Me mençuri Asociacioni i komunave me shumicë serbe të finalizohet për verifikim në Gjykatën Kushtetuese

Me mençuri Asociacioni i komunave me shumicë serbe të finalizohet për verifikim në Gjykatën Kushtetuese
Me mençuri Asociacioni i komunave me shumicë serbe të finalizohet për verifikim në Gjykatën Kushtetuese

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 14 December 2023 - 22:06

Shkruan: ANALISTI- Reshat Badallaj-Zhuriani

 

Draft statuti i Asociacionit që është përgatitur nga ekspertët ligjor të Bashkimit Evropian tashmë po dihet dhe është pranuar botërisht që ju ka dhënë në dorë edhe partive parlamentare të Kosovës, dhe dihet se e njëjta gjë i është dorëzuar edhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, por kjo duhet të verifikohet edhe nga Gjykata Kushtetuese e vendit. Partitë parlamentare të Kosovës kanë bërë reagime dhe kanë hedhur dyshime, dhe me këto reagime dhe dyshime të tyre është shprehur edhe ambasadori i shtetit më mik në botë për neve, ai amerikan, zotëria Hovenier.

 

Atëherë shtrohet pyetja përse këto parti parlamentare të Republikës së Kosovës, përse nuk japin ndonjë propozim konkret dhe serioz por vetëm dalin në konferenca për shtyp dhe japin deklarata jo serioze që edhe popullin e qesin në huti. Pra, janë bërë jo serioz dhe aspak jo të përmbajtur dhe jo të matur në këtë temë shume serioze shtetërore , por në çdo ditë ndajnë mendime të ndryshme dhe jo serioze. Por edhe pse bëjnë veprime serioze unë personalisht e kam shpresën te Gjykata Kushtetuese e vendit që ti jep vulën vendimtare që edhe brezat e ardhshme të jenë rehat dhe të mos na mallkojnë. Sido që të jetë, Amerika ka deklaruar hapur se qëndrimi amerikan nuk ka ndryshuar fare, pra është i pa ndryshuar dhe këtë duhet ta kenë parasysh të gjitha partitë parlamentare, si të opozitës dhe qeveria e Republikës së Kosovës. Por Asociacioni patjetër duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e vendit, pra nuk duhet që në Kosovë të bëhet "Republika Srpska", këtë e ka thënë qartë ambasadori amerikan. Po ashtu duhet të shtrohet në tavolinë se kjo a ka nevojë për përmirësime. Pra duhet bashkarishtë që të diskutohet kjo temë serioze dhe jo vetëm të bëjnë lojëra me interes për ta marr pushtetin, ose për ta rrëzuar Qeverinë. Këto lojëra interesi duhet lënë urgjentisht sepse ato i ka parë edhe ambasadori amerikan dhe pohon publikisht se është shumë i habitur. Pra bashkërisht pozitë dhe opozitë duhet të jenë unik që ti japin përgjigje bashkërisht kësaj teme duke qenë në të mirën e vendit dhe jo të vonohen se koha nuk pret. Kemi pasur mjaftë kohe që të punohet me ekspertë në këtë drejtim sepse ju është dorëzuar edhe partive politike, po ashtu edhe Qeverisë së Republikës së Kosovës. Pra, që duhet të jap pëlqimin, e edhe Kushtetuesja e vendit dhe prandaj vonesat janë shumë të panevojshme dhe shkon në dëm të shtetit tonë, se pastaj këtu lidhen edhe investimet e huaja dhe gjithçka tjetër.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".