekstradohet në Kosovë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".