Të ndikuara nga politika, protestat e Policisë së Kosovës janë imazh i keq për shtetin

Të ndikuara nga politika, protestat e Policisë së Kosovës janë imazh i keq për shtetin
Të ndikuara nga politika, protestat e Policisë së Kosovës janë imazh i keq për shtetin

Dardan Grapci

  • 14 December 2023 - 07:37

Shkruan: ANALISTI- Dardan Grapci

Sindikata e Policisë duhet urgjentisht të distancohen nga ndikimi i politikanëve të korruptuar e mos të bien nën ndikimin dhe provokimet e tyre, sepse vetëm duke u distancuar nga politika kriminale, Policia e Kosovës do të ketë një perspektivë më të mirë dhe policët do të jenë më të pa varur e më të sigurt në punën e tyre.

-Për fillim dua ti falënderoj policët Kosovar për rolin e tyre pozitiv në funksion të ruajtjes së sigurisë, dhe besimin që e kanë tek qytetarët, por ajo se çka duhet të ndodhë është se Policia e Kosovës dhe Njësia Speciale e Kosovës duhen të distancohen nga politika e kriminalizuar, nga ish-politikanët të cilët kanë qenë në pushtet e që tashmë dihet se kush janë.
Prandaj këto protesta nuk e dërgojnë Kosovën përpara, përkundrazi mund të na kthehet bumerang duke e ditur që çdo ditë nga politikanet serb po ka thirrje për destabilizim të situatës në Kosovë. Gjithashtu i bëj apel Qeverisë së Kosovës që Policisë ti krijohen kushtet dhe mundësitë maksimale për menaxhim sa më të mirë të situatës së sigurisë së Kosovës.

Nëse llogarisim që Policia është e jona, në funksion të rendit dhe ligjit, pse atëherë nuk kanë të drejtë të garantuar për veprim shumë më profesional dhe të pa varur kundër krimit të organizuar, duke përfshirë këtu edhe që ta mbajnë rendin dhe ligjin në Veri të Kosovës, kufizimi i disa kompetencave të policisë atje na bëjnë të pyesim se a është me të vërtetë Veriu i Kosovës pjesë e tërësisë territoriale të shtetit të Kosovës apo ka diçka të kontestueshme e të diskutueshme edhe si pjesë e Serbisë! Sindikata e Policisë duhet urgjentisht të distancohen nga ndikimi i politikanëve të korruptuar e mos të bien nën ndikimin dhe provokimet e tyre, sepse vetëm duke u distancuar nga politika kriminale, Policia e Kosovës do të ketë një perspektivë më të mirë dhe policët do të jenë më të pa varur e më të sigurt në punën e tyre. Prandaj edhe njëherë them - respekt për Policinë e Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".