Kryeterroristi Radojçiq të arrestohet nga INTERPOL-i dhe të ekstradohet për gjykim në Kosovë

Kryeterroristi Radojçiq të arrestohet nga INTERPOL-i dhe të ekstradohet për gjykim në Kosovë
Kryeterroristi Radojçiq të arrestohet nga INTERPOL-i dhe të ekstradohet për gjykim në Kosovë

Gani Qarri

  • 11 December 2023 - 18:20

Shkruan: ANALISTI- Gani Qarri

Kështu që këtë rast ideal dhe këto momente kaq të favorshme kur vendi ynë, në gjithë skenën politike ndërkombëtare, aktualisht është në avantazh, Kosova urgjentisht dhe medoemos, duhet ta shfrytëzoj dhe nga tash e tutje, ta kushtëzojë me patjetër Serbinë, në çdo hap të zhvillimit të dialogut dhe procesit të nënshkrimit të marrëveshjeve, me kërkesën për dorëzimin e kryekriminelit Radojçiq dhe terroristëve tjerë bashkëpjesëmarrës në sulmin terrorist të 24 shtatorit.

 

Pas shpalljes së fletarrestit ndërkombëtar për kapjen dhe ekstradimin e krye terroristit dhe udhëheqësit të bandave kriminale të veriut të Kosovës, Millan Radojçiqin dhe bashkëpunëtorin më të ngushtë të Aleksandër Vuçiqit, tanimë është shumë e pritshme, dhe atë me shumë arsye, të bazuara në argumente të pamohueshme zyrtare, që faktori ndërkombëtar, përfundimisht ti bëjë presion serioz Serbisë për bashkëpunim pa kushte, në kapjen e terroristit Radojçiq dhe dorëzimin e tij, me bashkëpunëtor dhe pjesëmarrësit në sulm, para autoriteteve të Kosovës, që drejtësia kosovare të merret me hetimin dhe gjykimin ligjor të tyre për aktin terrorist, në Banjë të Zveçanit më 24 shtator, ku u vra polici hero Afrim Bunjaku. Madje pas dorëzimit të kriminelëve të shpallur në kërkim me fletë arrest ndërkombëtar nga INTERPOLI, pista e hetimit duhet të zgjerohet edhe për veprat tjera kriminale dhe persona tjerë të involvuar në organizimin dhe ekzekutimin e këtij akti terrorist, që mund të kenë ngelur të pa zbuluara deri më tani, e të cilët kanë pasur autorizim, nga shërbimi sekret serb, për bashkë koordinim të skenarit dhe zbatimin në terren të sulmit terrorist, të udhëhequr nga kryekrimineli Millan Radojçiq. Ndërsa siç dihet tanimë publikisht edhe nga opinioni i gjerë vendor e ndërkombëtar, zëri i parë nga faktori ndërkombëtar që kishte paralajmëruar shumë kohë përpara, për rrezikun e sulmeve terroriste nga bandat e organizuara kriminale serbe në veri të Kosovës, duke dëshmuar me fakte edhe armatosjen e pjesëtarëve të pakicës serbe, me armë të kontrabanduara nga Serbia dhe deponimin e tyre nëpër Kisha dhe Manastire përmes automjeteve të ambulancave, të cilat lëviznin me shpejtësi të madhe dhe alarme të aktivizuara, sikur bartnin pacientë, ishte Deputetja britanike, Alicia Kearns. Pikërisht Alicia Kearns ishte heroina e cila ka reaguar e para edhe pasi organizata ndërkombëtare e policisë, INTERPOL, ka lëshuar fletarrestim për kapjen dhe ekstradimin e ishnënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radojiçiq dhe kriminelëve tjerë serb, për shkak të sulmit terrorist, të kryer me 24 shtator, në Banjë të Zveçanit ndaj Policisë së Kosovës. Pra përsëri është zonja Alicia Kearns, ajo që ka artikuluar e para edhe kërkesën që Radojçiq të arrestohet pa vonesë dhe të ekstradohet sa më parë në organet përkatëse ligjore, për të dhënë përgjegjësi para institucioneve të shtetit të Kosovës, në të cilin ai dhe bashkëpunëtorët serb të krimit edhe e kanë kryer veprën penale të terrorizmit. Kearns ka deklaruar publikisht se Radojçiq tashmë e ka pranuar vet skenarin dhe aksionin terrorist të cilin ai e ka udhëhequr dhe organizuar, prandaj dhe duhet të ekstradohet sa më parë dhe pa kushte te organet gjegjëse në Kosovë, dhe atë së bashku me bashkëpunëtorët e tij për t’u përballur që të gjithë, me drejtësinë e shtetit në Kosovë. Për aq më tepër, “Interpoli ka lëshuar një njoftim të kuq për Milan Radojçiqin dhe kriminelët tjerë serb, të cilët qëndrojnë pas sulmit terrorist në Banjë dhe akuzohen për vrasjen e policit kosovar Afrim Bunjaku, akt kriminal që vet Radoiçiq tashmë e ka pranuar, ndaj dhe duhet të ekstradohet në Kosovë me bashkëpunëtorët e tij për t’u përballur me drejtësinë”, në vendin e ngjarjes, aty ku edhe është kryer krimi i terrorit, ka deklaruar Alicia Kearns. Kështu që këtë rast ideal dhe këto momente kaq të favorshme kur vendi ynë, në gjithë skenën politike ndërkombëtare, aktualisht është në avantazh, Kosova urgjentisht dhe medoemos, duhet ta shfrytëzoj dhe nga tash e tutje, ta kushtëzojë me patjetër Serbinë, në çdo hap të zhvillimit të dialogut dhe procesit të nënshkrimit të marrëveshjeve, me kërkesën për dorëzimin e kryekriminelit Radojçiq dhe terroristëve tjerë bashkëpjesëmarrës në sulmin terrorist të 24 shtatorit. Dhe situatën e krijuar pas rastit të sulmit terrorist serb në Banjë të Zveçanit, që përveç policit hero Afrim Bunjaku, i cili ra viktimë e pritëzënies barbare nga bandat kriminale e terroriste serbe, në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial të shtetit tonë të lirë, Kosovës martire, ta shfrytëzojë sa më mirë dhe në mënyrë sa më efektive, që të jetë e mundur, që një akt i tillë, të mos guxoj, kurrë më, të përsëritet në vendin tonë, pasi që, falë përgatitjes dhe profesionalizmit të lartë të policisë tonë, fatmirësisht ky rast terrorist është menaxhuar dhe neutralizuar me pasoja minimale për Kosovën.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".