Masat e BE-së kundër Kosovës në funksion të presionit për themelimin e Asociacionit dhe dobësimit të shtetit

Masat e BE-së kundër Kosovës në funksion të presionit për themelimin e Asociacionit dhe dobësimit të shtetit
Masat e BE-së kundër Kosovës në funksion të presionit për themelimin e Asociacionit dhe dobësimit të shtetit

Muhamet Kelmendi

  • 14 December 2023 - 22:01

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

 

Ende nuk kemi kërkesë zyrtare nga z. Eskobar, z Borel dhe z. Lajçak për të hequr masat ndëshkuese ndaj Kosovës. Këta nuk bënë kërkesë për masa ndëshkuese as ndaj Serbisë. Kemi vetëm deklarime gojore nëpër takime dhe jo një veprim konkret juridik për heqjen e masave ndaj Kosovës dhe vendosjen e masave ndaj Serbisë. Veprimi i tillë shpjegon anshmërinë e kësaj tresheje ndaj Serbisë. Shteti serb nuk ndëshkohet. Ndëshkohet Kosova. As kriminelet e luftës Vuçiq e Daçiq nuk ndëshkohen. Bashkëpunohet me kriminelët.

 

Është e qartë se masat e vendosura ndaj Republikës së Kosovës nga ana e BE-së dhe të SHBA-ve janë të padrejta dhe shkojnë në kundërshtim me politikën e zbatuar ndaj shteteve tjera. Ndaj Kosovës u vendosen masat si rezultat i drejtpërdrejtë i punës së z.Borel, z Lajçak dhe te z. Eskobar. Qëllimi ishte dhe është dobësimi i Republikës së Kosovës. Të gjendur para aktit të kryer, si BE, ashtu edhe SHBA-të i miratuan masat e propozuara nga kjo treshe. Masat janë të pa drejta. Ndërlidhja e masave dhe të vizave me asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë është akti më i pa drejtë i bërë në kontinent. Serbia ka disa minoritete. Asnjë prej tyre nuk ka asociacion. As shqiptarët dhe as qytetarët e Saxhakut nuk kanë asociacion. Ndaj tyre kush në BE dhe në SHBA nuk interesohet. Serbia ka bërë me qindra masakra dhe gjenocid. Edhe tash armatoset dhe kërcënon Ballkanin me luftë. Po përgatiten për bashkimin e botës serbe në një shtet. Serbia kreu agresion terrorist ndaj Kosovës dhe nuk ka masa. Ndaj Kosovës u vendosen këto masa. Vazhdimi i masave ndërlidhet përsëri me këtë treshe. Ende nuk kemi kërkesë zyrtare nga z. Eskobar, z Borel dhe z. Lajçak për të hequr masat ndëshkuese ndaj Kosovës. Këta nuk bënë kërkesë për masa ndëshkuese as ndaj Serbisë. Kemi vetëm deklarime gojore nëpër takime dhe jo një veprim konkret juridik për heqjen e masave ndaj Kosovës dhe vendosjen e masave ndaj Serbisë. Veprimi i tillë shpjegon anshmërinë e kësaj tresheje ndaj Serbisë. Shteti serb nuk ndëshkohet. Ndëshkohet Kosova. As kriminelet e luftës Vuçiq e Daçiq nuk ndëshkohen. Bashkëpunohet me kriminelët. Kjo e tregon karakterin e këtyre ndërmjetëseve dhe qëllimin ku e kanë. Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë po themelohet. ASK këtë nuk e morën për bazë për të hequr masat ndëshkuese. Kosova me asociacion do të gjendet keq. Asociacioni do të bëhet mjet i luftës se Serbisë kundër Republikës së Kosovës. Pas asociacionit pritet lufta e armatosur midis Kosovës dhe Serbisë. Serbia do të bëjë agresion terrorist ndaj Kosovës. Këtë do ta mundëson asociacioni.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".