Ftesa e Presidentes Osmani partive politike për Asociacionin thirrje për konsensus

Ftesa e Presidentes Osmani partive politike për Asociacionin thirrje për konsensus
Ftesa e Presidentes Osmani partive politike për Asociacionin thirrje për konsensus

Blerim Burjani

  • 10 December 2023 - 07:18

Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani

Qëllimi është që të shpërndahet përgjegjësia, se kush është përgjegjës për themelimin e Asociacionit. Këtu pra në ndihmë do të vjen edhe SHBA dhe BE ndaj pozitës aktuale. Nëse arrihet ndonjë përafrim qëndrimesh, dhe nëse të gjithë pajtohen, s’ka më pastaj zhurmë dhe përkeqësim të gjendjes e sigurisë.

 

 

Takimi i ftuar nga Presidentja Vjosa Osmani, për krerët e partive politike lidhur me draft-statutin e Asociacionit,sigurisht që ka një peshë të rëndësishme. Ky takim mundë të jetë për qëllimin e marrjes së opinioneve prej partive politike,pra kërkojnë konsensus për shkak se mazhoranca në pushtet nuk kanë guxim të marrin vendime të rënda për shtetin. Pra shihet ashiqare që në pyetje është mungesa e guximit për të vepruar dhe prandaj kërkohet konsensus i plotë pozitë e opozitë. Qëllimi është që të shpërndahet përgjegjësia, se kush është përgjegjës për themelimin e Asociacionit. Këtu pra në ndihmë do të vjen edhe SHBA dhe BE ndaj pozitës aktuale. Nëse arrihet ndonjë përafrim qëndrimesh, dhe nëse të gjithë pajtohen, s’ka më pastaj zhurmë dhe përkeqësim të gjendjes e sigurisë. Në këtë rast mundë të jenë të gjithë pro apo kundër. Pra të gjithë bashke kundër kushtetutës, sepse vend dhe për të kënaqur apetitet serbe nuk ka mjaftuar plani i Ahtisarit dhe Kushtetuta. Pra në këtë takim pritet të provohet nëse do te ketë marrëveshje për të marrë përgjegjësi kolektive. Tash pritet te shihet se a do te ketë zyrtarizim të plotë të marrëveshjes.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"