Kujdes me Asociacionin, e ardhmja e Republikës është në rrezik

Kujdes me Asociacionin, e ardhmja e Republikës është në rrezik
Kujdes me Asociacionin, e ardhmja e Republikës është në rrezik

Muhamet Kelmendi

  • 10 December 2023 - 07:25

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

 

Me Kushtetutën e Kosovës ndalohen dhe ndëshkohen iniciativat që kanë për qëllim riorganizimin e pushtetit të brendshëm. Kushtetuta nuk lejon asociacion ku bëhet bashkimi i kompetencave të komunave në një organ të asociacionit. Këto dhe dërgimi në arbitrazhe nuk kanë vend me Kushtetutën e Kosovës. Organizimi i brendshëm i Republikës nuk vendoset në Gjykatën e Arbitrazhit ndërkombëtar. Organizimi i brendshëm është çështje e Kushtetuese dhe për të instanca e fundit është Gjykata Kushtetuese.

 

Draft - asociacioni është mjet që e shkatërron Republikën. Asociacioni është në Kosovë vdekjeprurës për Republikën. Nuk ka fare rëndësi se si dhe sa ka kompetenca. Vetë fakti i bashkimit të komunave me shumicë serbe në një subjekt me kompetencat e komunave të koncentruara në një organ është bazë e një subjekti të ri juridik. Drafti tash kështu është në tavolinë. Kompetencat e komunave serbe në veri si në tërë Republikën, është një forme e autonomisë lokale. Bashkimi tyre ndërton subjekt të ri juridik në vend. Me planin mbi të cilin u shpall Republika, me Kushtetutë, kanë komunat shumë kompetenca. 1. Pushteti administrative. 2. Arsimin e kulturën. 3. Policinë. 4. Sistemin gjyqësor dhe prokurorial. 5. Shëndetësinë. 7. Buxhetin dhe planifikimin hapësinor të vetin. 8. Pronën dhe pasurinë e patundshme. Ka edhe kompetenca tjera. Këto kompetenca kalojnë në asociacion. Natyrisht se ky subjekt i ka edhe organet e veta udhëheqëse. Të gjitha këto përbejnë dhe tregojnë subjektin e ri juridik. Ky subjekt në fund caktohet që çështjet e veta ti dërgon në Arbitrazhin ndërkombëtar për shqyrtim dhe vendosje. Pra arashka lohet Gjykata Kushtetuese e Kosovës. Asociacioni fiton elemente ndërkombëtare. Kuvendi i Kosovës, duke përfshire pozitën dhe opozitën, kërkohet ta shqyrtojnë me kujdes dhe mos të lejojnë me kalua nga Kuvendi këtë draft që krijon subjekt të ri të pushtetit. Niveli i fundit është Gjykata Kushtetuese. Me Kushtetutën e Kosovës ndalohen dhe ndëshkohen iniciativat që kanë për qëllim riorganizimin e pushtetit të brendshëm. Kushtetuta nuk lejon asociacion ku bëhet bashkimi i kompetencave të komunave në një organ të asociacionit. Këto dhe dërgimi në arbitrazhe nuk kanë vend me Kushtetutën e Kosovës. Organizimi i brendshëm i Republikës nuk vendoset në Gjykatën e Arbitrazhit ndërkombëtar. Organizimi i brendshëm është çështje e Kushtetuese dhe për të instanca e fundit është Gjykata Kushtetuese. Mendohet se këto çështje nuk do ti lejoj as pozita e opozita dhe as Gjykata Kushtetuese të kalojnë. Forma e draftit është antikushtetuese ashtu nuk kalon dhe kurrsesi nuk duhet lejuar. Kërkohet vendim i prerë. E ardhmja e Republikës është në rrezik.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".