Fajtor është politika ekonomike pse po ikin qytetarët nga Kosova

Fajtor është politika ekonomike pse po ikin qytetarët nga Kosova
Fajtor është politika ekonomike pse po ikin qytetarët nga Kosova

Muhamet Kelmendi

  • 12 December 2023 - 20:50

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Politika ekonomike në Kosovë zhvillohet jo në raport me marrëdhëniet në prodhim. Ajo u ndërtua mbi bazën e një interesi të ngushtë të kapitalizmit të egër. Duke u bërë kështu, kemi dallime të mëdha në shoqëri. Dallimet janë në fushën e sigurimeve shoqërore, atyre sociale dhe të marrëdhënieve në prodhim. Politika ekonomike e ndërtuar nga pushteti krijoj kushtet e një gjendjeje të rëndë në punësim. Punëtorët u lanë pa mbrojtje ligjore në emër gjoja të ndërtimit të vendit. 

 

Kjo formë e politikës ekonomike shkaktoj një gjendje të rëndë. Të punësuarit u paguan vetëm sa për të bërë reproduktimin e fuqisë për punë. Marrëdhëniet në prodhim u bënë të rënda dhe shumë jo proporcionale me politikën ekonomike të vendit. Me atë u shndërrua punëtori në vegël të punës. Në punë nuk ka kompensim sipas rezultateve të punës. Mjetet për mbrojtje në punë nuk ekzistojnë. Nuk ka sigurime sociale dhe shoqërore e shëndetësore. Koha e punës në shumë raste i kalon edhe mbi 10 orë punë dhe 6 ditë në javë. Shteti me organet e veta, mbi gjoja politiken ekonomike zhvillimore, lejuan këtë gjendje. U forcua klasa e re borgjeze. Asaj iu lanë duart e lira, ndonëse me ndërgjegje të ultë, si dhe të uritur për fitime, ndërtuan marrëdhënie të egra në punë. Këtyre u dha shteti edhe subvencione. U thellua eksploatimi dhe u bë e fuqishme klasa e re borgjeze. Me formën e tillë të politikës ekonomike i krijojë shteti kushtet që këta njerëz të kësaj klase të kriminalizohen. Nuk ka strukturë ekonomike tash që nuk ka pabarazi të egër me elemente kriminale në raport me të punësuarit. Disproporcioni midis politikës ekonomike kapitaliste dhe raporteve në punë krijoj gjendje të rëndë. Masat po ikin nga Kosova. Ekonomia kapitaliste e re në Kosovë mbeti pa punëtorë të kualifikuar. Më 200 a 300 Euro në muaj dhe pa sigurime sociale e shoqërore nuk punon askush. U zbrazë vendi. Ikjet u bënë mjet kryesor mbrojtës. Nëpërmjet bashkëpunimit të politikës ekonomike të shtetit me kapitalistët e rinj dhe pa një kulturë kapitaliste u krijua një pabarazi e ashpër në marrëdhëniet e prodhimit. Punohet për dy tre qind Euro, ndërsa pronarët u bënë milioner me punën e huaj. Kjo u lejua nga shteti. Me këtë ikën punëtorët nga vendi. Ata nuk gjetën rrugë tjetër mbrojtëse. Kjo, për faktin se mungonin sindikatat profesionale dhe të përgatitura për luftë klasore. Munguan demonstratat dhe grevat e punëtorëve. U futë nga politika ekonomike në garë për një vend pune. U bë zëvendësimi i çdo punëtori me një tjetër, pa plotësimin e kushteve. U thellua ashpër eksploatimi. Kështu vazhdoj gjendja. Edhe tash kështu është. Priten madje çrregullime edhe më të mëdha. Ikja u bë arma kryesore e masave.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".