Edhe Behgjet Pacolli në qendër të pistës së hetimit për kurdisjen e vrasjes kriminale të Liridona Ademajt

Edhe Behgjet Pacolli në qendër të pistës së hetimit për kurdisjen e vrasjes kriminale të Liridona Ademajt
Edhe Behgjet Pacolli në qendër të pistës së hetimit për kurdisjen e vrasjes kriminale të Liridona Ademajt

Gani Qarri

  • 10 December 2023 - 07:23

Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri

Edhe vet njohësit e specializuar të fushës së të drejtës penale dhe të sigurisë, deklarojnë se me kalimin e kohës, nga dita në ditë, janë duke vijuar të shtohen dyshimet, veçanërisht për ndikimin e Begjet Pacollit në skenarin e përgatitjes së vrasjes së Liridona Ademajt, nga Naim Murseli, me dy të akuzuarit e tjerë, ndaj dhe jo krejt rastësisht, Pacolli po vazhdon (ndoshta qëllimisht) të qëndrojë i distancuar nga reagimet dhe debatet e nxehta që po zhvillohen rreth kësaj ngjarje, e cila vërtetë, ka tronditur shumë shqiptarët kudo që janë, dhe jo vetëm në Kosovë.

Fakti që edhe vet ambasadori i Suedisë në Kosovë, i deklaroi RTK-së, se vraja e Liridona Ademajt është një rast tejet i mistershëm të cilin edhe shteti suedez, nga dita e vrasjes makabre është duke e përcjellë me interesim të theksuar, dëshmon se përveç përfshirjes së mundshme të Begjet Pacollit si pistë e rëndësishme për hetimin e përgatitjes së vrasjes kriminale të Liridona Ademajt, për zbardhjen e plotë të së vërtetës, duhet të zgjerohet fusha e hetimit me përfshirjen e të gjithë akterëve të dyshuar, në këtë akt të tmerrshëm, i cili Pacollit dhe ndonjë politikani tjetër, mund t`ua sjellë fundin e turpshëm në politikë dhe bizneset e pista, ku mund të jenë të involvuar edhe akter të tjerë dhe jo vetëm Pacolli. Madje ky rast i trishtë, i cili ka shqetësuar jashtë mase të gjithë shqiptarët madje edhe vet shtetin suedez, shtetase e të cilit ishte Liridona Ademaj, ka dëshmuar se nuk janë të pakët njohësit e fushë së sigurisë dhe të drejtës penale, të cilët në analizat e tyre profesionale, e shohin të pa munduar zbardhjen e plotë të këtij rasti, pa e hetimin e rolit që ka mundur ta ketë Begjet Pacolli dhe ndonjë politikan tjetër në këtë akt kriminal. Për aq më tepër Begjet Pacolli dhe Naim Murseli ishin një qift i pa ndashëm që kur ai ishte emëruar këshilltar i tij personal, në mandatin e Ministrit të jashtëm të Republikës së Kosovës dhe zëvendëskryeministër, me të cilin nuk i ndanin as udhëtimet madje, sipas fotografive të postuara në media, ata i bënin bashkë edhe pushimet verore. Edhe vet njohësit e specializuar të fushës së të drejtës penale dhe të sigurisë, deklarojnë se me kalimin e kohës, nga dita në ditë, janë duke vijuar të shtohen dyshimet, veçanërisht për ndikimin e Begjet Pacollit në skenarin e përgatitjes së vrasjes së Liridona Ademajt, nga Naim Murseli, me dy të akuzuarit e tjerë, ndaj dhe jo krejt rastësisht, Pacolli po vazhdon (ndoshta qëllimisht) të qëndrojë i distancuar nga reagimet dhe debatet e nxehta që po zhvillohen rreth kësaj ngjarje, e cila vërtetë, ka tronditur shumë shqiptarët kudo që janë, dhe jo vetëm në Kosovë. Kështu që pika kryesore e cila duhet të zbërthehet nga Prokuroria e shtetit, duhet të jetë hetimi i ndikimit të mundshëm të Begjet Pacollit, për interesin e ti personal, për ti ruajtur sekretet në bizneset e pista gjithandej nëpër botë, duke filluar nga mbetja pezull e procedurës së nisur qysh me 2019, për divorc në mes të Naim Murselit dhe Liridona Ademajt. Kjo ka bërë që të gjithë njohësit e fushës së kriminalistikës dhe të drejtës penale, ta theksojnë në vijimësi, se me vazhdimin e procesit të hetimeve të intensifikuara, prokuroria duhet të përqendrohet kryesisht, në aspektin e lidhshmërisë së Naim Murselit me z.Pacolli. Ngase përveç faktit që Murseli ka qenë këshilltar i Pacollit pro bono në kohën sa Pacolli ishte në qeverisje, duke qenë se Pacolli ishte edhe mik e kumbarë i familjes, ai duhet të ketë pasur njohuri edhe në shumë çështje familjare, e rrjedhimisht të ket qenë, jo vetëm i konsultuar, por me mundësi reale edhe person që mund të ketë ndikuar në zhvillimin e ngjarjeve, nga abrogimi i divorcit, formulë që duhet zgjidhur, zbërthyer e hetuar, deri te akti kriminal i likuidimit, prej nga mund të vërtetohet edhe shkaku real i vrasjes. Çështja se çfarë ka ndodhur me procesin e divorcit të nisur në vitin 2019 dhe nëse ka pasur influencim nga palët e treta që ky divorc nuk ka marrë epilog, me qëllim që asaj ti mbyllet goja dhe të mos mund të flasë e shpalos njohuritë, që mund të ketë pasur, mbi bizneset e pista, e nëse kjo palë e tretë përpos këshillimit dhe ndikimit, mundë të jetë involvuar edhe në përgatitjen apo shtytjen e krimit, duhet të zbulohet mos ka gisht edhe nga ana e kumbarës Begjet Pacolli, si njëri nga njerëzit më të besueshëm dhe referenca e parë, për marrjen e vendimeve të "prera" edhe në aktet më të rënda, të Naim Murselit, si vrasja në pabesi, e të shoqes. Duke qenë se Pacolli ishte jo vetëm punëdhënës i thjeshtë i Naim Murselit, të cilin madje qysh në moshë të re e kishte pranuar këshilltar personal, por edhe mik shpije dhe kumbarë familjeje, prokuroria e ka për detyrë, dhe duhet medoemos ta zbardh të vërtetën, bashkë me familjarët e të dyja palëve, të të akuzuarit për vrasje dhe të familjes së viktimës fatkeqe, e cila u pre në besë, nga i shoqi kriminel dhe dy bashkëpunëtorët e tij, se mos ata mund të kenë qenë të shtyrë, të nxitur, apo edhe nën detyrim, që ta kryejnë këtë akt të tmerrshëm kriminal, përderisa edhe nga hetimet e para, vërtetohet, që Naim Murseli tu ketë thënë bashkëpunëtorëve të krimit, se vrasja duhet të kryhet sonte, që nënkupton, se në kalendarin makabër të Naimit, kishte një datë, ditë, apo edhe orë, kur Liridona Ademaj, duhej, detyrimisht të likuidohej! Ndaj enigma qëndron në atë, se nga kush vinte-vërtetë ky detyrim dhe kush ishte në fakt, urdhërdhënësi autentik i këtij akti makaber!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".