Edhe Vuçiqi sikurse Millosheviqi me fytyrë nga Rusia, së bashku me Putinin po rrezikojnë destabilizimin e rajonit me vatër të re lufte

Edhe Vuçiqi sikurse Millosheviqi me fytyrë nga Rusia, së bashku me Putinin po rrezikojnë destabilizimin e rajonit me vatër të re lufte
Edhe Vuçiqi sikurse Millosheviqi me fytyrë nga Rusia, së bashku me Putinin po rrezikojnë destabilizimin e rajonit me vatër të re lufte

Skender Mulliqi

  • 12 December 2023 - 20:52

Shkruan: ANALISTI-Skënder Mulliqi

 

Edhe ky ultra nacionalist e fashist serbomadh, do të zhgënjehet në Rusinë, nëse mendon me filluar ndonjë aventure ushtarake për pushtimin e veriut të Kosovës. Edhe pse Vuçiqi dhe Putini po mendojnë të destabilizojnë rajonin me luftë , nuk do të arrijnë këtë gjë, se janë shumë të dobët, për tu përballur me shqiptarët dhe NATO. E gjithë fushata elektorale e Vuçiqit për zgjedhje të 17 dhjetorit , po behet rreth Kosovës dhe ëndrrave të tij, për realizmin e idesë megallomane "të gjithë serbët në një shtet".

 

Koha kur Millosheviqi ishte në krye të Serbisë solli shkatërrimin me luftë të ish Jugosllavisë. Millosheviqi ishte në pushtet nga viti 1987 deri në vitin 2000, dhe mbahet mend për njeriun me të urryer të shekullit të kaluar. Epoka e sundimit të tij solli mijëra viktima të luftës, shkatërrime dhe deportime të mëdha nga ish republikat jugosllave. Më së keqi e pësuan myslimanet në Bosnjë dhe shqiptarët e Kosovës. Por , në fund e humbi luftën me të gjithë popujt jo sllav dhe me shqiptarët. Hapave të tij në politike po shkon edhe presidenti aktual i Serbisë , Aleksandër Vuçiq. Ai si ish ministër i informimit të kohës së Millosheviqit, po përdorë retorikën e njëjtë luftënxitëse në rajon, e veçmas ndaj shqiptarëve. Ultra nacionalizmi millosheviqian ishte pushtues, kurse ultranacionalizmi i Vuçiqit pushtues dhe demagogjik ndaj BE-së dhe Amerikës. Edhe Millosheviqi kishte besuar në ndihmën e Rusisë , e që i mungoj. Edhe Vuçiqi po e pret ndihmën e Putinit për të realizuar planin për ndarjen e Kosovës. Edhe ky ultra nacionalist e fashist serbomadh, do të zhgënjehet në Rusinë, nëse mendon me filluar ndonjë aventure ushtarake për pushtimin e veriut të Kosovës. Edhe pse Vuçiqi dhe Putini po mendojnë të destabilizojnë rajonin me luftë , nuk do të arrijnë këtë gjë, se janë shumë të dobët, për tu përballur me shqiptarët dhe NATO. E gjithë fushata elektorale e Vuçiqit për zgjedhje të 17 dhjetorit , po behet rreth Kosovës dhe ëndrrave të tij, për realizmin e idesë megallomane "të gjithë serbët në një shtet".Ky radikal i Sheshelit, po e mashtron veten dhe elektoratin se do të zgjeron sërish kufijtë e Serbisë, me tokat shqiptare. Nëse Millosheviqit nuk ju shiten rrenat edhe rrenave të Vuçiqit, dhe uljes së tij në dy karrige mashtruese, në atë të Perëndimit ,dhe në karrigen e Rusisë të Putinit, do tu vjen fundi. Millosheviqi përfundoj në Hagë si kriminel lufte , prej nga nuk u kthye gjallë në Serbi. Ka shumë mundësi që edhe Vuçiqin në fund do ta pres i njëjti fat. Sa me shumë po kalon koha nervozizmi për dështimet e tij po shtohet.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".