Rrezikshmëria në punë është kërkesë e arsyeshme e Policisë së Kosovës, të vlerësohet dhe mos anashkalohet nga institucionet ligj zbatuese të shtetit

Rrezikshmëria në punë është kërkesë e arsyeshme e Policisë së Kosovës, të vlerësohet dhe mos anashkalohet nga institucionet ligj zbatuese të shtetit
Rrezikshmëria në punë është kërkesë e arsyeshme e Policisë së Kosovës, të vlerësohet dhe mos anashkalohet nga institucionet ligj zbatuese të shtetit

Hajrullah Ternava

  • 12 December 2023 - 20:46

Shkruan: ANALISTI- Hajrullah Tërnava

 

Në këto rrethana sikur që jemi duke i përjetua, me këto situata konfliktuoze me Serbinë, sikur që ndodhi edhe sulmi terroristë më 24 shtator 2023 ndaj sovranitetit të Kosovës, e sikur që dihet policia e dëshmoj veten në mbrojtje të atdheut ku ra heroikisht polici Afrim Bunjaku, dhe dy të tjerë u plagosën, kjo situatë duhet ti shërbej për ndryshim të sjelljes politike qeverisë së Kosovës në vazhdim të dialogut me Serbinë, me kushte dhe kërkesa konkrete, kurse kërkesat e policisë duhet të analizohen dhe të arsyetohen në bazë të ligjit dhe angazhimit profesional dhe nivelit të rrezikshmërisë.

 

Dihet mirëfilli dhe fatmirësisht që policja kosovare u tregua e shkathtë në mbrojtje të sovranitetit të sajë në sulmim terrorist të 24 shtatorit, prandaj armiqve ju shkaktoj vrasje të një numri të konsiderueshëm të policëve serb, të vrarë në brendësinë e territorit të Kosovës, dhe u konfiskuan nëpër vende të ndryshme, e sidomos në kishë, armatim i llojeve të ndryshme në vlerë prej 5,000,000 euro. Prandaj tani në këto rrethana të tanishme protestat e policisë së Kosovës po keqpërdoren, e kur dihet që policia ka forma tjera të kundërshtimeve ligjore për kushtet e tyre, kur konsiderojnë se po dëmtohen materialisht, prandaj po rrezikon të përdoret pikërisht policia e Kosovës, përmes nxitjes në protesta dhe shfaqje të pakënaqësive të ndryshme, e me kërkesa të ekzagjeruar e tepruara, të motivuara e porositura nga nëntoka kriminale, dhe ish pushtetarët e kaluar të korruptuar, me të vetmin qëllim për ti dëmtuar të gjitha përpjekjet e deritashme të kësaj qeverie për luftimin e krimit të organizuar, shtrirjen e sundimit të ligjit dhe kushtetutës në gjithë territorin e shtetit për të instrumentalizohet nga nëntoka kriminale dhe të përdoret për formën më të rrezikshme të dëmtimit të interesit të shtetit. Këtë të shtunë, për të tretën herë me radhe kanë protestuar pjesëtar të njësitit elitar të policisë së Kosovë, para objektit të Qeverisë, të mbështetur tani edhe nga Sindikata e Policisë, për të parashtruar në formë ultimative një listë kërkesash që kërkojnë për të jua plotësuar. Gjithsesi se është në pyetje instrumentalizimi i institucioneve profesionale të sigurisë, nga politika dhe grupet mafioze të interesit, veprimi më i rrezikshëm perfid që mundë ta cenon seriozisht sigurinë. Funksionalitetin dhe stabilitetin e shtetit, dhe kjo nuk ndodhë rastësisht tani kur në raport me Serbinë shteti ndihet i paralajmëruar dhe kërcënuar. Kësaj radhe është duke rënë edhe sindikata e policisë nën ndikimin e politikës së gabuar, dhe me apo pa vetëdije po ndikon në humbjen e imazhit pozitiv dhe besimit qytetar në institucionin e policisë, i cili është edhe në fokus shënjestrimi për ndikim nga nëntoka e krimit të organizuar kundër së cilës kjo qeveri pa asnjë hezitim është duke luftuar. Një institucion i tillë duhet të jetë nën kujdesin serioz, siç është Ministria e Punëve të Brendshme, që duhet ti’u shërbej të gjitha institucioneve tjera shtetërore si shembull i jetësimit të ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës, me kompetencat dhe autorizimet që ligji i autorizon, dhe vetëm me veprime të tilla populli i Kosovës do të krenohej me këtë institucion shtetërorë, sikur që ndodhi që populli jonë të krenohet me policinë e shtetit në mbrojtje të sovranitetit që u sulmua nga Serbia, dhe vrasja e Afrim Bunjakut u vlerësua si akt heroik, dhe u shpall hero i popullit, prandaj situata e tanishme kërkon vigjilencë dhe aftësi të shtrirjes së sovranitetit në ato pjesë të veriut, dhe në përgjithësi luftimin e të gjitha llojeve të krimeve e posaçërisht të krimit të organizuar në tërë territorin e Kosovës, prandaj në bazë të rezultateve që arrihen dhe evidentohen në nivel të tërë territorit të Kosovës, Qeveria do të duhet të përkujdeset që në bashkëpunim me sindikatën si dhe në harmoni me ligjin e Punëve të Brendshme , tua ngritë standardin ekonomik policisë sikur që janë rrogat dhe standarde tjera për një jetë më të begatshme dhe të dinjitetshme.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".