Aktet e dhunshme ndaj gjinisë femërore të stimuluara nga bandat e politikës dhe shërbimet e fshehta serbo-ruse

Aktet e dhunshme ndaj gjinisë femërore të stimuluara nga bandat e politikës dhe shërbimet e fshehta serbo-ruse
Aktet e dhunshme ndaj gjinisë femërore të stimuluara nga bandat e politikës dhe shërbimet e fshehta serbo-ruse

Xhevat Meha

  • 11 December 2023 - 18:13

Shkruan: ANALISTI- Xhevat Mehaj

Koka e problemit është shtrirja e rrjetit të fshehtë serbo-rus në nivelet më të larta politike. Ky nivel i politikës nuk po lejon që të shtyhen përpara ndryshimet që duhen në institucionet ligj zbatuese për të zvogëluar aktet e dhunshme ndaj femrave dhe përgjithësisht në shoqëri. Rishtas kemi një vrasje makabre të gruas. Në vitet e fundit kemi pasur rritje të numrit të akteve të dhunshme ndaj gjinisë femërore. Këto akte përfaqësuesit politik të interesave të qytetarëve të Kosovës po i vlerësojnë si akte të patriarkatit. Unë nuk shoh ndonjë indikacion të rritjes së patriarkatit në shoqërinë tonë, bile mund të ketë ulje po të kryhej hulumtim i duhur. Nuk di ku po e shohin rritjen e patriarkatit.

 

Rritja e akteve të dhunshme ndaj gjinisë femërore është pasqyrim i rritjes së kriminalitetit në shoqërinë tonë në nivele alarmante. E rritja e kriminalitetit në këto nivele është arritur nga veprimet e rrjetit të fshehtë serbo-rus që kanë fuqizuar mos zbatueshmërinë e ligjit, e kjo ka sjell mos ndëshkushmerin e kriminelëve për kohë tepër të gjatë. Kjo është arritur përmes shtrirjes së këtij rrjeti deri në nivele Kryetar e anëtar kryesie të partive tona politike. Patriarkati ka ndikim në aktet e dhunës po ky është bishti i problemit. Koka e problemit është shtrirja e rrjetit të fshehtë serbo-rus në nivelet më të larta politike. Ky nivel i politikës nuk po lejon që të shtyhen përpara ndryshimet që duhen në institucionet ligj zbatuese për të zvogëluar aktet e dhunshme ndaj femrave dhe përgjithësisht në shoqëri. Vettingu i duhur mund të kryhet vetëm kur kryetarët dhe anëtarët e kryesive të partive tona politike të marrin nga AKI certifikatën e pastërtisë së këtyre individëve. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".